Njohësi i çështjeve të Ballkanit dhe drejtor i zyrës së Brukselit të fondacionit gjerman “Shkenca dhe Politika”, Dusan Rejliç është shprehur se Beogradi zyrtar preferon Thaçin dhe jo Haradinajn për bisedimet.
Në një intervistë dhënë Deutsche Welle-s, Rejliç shprehet se zyrtarët e lartë të shtetit serb e kanë më të lehtë të ulen në tryezën e bisedimeve me kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçin se me Ramush Haradinajn.
“Duhet thënë se megjithëse Haradinaj është lënë i lirë dy herë nga Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte për ish-Jugosllavinë, për shumicën e palës serbe, ai nuk është një pjesëtar i pranueshëm në procesin e dialogut. Qeveria në Beograd do ta ketë edhe më të vështirë të ulet me Haradinajn në tavolinën e bisedimeve, se sa me Thaçin”, tha Rejliç.
Sipas tij, fakti që Haradinaj është gjykuar dy herë për krime lufte në Hagë dhe pas gjykimeve është lënë sërish i lirë, bën që mosbesimi mes palëve të jetë i madh.