Më datë 21 Shtator, Papa Francesku do të vizitojë vendin tonë. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i cili bën të ditur se në fillim të vjeshtës është parashikuar dhe vizita e Papës në Shqipëri. Kjo do të jetë vizita e dytë e një pape në vendin tonë, pas asaj të Papa Gjon Palit të dytë në vitin 1991 që vizitoi vendin tonë.
Pak kohë më parë, Kryeministri Rama ishte për një vizitë në Vatikan ku e ftoi Papa Françeskun të vizitojë Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën Ati i Shenjtë e mirëpriti.
Pas audiencës, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Në këtë takim u diskutua për frymën e tolerancës fetare që mbizotëron në Shqipëri, si dhe rolin që Selia e Shenjtë luan në promovimin e dialogut ndërfetar dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, pas shembjes së regjimit komunist. Në takim, Kryeministri shprehu domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Vatikanit, në përputhje me realitetet e reja në rajon.
Gjatë vizitës në Vatikan, Kryeministri Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda, Ministri i Jashtëm Bushati, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe Ministrja e Arsimit Nikolla.















