• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

Përshkallëzohet tensoni, Tajvani: Kina simuloi sulme kundër ishullit 

07/08/2022

Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë 

07/08/2022

Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore 

07/08/2022

Bordi ul vetëm me 1 lek çmimin e naftës

06/08/2022

Tensionohet situata/ Sulmohet me armë policia e Kosovës në liqenin e Ujmanit

06/08/2022

Vetëtima godet Shtëpinë e Bardhë, shkon në tre numri i të vdekurve 

06/08/2022

PËRGJAKET autostrada kroate, autobusi me targa polake del nga rruga, 11 të vdekur dhe 34 të plagosur  

06/08/2022

“The Times” shkruan për vdekjen tragjike të Jonadës: Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama, protesta në mbarë vendin 

06/08/2022

Pas lëshimit të raketave nga Kina, Japonia merr vendimin e papritur 

05/08/2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie, inspektohen trupat pranë kufirit me Kosovën 

05/08/2022

“Hamë bukë thatë”, çmimet rekord, shqiptarët të zhytur në varfëri: I kemi harruar erën mishit

05/08/2022

SHBA në alarm nga lija e majmunit/ Shpallet gjendje emergjente shëndetësore 

04/08/2022
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 8 August, 2022
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Përshkallëzohet tensoni, Tajvani: Kina simuloi sulme kundër ishullit 

    Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë 

    Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore 

    Vetëtima godet Shtëpinë e Bardhë, shkon në tre numri i të vdekurve 

    PËRGJAKET autostrada kroate, autobusi me targa polake del nga rruga, 11 të vdekur dhe 34 të plagosur  

    “The Times” shkruan për vdekjen tragjike të Jonadës: Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama, protesta në mbarë vendin 

    Pas lëshimit të raketave nga Kina, Japonia merr vendimin e papritur 

    Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie, inspektohen trupat pranë kufirit me Kosovën 

    SHBA në alarm nga lija e majmunit/ Shpallet gjendje emergjente shëndetësore 

    Protestë për Joandën/ Qytetarët drejt Kryeministrisë, policia vëzhgon nga larg 

    “Sunny Hill Festival” nis sonte në Prishtinë/ Dua Lipa: Jam krenare dhe e lumtur që ndodhem këtu, shpresoj të kënaqemi 

    Ngjarja tragjike në Himarë, qytetarët në Shëngjin kryejnë homazhe për sensibilizim! Ndezin qirinj në bregdet 

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Diaspora

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    22/05/2020
    in Diaspora, Udhetimi im

    Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë të shtohen. Mban titullin PhD pikërisht në këtë fushë, por zanafilla e udhëtimit të tij  ka qenë gazetaria, si profesioni më i mirë siç e cilëson ai.   Ishte gazetaria që i hapi shumë rrugë, duke e kthyer shpeshherë në misionar të çështjes shqiptare në Britaninë e Madhe, që  nga debatet në mediat britanike para apo gjatë luftës në Kosovë e deri tek pozita e zëdhënësit të qeverisë së Kosovës. Një udhëtim mbresëlënës ku duket se nuk do të mungojnë projektet e tjera. 

    Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

    Lajme teNjejta

    “Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

    12/11/2021

    “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

    20/07/2021

    Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

    10/01/2021

    Profesioni është i rëndësishëm për shkak se nëpërmes tij përcaktohet pozita, kontributi në shoqëri sikur edhe e ardhmja e jetës personale. Unë kam ushtruar disa profesione të cilat nuk i kam planifikuar në rini të hershme.  Unë fillimisht kam shkuar në Beograd për të studjuar shkencat politike, por shpejt u ktheva në Prishtinë për të studjuar drejtësinë. Në bazë të këtij planifikimi unë do të punoja si jurist në ndonjë punë shteti, ndërmarrjeje ekonomike e ndoshta do të përfundoja si avokat apo gjykatës.

    Por, kur e kreva fakultetin gjërat ndryshuan shumë. Në Kosovë, jo që më nuk pranoheshin shqiptarët në punë, por edhe përjashtoheshin në mënyrë masive. Për këtë arsye e provova një fushë tjetër që të mos e kaloja kohën kot. Sa isha student kisha bërë dy tre shkrime në gazetën e studentëve ‘Bota e Re’. Kisha dëshmuar prirje për të shkruar dhe këtë e kisha vërtetuar edhe gjatë shkollës së mesme dhe universitetit. Dhe kështu fillova të shkruaja duke menduar se ky do të ishte profesioni im i përkohshëm. Nuk kam menduar se me gazetari do të merren gati tërë jetën.

    Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

    Kur u bë e pamundur që të jetohej në Kosovë si gazetar, unë erdha në Londër pasi që këtë qytet e kisha vizituar disa herë më parë dhe më kishte pëlqyer shumë. Për herë të parë në Angli kam ardhur në vitin 1985 dhe kam vazhduar të vij në këtë vend gati çdo vit dhe të punoja gjatë kohës së verës. Por, nga fillimi i vitit 1994 Londra u bë vendbanimi im i përhershëm.

    Ardhja në Britani të Madhe ka qenë momenti më i rëndësishëm që ka shënuar kthesë apo përcaktim vendimtar në udhëtimin tim profesional. Për ne shqiptarët ky vend specifik ofronte temë të pashterrshme për gazetarë. Prandaj, puna ime e korrespondentit, atëherë të revistës së përjavshme ‘Zëri’, ishte interesante dhe e rëndësishme jo vetëm për mua por më shumë për lexuesit.

    Skena politike britanike e fillimit të viteve të 90-ta, nuk ka qenë aspak në favor të shqiptarëve. Lufta në ish-Jugosllavi filloi t’i ndryshonte gjërat dhe unë si gazetar mundohesha ta gjeja mënyrën për paraqitjen e çështjes shqiptare në shtypin e atëhershëm. Paraqitjet ishin gati të pamundshme për shkak se politika e përkrahur nga opinioni publik e mbështeste pa rezerva ruajtjen e Jugosllavisë. Britania e Madhe, nën qeverisjen e konservativëve, e mbronte miqësinë tradicionale, gati një shekullore, me Jugosllavinë, gjegjësisht me Serbinë. Por, në vitin 1997 gjërat ndryshuan rrënjësisht kur në pushtet erdhën laburistët e udhëhequr nga Tony Blair. Tashti, politika e jashtme britanike udhëhiqej nga një parim tjetër, i cili filloi t’i trajtonte njësoj popujt e Ballkanit. Me këtë u shtua mundësia që unë dhe disa tjerë të depërtonim më lehtë në opinion me qëndrimet nga këndvështrimi shqiptar. Prandaj, unë, për shkak se kisha krijuar disa lidhje me gazetarë dhe intelektualë britanikë, mu ofrua mundësia që në media dhe forume të ndryshme profesionale të debatoja në favor të Kosovës.

    Edhepse laburistët krijuan një klimë të volitshme për depërtimin e çështjes shqiptare, debati nuk ishte i lehtë. Në qarqet konservative britanike dhe në ato majtiste, ende kishin mbetur elemente që nuk dëshironin ta harronin miqësinë e vjetër me Jugosllavinë që në fakt, për ta ishte Serbia. Jugosllavia ende shihej si një lloj parajse në të cilën jetonin popujt e ndryshëm e që tashti këtë ‘parajsë’ tentonin ta shkatërronin fillimisht kroatët e pastaj edhe ne shqiptarët.

    Ne duhet ta mbajmë në mend se këtë mënyrë të mendimit e përmbysi shpejt Tony Blair. Pas kësaj ndodhie të rëndësishme, u shtua edhe numri i intelektualëve britanikë që e përkrahën këtë ndryshim që shënoi kthesë të rëndësishme në skenën e politikës ndërkombëtare e që filloi të rrezatonte pozitivisht jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë dhe në përgjithësi për shqiptarët në Ballkan.  Prandaj, edhe unë i kisha më të lehta paraqitjet por kjo nuk do të thotë se nuk ekzistonin kundërshtime të ashpra, të cilat fatkeqësisht, aty këtu, kanë filluar sërish të nxjerrin krye.

    Kjo eksperiencë për mua pati një domethënie të rëndësishme. Pas luftës jam munduar që të kontribuoj edhe në skenën mediale dhe politike në Kosovë duke shërbyer si sekretar i Shoqatës së Gazetarëve, anëtar i KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) dhe zëdhënës në qeverinë e Kosovës. Mendoj se këtu kam dhënë një kontribut nga eksperienca e një dekadeje që e kisha bërë në Londër.

    Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

    Për mua profesioni i gazetarit ka qenë çelësi për hapjen e dyerve të mbyllura. Gazetaria është profesioni më i mirë që ekziston. Në gazetari mëson shumë gjëra dhe duke i bërë publike i mëson edhe tjerët. Pra, gazetari ka edhe rol arsimues-edukativ. Me anë të këtij profesioni krijon edhe rrjet të mirë shoqëror me të cilin shpërndan ndikim. Natyrisht që krijon edhe armiq, por këtë gjë duhet injoruar. Është ndër profesionet e rralla që të bënë të ndjehesh mirë kur sheh se ekziston mundësia për ndryshim të shoqërisë për të mirë. Në aspektin personal, gazetaria e ka edhe një të mirë. Ky profesion e vendos gazetarin në udhëkryq nga ku ai mund të kalojë në profesione tjera. Gazetaria mua ma ka mundësuar hyrjen në botën e shkrimeve publicistike, letrare dhe hulumtimeve shkencore në fushën e medias, por më shumë në atë të historisë që ka qenë preokupimi im kryesor gjatë dekadave të fundit.

     Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

    Anglezët thonë se ajo që nuk mund të të vras, të bënë më të fuqishëm. Kur kemi vështirësi, sipas natyrës, ne angazhohemi më shumë se zakonisht. Përqendrohemi dhe japim nga vetja më shumë energji se që kemi menduar se posedojmë. Në kohën kur unë jam bërë gazetar ka qenë shumë vështirë. Në një situatë të rëndë politike kundër shtypit shqip në Kosovë mbetën pak gazeta, kurse pretendentët për gazetarë u shtuan. Por, nëse i posedoni cilësitë dhe nëse e angazhoni mundin dhe entuziazmin, suksesi nuk mungon. Sfidë tjetër ka qenë edhe ardhja në Britani të Madhe. Nuk ka qenë e lehtë vendosja në një vend ku nuk ke asnjë të afërm të familjes apo asnjë që e njeh në çfarëdo mënyre. Anglia apo Britania e Madhe për shqiptarët, atëherë të Jugosllavisë, nuk ka qenë vend i popullarizuar sikur Zvicra, Gjermania, Austria, etj.

    Londra, sipas përceptimeve tona (të gabueshme), ka qenë vend misterioz dhe që e kishte vulosur tragjedinë tonë si popull. Megjithatë, në mendjet tona, Britania e Madhe ka qenë vend i respektuar i kulturës, fuqisë politike dhe ekonomike. Në fund të viteve të 80-ta, në këtë vend jetonin disa individë nga klasa e vjetër e emigrantëve por komunitet shqiptar nuk kishte. Nuk kishte as mundësi punësimi dhe përparimi sikur që ka sot. Të krijohet diçka nga asgjëja është sfidë e vështirë. Megjithatë, mu në fillim të viteve të 90-ta, kur në Londër filloi të rritej numri i shqiptarëve, u organizuam dhe formuam klubin e parë shqiptar të cilin e quajtëm ‘Faik Konica’ nga ky doli edhe gazeta legjendare ‘Albania’ e ripërtirë në të cilën mua m’u besua pozita udhëheqëse. Nga ky klub janë organizuar aktivitete të shumta kulturore dhe sportive. Natyrisht, klubi ka qenë i rëndësishëm edhe nga aspekti politik dhe humantitar. Aktivitetet vazhduan dhe kur filloi lufta, ne ishim komunitet i organizuar mirë dhe ishim në gjendje të kontribuonim në zbutjen e problemeve të vështira me të cilat u ballafaquan njerëzit tanë në Kosovë.

    Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

    Unë nuk kam patur mundësi të bëj zgjedhje tjetër të profesionit apo profesioneve që kam ushtruar deri sot, e të cilat kanë reflektuar në mënyrën e jetës që e kam bërë. Shpesh dëgjojmë kur disa thonë se nuk do të kishin ndryshuar aspak nga jeta që e kanë bërë. Nga kjo duket se kanë bërë jetë të përsosur e cila gjë nuk është e mundshme. Unë, kur e vështroj të kaluarën time, vërej se punët kryesore i kam bërë kryesisht mirë dhe brenda planifikimit. Por, disa gjëra sigurisht që do t’i ndryshoja sikur të ekzistonte mundësia dhe nga kjo balanci përfundimtar do të më dilte më mirë.

    Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

    Unë shpesh gëzohem kur marrë komplimente për punën time nga njerëz që i njoh dhe nga ata që nuk i njoh. Disa nga studimet që i kam bërë janë publike apo online dhe të interesuarit duket se i lexojnë me vëmendje të theksuar. Arritja apo suksesi im, nëse është i tillë, duhet të jetë në fushën e studimeve që kanë të bëjnë me mardhëniet historike shqiptaro-britanike. Unë nuk besoj që e kam tejlkaluar veten. Prandaj, konsideroj se më ka mbetur shumë punë për të bërë.

    Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe” ?

    Për mua dhe gjeneratën time të emigrantëve përjetimet ndaj atdheut kanë domethënie të madhe, kurse tingëllimi i fjalës atdhe është i ëmbël por edhe i rëndë. Është një peshë e rëndë që e mbajmë në shpirt, në kokë e në supet tona. Është diçka që nuk na lë të krijojmë rrënjë të reja në një vend tjetër derisa na ato thahen në vendin tonë.

    Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira,trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

    Unë nuk e kam pasur problem të integrohem për aq sa kam dashur apo aq sa më është lejuar. Por, kjo nuk ka qenë pengesë për suksesin tim. Për shkak të profesionit unë kam takuar shumë njerz të rëndësishem në këtë vend dhe të cilat më kanë ndihmuar mu për shkak se isha i huaj në fillim. Kanë qenë dy apo tre miq të mij britanikë, njerëz të njohur të letrave, që më kanë ndihmuar vazhdimisht dhe më kanë inkurajuar, që unë t’i vazhdoja studimet pasuniversitare e më vonë edhe të doktoroja. Gjatë një kohe unë jam marrë me hulumtime shkencore por ka qenë iciativa e tyre që unë përvojën time studjuese ta vazhdoja dhe ta kurorëzoja me gradë shkencore PhD.

    Gjatë studimeve kam mësuar shumë gjëra. Ta zëmë, fillimisht kam pasur probleme që ta gjeja universitetin ku do të doktoroja. Universitetet e hedhnin poshtë kërkesën time, për shkak se nuk kishin interesim për studime të historisë në fushën anglo-shqiptare. Disa që kishin interesim, nuk kishin kuadro që me njohuri për të mbikqyrur punën time. Ka qenë pothuaj e rastit kur jam regjistruar në University of Leeds. Pranimi im për studime PhD është bërë me insistimin e një profesori gjerman, Holger Afflerbach, i cili dëshironte që ky universitet, i mirënjohur në botë për shkollën e historisë, ta specializonte dikë në këtë fushë. Profesori Afflerbach, së bashku me profesorin tjetër, Nir Arielli, u bënë tutorët e mij, por nuk kishin njohuri për temën, por doktoratura ime doli nga më të mirat në këtë universitet. Pastaj, kur erdhi koha që të notohej studimi im, mezi u gjetën profesorët që do ta bënin vlerësimin. Ky shembull e ilustron faktin se studimet ku përfshihet Britania dhe çështja shqiptare vazhdon të jetë një fushë për të cilën nuk ka interesim dhe si rezultat as njohuri të mjaftueshme shkencore. Mosnjohja e historisë shqiptare në Britani, sikur edhe në shumë vende tjera të Perëndimit, ende vazhdon të jetë hendikep serioz në pasurimin e kësaj shkence dhe kjo gjë përmbanë refleksione negative për botën shqiptare.

    Në anën tjetër, sa i përket integrimit, për fat të keq ne shqiptarët nuk vendosemi në vende të reja me trashëgimi që na ndihmon. Gjërat tashti kanë ndryshuar por ne më herët të huajt i kemi shikuar me dyshim dhe duke mos lënë shumë hapësirë për bashkpunim me ta. Duket se nga e kaluara jonë e rëndë ne e kemi trashëguar një realitet nga i cili i huaji është ‘armiku’ jonë. Kjo veti tashti është e pavend por ende është prezente në mesin tonë. Gjenerata ime e emigrantëve, në masë të madhe, ende e ka të vështirë ta pranojë realitetin. Kjo gjeneratë qëndron me një këmbë në atdheun e ‘vërtetë’ të origjinës dhe me tjetrën në këtë të ‘riun’.

    Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

    Unë nuk kam ndonjë eksperiencë të keqe me fjalën apo statusin ‘emigrant’. Madje, unë kam përfituar nga ky status. Nuk mbaj në mend ndonjë rast që jam diskriminuar për shkak se kam qenë emigrant. Natyrisht që rasti im nuk do të thotë se është i përgjithshëm por duhet të themi se Britania e Madhe për ne shqiptarët ka qenë vend më i lehtë pranues se të gjitha vendet tjera evropiane.

    Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

    Për fat të keq nuk ekziston një bashkëpunim ndërshqiptar përkundër faktit që ekzistojnë kushtet. Kjo shihet edhe me rastin e dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, që funksionojnë me barriera ekonomike, kulturore e politike. Hapi i parë që duhet bërë në vendosjen e një bashkëpunimi të plotë, duhet të filloj nga programi i përbashkët arsimor. Ky program duhet të shtrihet edhe në hapësirën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në Serbi e Mal të Zi. Duhet mundësuar dhe inkurajuar nëxënësit dhe studentët që të shkojnë në cilëndo shkollë jashtë kufijve shtetëror të hapësirës shqiptare. Duhet krijuar institucione të përbashkëta kulturore e sportive. Në këtë mënyrë bashkëpunimi fillon nga njohja dhe krijimi i lidhjeve në nivelin individual. Kjo lidhje është bazë për ndërtimin dhe zhvillimin e ideve apo programeve të mëdha të bashkëpunimit.

    Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

    Në mëmëdhe shumë gjëra janë ndërtuar gabimisht dhe kjo është arsyeja që ekziston një ngecje në zhvillim të përgjithshëm. Mendoj se sistemi i arsimimit duhet të jetë ndryshe. Duhet të rishikohet ky sistem dhe të bëhet i përshtatshëm dhe i përbashkët së paku në Shqipëri dhe Kosovë. Shtetet janë zhvilluar vetëm kur e kanë rregulluar sistemin e arsimimit duke ia përshtatur realitetit. Prandaj, këtë duhet ta bëjmë edhe ne.

     A mendoni se është e duhur qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

    Nuk ka dyshim se të gjithë jemi të vetëdijshëm për rolin e madh që diaspora ka luajtur gjithmonë. Diaspora është kontribuesi kryesor i zhvillimit në Shqipëri, Kosovë dhe në pjesët tjera shqiptare. Përkundër këtij fakti, mendoj se qeveria e Kosovës ka një qasje më serioze ndaj diasporës se sa ajo e Shqipërisë. Kjo mund të jetë kështu për shkak se Kosova ka eksperiencë më të gjatë me diasporën të cilën e vlerëson më shumë se Shqipëria të veten. Megjithatë, që të dy qeveritë duket se programin apo qasjen e ndërtojnë duke u bazuar në atë se çka apo si mendojnë ato të trajtohet diaspora. Diaspora shikohet nga pozita e tyre e volitshme politike dhe burokratike. Në fakt duhet të jetë e kundërta. Pra, duhet që diaporës t’i ofrohet mundësia që ajo të shfaqë  fuqinë e saj dhe mundësinë e ndihmës ku ajo mendon se është efikase. Të gjithë në diasporë duhet ta kenë të drejtën e votës në Shqipëri, ashtu siç e ka diaspora e Kosovës. Diaspora duhet të paraqitet të kontribuojë në aspektin ndërkombëtarë apo në vendet ku ekzistojnë dhe veprojnë. Poashtu, duhet patjetër të përfaqësohen me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse diaspora luan rol të madh në zhvillimin ekonomik dhe kulturor, atëherë pse të mos merr pjesë edhe në procesin politik ku merren vendime për ekonominë, kulturën, diplomacinë, etj.?

    Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

    Plani im që përfshinë të ardhmen e afërt ka të bëjë me botimin e librit tim në shqip dhe anglisht. Libri është variant paksa i zgjeruar i doktoraturës sime që mbanë titullin: ‘Britania, çështja shqiptare dhe rënia e perandorisë otomane 1876 -1914’. Gjendja e pazakonshme që ka imponuar kjo pandemi, i ka çrregulluar gjërat duke e shtyrë botimin por besoj që kjo do të ndodhë deri në fund të kësaj vere.

    “The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekes online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

    Besoj që lexuesit duhet edhe më tutje ta ndjekin ‘The Albanian’, të cilën me të drejtë e konsiderojnë gazetë të rëndësishme që del në Londër por e përhapur gjithandej. Do të ishte mirë që ndjekësit online të vazhdonin duke e ndihmuar këtë medie të rëndësishme me kontribute në çdo aspekt.

    Previous Post

    Kurti: Diaspora ka kontribuar me 720 mijë euro në fondin emergjent

    Next Post

    Kёshilli Koordinues i Diasporёs: Dёnojmё pa asnjё rezervё veprimet e qeverisё pёr shёmbjen e Teatrit Kombetar

    Related Posts

    “Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

    by TheAlbanian.co.uk
    12/11/2021
    0

    Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

    “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

    by TheAlbanian.co.uk
    20/07/2021
    0

    Arben Çokaj, Frankfurt am Main, Gjermani 19 korrik 2021 Gëzim Alpion, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” Bloomsbury: New...

    Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

    by TheAlbanian.co.uk
    10/01/2021
    0

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sor draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit...

    Njoftim për pasagjerët që vijnë në Tiranë nga Anglia/ “Respektoni karantinën, ose do përballeni me penalitete”

    by TheAlbanian.co.uk
    08/01/2021
    0

    Përmes një postimi në Facebook, bëhet thirrje për respektim të karantinës 14 ditore, nga ana e udhëtarëve që mbërrijnë në...

    Next Post

    Kёshilli Koordinues i Diasporёs: Dёnojmё pa asnjё rezervё veprimet e qeverisё pёr shёmbjen e Teatrit Kombetar

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.