Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar
Premtimet dhe shpresat për një udhëtim të lehtë dhe një të ardhme më të mirë besohen shpesh, por realiteti për emigrantët e paligjshëm, siç e përjetoi një 31-vjeçar nga Veriu i Shqipërisë, është shumë më sfidues.
Ai e kishte piksynuar Mbretërinë e Bashkuar (MB) – një vend të cilin e lidhte me mundësi të barabarta, zhvillim profesional dhe që ofronte mjete dhe mënyra për një përmirësim të stabilitetit financiar. Megjithatë, ai zgjodhi rrugën e rrezikshme dhe të pasigurt duke hyrë mënyrë të paligjshme, njëkohësisht duke mos marrë parasysh pasojat ligjore apo sfidat e jetesës në MB pa dokumentacion të rregullt.

“Sapo arrita në MB unë u përballa me shumë pengesa dhe shumë shpejt e kuptova se ishte shumë më e vështirë nga sa kisha shpresuar. Nuk mora asnjë informacion rreth ligjeve apo pasojave ligjore dhe, sinqerisht, nuk i kushtova shumë vëmendje – në atë kohë, thjesht, unë doja të largohesha nga jeta që kisha në Shqipëri.”
Pas një marrëveshjeje me disa kontrabandistë, udhëtimi i tij nisi me makinë drejt një zone në bregdet. Menjëherë filloi të ndjente një ankth dhe frikë. Ai nuk kishte asnjë mënyrë për të ditur nëse kontrabandistët do t’i mbanin premtimet, nëse do të grabitej, do të braktisej apo më keq.
“Ishte e rrezikshme. Mbasi ne u dhamë paratë, ata na çuan me makinë drejt bregut, ku ndodhej varka. Gjatë udhëtimit me makinë, mua më mbërtheu një ankth sepse nuk dinim ku po na çonin, nëse na ndiqte dikush, apo nëse nuk do t’ia arrinim të largoheshim. Ishte një ndjesi e rrezikshme.”
Pastaj erdhi udhëtimi me një varkë të vogël. E mbingarkuar dhe e pajisur keq, varka ishte plot me emigrantë – shumë prej të cilëve dukeshin të frikësuar, sidomos kur hynë në ujërat e rrezikshme të Kanalit Anglez. Pa asnjë vijë bregdetare në horizont dhe me kërcënimin e vazhdueshëm të përmbytjes, atë e pushtoi frika dhe pasiguria.
“Në varkë,mua më mbërtheu një ankth i madh dhe ndjehesha i vetmuar… ishte e tmerrshme. Ajo ishte mbushur me njerëz por unë kisha ndjesinë se brenda në ‘të kishte më shumë njerëz se sa ajo duhej të mbante në të vërtetë…”
Realiteti i jetës në MB ishte shumë më i ashpër nga sa ai e kishte imagjinuar. Si një emigrant pa dokumente, ai nuk kishte të drejtë të punonte apo të merrte ndonjë dhomë me qira për veten e tij. Gjatë gjithë kohës ai jetonte në frikë të vazhdueshme se mos kapej nga autoritetet.
“Nuk kisha të drejtë të punoja lirisht. Unë nuk kisha mundësi as të lëvizja lirshëm pasi ishte frika se mos më kapte policia. Kjo frika e të përhershme se mund të më kapnin, ngaqë isha i paligjshëm në MB, u kthye në një makth dhe më bënte të ndihesha shumë keq. Kuptova që nuk mund të merrja as një dhomë me qira… Fillova të ndihesha gjithnjë e më i izoluar. Për arsye se unë nuk kisha akses në tregun e punës apo të punoja lirshëm, siç kisha shpresuar, kushtet mia të jetesës ishin të këqija.”
Nuk kishte kaluar asnjë muaj dhe, duke kuptuar se jeta që kishte ëndërruar në MB nuk ishte e arritshme për një emigrant të paligjshëm, ai ra në depresion dhe në një gjendje vetmie të thellë.

“Pasi u përballa me shumë pengesa, rashë në depresion. Sigurisht që më merrte malli për familjen dhe shokët, sepse në vendin tënd i ke të gjithë aty. Brenda një muaji, për mua u bë e qartë që kjo nuk ishte ajo që kisha shpresuar apo besuar për jetën time të re në MB. Unë nuk do t’ia rekomandoja askujt vajtjen në mënyrë ilegale në MB.”
Duke u bazuar nga përvoja e tij personale, tani ai është një këshillues i fuqishëm kundër migrimit të parregullt (pa dokumente). Rreziqet, si ato fizike ashtu edhe psikologjike, e tejkalojnë ndjeshëm çdo përfitim të mundshëm.
“Unë do të rekomandoja aplikimin për një vizë pune apo ardhjen në MB në mënyrë të ligjshme. Nuk do të ketë asnjë vlerë vajtja në mënyrë ilegale në MB pasi do të përballesh me shumë pengesa – nuk do të kesh mundësi të marrësh as një dhomë me qira, e lëre më të punosh.”
Përvoja e tij e ka bërë atë të angazhohet për të promovuar mënyrat për të gjetur rrugë të ligjshme emigrimi. Ai i këshillon shokët, të afërmit e tij dhe komunitetin në përgjithësi, që ata të kërkojnë viza dhe të ndjekin procedurat zyrtare.
Që nga korriku 2024, pothuajse 30,000 persona, pa të drejtë qëndrimi në MB, janë kthyer mbrapsht. Si rezultat i shtimit të masave të zbatimit të ligjit për emigracionin në MB, që nga korriku 2024, azilkërkues të refuzuar, kriminelë të huaj dhe shkelës të tjerë të rregullave të imigracionit janë riatdhesuar në Afrikë, Azi, Europë dhe Amerikën Jugore. Ky numër i madh nxjerr në pah qasjen gjithnjë e më të ashpër të qeverisë – si për të penguar aktivitetet ilegale, ashtu edhe për të reduktuar rreziqet që vijnë nga mënyrat e rrezikshme të udhëtimit.
Udhëtimi i paligjshëm drejt MB-së rrezikon jetën tuaj ndërsa ndjekja e rrugëve ligjore do t’ju japë mundësi që të mos e lini të ardhmen tuaj në duart e kontrabandistëve dhe të pasigurisë.
Për më shumë informacion vizitoni: gov.uk/immigrationfacts





















