• Latest
  • Trending
  • All

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
in Aktualitet, Opinion

Daut Dauti

Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të pavarësoheshin pa ndihmën e Francës. Por, edhe kur u pavarësuan, askush nuk guxonte ta njihte këtë shtet të ri. Shteti i parë që e njohu ishte Maroko dhe të gjithë u habitën nga guximi që tregoi Sulltan Muhamedi III, i cili ua hapi portet detare amerikanëve për tregti. Për këtë arsye, që nga atëherë, SHBA-të tregojnë një respekt të veçantë për Marokon.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Një vit më vonë (1778) pavarësinë e SHBA-ve e njohu edhe Franca. Por, shtetet tjera i njohën SHBA-të vetëm pas vitit 1783 kur në Paris u nënshkrua marrëveshja në mes SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe me të cilën edhe zyrtarisht përfundoi lufta mes këtyre dy vendeve.
Me këtë rast Britania e pranoi ekzistencën e shtetit të pavarur të SHBA-ve dhe pasuan njohjet tjera.
Historia e luftës së irlandezëve për pavarësi është e ngjashme me atë të shqiptarëve. Historia për këto dy vende ka qenë e pamëshirshme. Irlanda është pavarësuar nga Perandoria Britanike më 1922, apo 10 vite më vonë se Shqipëria nga Perandoria Otomane.
Pavarësimi i këtyre dy kombeve ka qenë i vonshëm për arsye se nuk kishin ndihmë nga jashtë sikur që patën shtetet tjera siç ishin SHBA-të, Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, etj.
Kush do të guxonte ta ndihmonte luftën e irlandezëve për pavarësi, vend ky që ishte në derë të Britanisë? Megjithatë, më në fund, Irlanda dhe Shqipëria ishin të vetmet vende evropiane që u pavarësuan pa ndihmën e askujt. Dhe, që të dyja dolën me probleme të shtrirjes etnike territoriale dhe të ndarë me kufij.
Irlanda ka rënë nën sundimin norman në shek XII dhe pastaj kaloi në atë britanik për shkak se kështu ndodhën ndryshimet e brendshme. Sundimi otoman në tokat shqiptare ka filluar në shek XIV, por pushtimi definitiv duhet të merret se ka ndodhur në shek XV.
Si ishte puna e gjuhës dhe e shkollave në Irlandë dhe Shqipëri nën sundimin e këtyre dy perandorive? Irlandezët e kanë përdorur alfabetin e tyre shumë herët, por pas shek. V kanë filluar të shkruajnë me alfabet latin. Megjithatë, gjuha irlandeze apo siç quhet ndryshe gaelik, gjatë sundimit britanik ka qenë e ndaluar. Nga viti 1831 irlandezët janë shkolluar mosovikisht, por në gjuhën angleze.
Nga viti 1878 anglezët kanë lejuar që në disa shkolla të mësohet gjuha gaelik, por mësimi i lëndëve tjera ka qenë në anglisht. Pas vitit 1900 pjesërisht është lejuar mësimi në dy gjuhë paralelisht. Pra, disa lëndë në gaelik e disa në anglisht.
Pyetja: kur u themelua shkolla në gjuhën gaelik apo në gjuhën amtare në këtë shtet? Përgjegjja: nuk është themeluar kurrë.
Kur u pavarësua Irlanda, në mënyrë që të rritej patriotizmi, shteti i ri nxorri ligje që gjuha e tyre gaelik të ishte zyrtare dhe shkollat të nisnin në këtë gjuhë.

Por, tani më ishte tepër vonë dhe irlandezët më nuk e flitnin gjuhën e tyre, kështu që administrata shtetërore dhe shkollat vazhduan në anglisht.
Dekadave të fundit është vërejtur një entuziazëm i të rinjëve dhe është shtuar numri i nxënësve që vijojnë mësimet në këto shkolla. Statistikat tregojnë se sot mbi 30% të irlandezëve e dijnë gjuhën e tyre.
Por, nga kjo përqindje vetëm 3% e flasin këtë gjuhë mes vete dhe në shtëpi. Më në fund duhet theksuar se Irlanda nuk ka asnjë universitet në gjuhën e saj. Pra, praktikisht kjo gjuhë nuk ekziston.
Pyetja e radhës: si ka kaloi popullsia irlandeze gjatë sundimit britanik? Në vitin 1841 Irlanda kishte 8. 5 milion banorë kurse sot, pas 180 viteve, ky numër është më pak se 5 milionë.
Pra, numri i popullsisë gjatë kësaj periudhe gati është përgjysmuar e nuk është rritur siç do të duhej ta arrinte shifrën së paku rreth 20 milionë.
Kjo është për arsye se nga mesi i shek. XIX gati 2 milionë irlandezë kanë vdekur nga uria dhe deri vonë pas pavarësisë rreth 10 milionë janë detyruar të shpërngulen për shkak të varfërisë.
Në anën tjetër të Evropës shqiptarët i kanë pasur disa libra të shkruara pas rënies nën sundimin otoman, por nuk kanë pasur alfabet para vitit 1908.
Shkolla shqipe ka qenë e ndaluar edhe në rastin e shqiptarëve. Por, shqiptarët ia kanë dalur që sporadikisht dhe në mënyrë periodike të themelojnë një numër të vogël të shkollave në gjuhën e tyre kah fundi i shek XIX.
Megjithatë, shqiptarët, për shkak të natyrës së sundimit otoman që ishte ndryshe nga ai britanik, ia dolën që të mos e harrojnë gjuhën amtare.
Sot, numri i shkollave në shqip nuk mund të matet. Madje, edhe numri i universiteteve ka shkuar aq lart sa që rrallë kush e di shifrën e saktë.
Popullsia shqiptare në Ballkan në fillim të vitit 1800 nuk duhet të ketë qenë me e madhe se 1 milionë kurse sot është së paku 6 milionë.
Pra, është shumëfishuar dhe është rast i kundërt me Irlandën.
Si dolën këto dy vende nga sundimi i huaj kur u pavarësuan? Që të dyja kanë qenë shtetet më të varfëra të Evropës.
Por, Irlanda ishte pjesë e shtetit më të zhvilluar industrial, më të pasur dhe më të fuqishëm në botë. Megjithatë, doli shumë e varfër ekonomikisht dhe më e varfër në trashëgimi kulturore dhe nacionale. N
ë këtë gjendje të shtetit më të prapambetur në Evropën Perëndimore, Irlanda ka qenë deri vonë.
Por, sot gjërat kanë ndryshuar. Gjatë dekadave të fundit Irlanda i ka lënë anash vajtimet për të kaluarën dhe i ka mobilizuar mundësitë për të përparuar dhe tashti bënë pjesë në radhët e shteteve të zhvilluara dhe politikisht stabile.
Por, shqiptarët ende vajtojnë dhe nuk kanë përparuar aspak sikur Irlanda edhe përkundër gjithë atyre ngjashmërive.
Tashti pyetja që shtrohet është:

A dëshironi të kaloni në histori duke e humbur gjuhën (elementin kryesor kombëtar) e të mos keni as shkolla, por të jeni të zhvilluar sikur irlandezët numerikisht të zvogëluar apo dëshironi që ta ruani gjuhën dhe të mburreni me traditat e lavdishme, numerikisht të zmadhuar si komb, por të jetoni në varfëri dhe pa stabilitet politik e të parëndësishëm sikur shqiptarët?
Zgjidheni njerën mundësi.

Post Views: 305
Previous Post

NATO dëbon tetë diplomatë rusë

Next Post

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.