• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

20/01/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 7 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

20/01/2020
in Diaspora, Udhetimi im

Ajo i përket brezit të avokatëve të rinj, për të cilët Londra mbase nuk ishte një ëndërr në vetvete, sesa një vend mundësish dhe hapësirash. Nga spikere lajmesh në mëmëdhe, udhëtimi i saj mori një kahje tjetër, atë të fushës së drejtësisë. Një udhetim tejet frymëzues dhe mesazhe krejtësisht të sinqerta nga avokatja Ada Guri.

 Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

20/07/2021

Jo. Në fëmijëri kam filluar si spikere në televizionin privat të familjes time, dhe pse jo një nga eksperiencat e mia të preferuara, një eksperiencë më shumë se sa një profesion, nëse mund ta quaj të tille, komplet ndryshe nga ky që praktikoj momentalisht. Për mua profesioni im ka ardhur si arsye e një sugjerimi nga një mësuese imja duke spikatur tipin diskutues tek unë. Aq u desh. Nga të gjithë profesionet, profesioni im është ai që preferoj të bëj, kurrsesi pa pagesë (qesh).

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Pa u mburrur dhe me shumë çiltërsi, në përgjithësi, puna ime më sjell kënaqësi  shpesh, por ka ditë që them pse nuk zgjodha profesion tjetër. Gëzohem kur klientit i është aprovuar çështja apo fitojmë në gjyq. Më ka ndodhur shpesh që nervozohem dhe gjyqtari më pyet ku qëndron problemi dhe unë duhet të frenoj opinionin tim personal dhe të them që gjithçka është në rregull, por është e kuptueshme që jam e pakënaqur me vendimin. E përjetoj çdo problem të klientit sikur të kisha filluar dje, kur kam që në 2008 që jam pjesë e këtij profesioni. 

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Nuk pretendoj të kem arritur majat e suksesit, as që jam e suksesshme apo që jam avokatja më e mirë në Londër. Do shpresoja që nëse do pyesnit klientët e mi ato do më përshkruanin si dikë që nuk heq dorë, që punon fort dhe me pasion, por duke u munduar që ta shoh veten me sytë e dikujt tjetër (e pamundur) mendoj që puna dhe vullneti për të mos hequr dorë më shquajnë, ose kështu kam dëgjuar të më përshkruajnë. 

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

 Vuajtja të mëson me pak fjale. Thonë që injoranti, i padituri, është i lumtur dhe nuk vuan nga sëmundje mendore, nuk mendon apo të stresohet, se aq di. Ky do ishte një nga ato pak momente kur do të doja të isha e paditur. Ka pasur momente të tilla plot, por si çdo shqiptar, mendoj se momente të vështira kam kaluar kur erdha këtu në fillim, mungesa e familjes, përshtatja me gjithçka, gjuha etj. Më pas çdo gjë tjetër vjen si rrjedhojë, mendon se je gati dhe  ndjehesh e rritur mjaftueshëm të kalosh peripecitë që vijojnë.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

E mendoj. E mendoj sikur të isha në Shqipëri ndoshta do isha martuar siç janë kurorëzuar pjesa më e madhe e kushërirave të mia në një moshë mjaft të re. Sikur do isha tani me shumë fëmije apo do isha diku duke ruajtur bagëtitë, pse jo, ku i dihet, por prapë do isha e lumtur. Nuk do dija ndryshe. Do isha si kushërirat apo shoqet e mia, që në balancën e probabilitetit janë më të qeta apo të lumtura se unë, do kenë një jetë më të thjeshtë dhe me më pak komplikime. Ndonjëherë mendoj që ajo jetë mund të më përshtatej, ditë të tjera mendoj që kurrë nuk mund të isha një femër e suksesshme e me fëmije që gumëzhinin, pasi më pëlqen shumë gjumi për të qenë e tillë dhe do zgjidhja këtë që jam sot, mendoj! E pasigurtë në këtë. Ndoshta do duhej të provoja të shkoja malit duke ndjekur delet me këmborë për të thënë me siguri se kush do më përshtatej më së miri.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

Nuk më pëlqen të tregoj arritjet e mia se fundja nuk kam arritur diçka të paarritshme, jam thjesht një avokate që kisha më shumë mundësi ndoshta se një moshatar i imi diku në një qytet të thellë të Shqipërisë, që nuk i ka mundësitë financiare të ndjekë të njëjtën rrugë. E kuptoj që kjo është një intervistë dhe më duhet të përgjigjem për hir të kësaj, dhe pse më duket si ‘klishe’ pa dashur të përfshij fjalë që nuk kanë origjinë shqip, por mendoj që arritja më e madhe nuk është puna, por edukata që kam marrë nga këtu duke më mësuar te pranoj çdo njeri, sido që të ishte ai/ajo. Të mos jem gjykuese dhe gjithmonë të përkrah të dobëtin, se i shëndoshi i del vetes zot vetë.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe” ?

Atdhe?! Ti Shqipëri më jep nder… këto janë vargjet e para që më vijnë në mendje. Kjo fjalë, fjala Atdhe, me kujton shkrimtarët e hershëm. Kur më dashuri i thurnin vargje Shqipërisë. Atdheu im më duket një memorie e largët. Më pëlqen fjala Atdhe. Dhe sot më shumë se herët e tjera sepse po mendoj për male, lugina, dele me këmbora dhe fëmijë me pantallona të grisura që vrapojnë pas njëri-tjetrit të gëzuar. Çuditërisht, mendoj që fjala Atdhe nuk i vjen përshtat Shqipërisë së sotme, arsyeja siç të gjithë ne e kuptojmë apo dimë se pse.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm?

Mu desh të mendoja gjatë për këtë përgjigje. Nuk e di çfarë mund të kem trashëguar nga Shqipëria që më ka mësuar të integrohem. Ndoshta vullneti. dëshirën për të ecur përpara, kokëfortësinë për të ngulur këmbë që të arrij rezultatin që dua, por kjo nuk ka të bëjë me të qenurit Shqiptare, këtë çdokush mund ta ketë si virtyt, nuk e di…

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në eksperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

‘Emigrant’ më bën të mendoj fjalën ‘vuajtje’. Një person që le vendin e tij për një jetë më të mirë, në rastin tonë si shqiptarë, në kërkim të një jete që të jep mundësi më të mira financiare. Unë nuk kam vuajtur si shumica e emigrantëve Shqiptarë pasi kam qenë me fat në këtë aspekt. Ka ndodhur që mund të kem vënë re ndonjë ngritje vetulle tek tuk, por nuk më ka prishur apo rregulluar punë. Besoj se duke qenë emigrante në fakt më ka bërë më të kuptueshme dhe të përshtatem mirë me çdo lloj kombësie.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar

Duke pranuar njëri-tjetrin siç jemi dhe ti ofrojmë ndihmë çdo kujt, jo vetëm shqiptarëve. Në Britani jeta është e shpejtë siç të gjithë e kemi përjetuar, duke krijuar kohë për ta ndarë me njëri-tjetrin mendoj që do i përmirësonte dhe përforconte shqiptarët me njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh gjithmonë dhe unë mund të them se jam fajtorja e parë në këtë.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Nga t’ia filloj. Mendoj se është bërë ‘bozë’ siç themi ne nga fshati im, se çfarë duhet të rregullohet në Shqipëri. Persekutimi i statusit apo pozicionit që Shqipëria ndodhet sot. Do doja të diskutonim gjërat pozitive të Shqipërisë, për ato pak të mira që i kanë mbetur. Ndryshe duhet të ishte niveli i pastërtisë, punësimi, trajtimi i të moshuarve dhe fëmijëve, të drejtat e njeriut gjerësisht, spitalet, rrugët, nuk mbaron lista, por ashtu i bie që të ishte perfekt, nuk ka vend perfekt. Besoj se ka hapësirë për përmirësime, por nuk jemi vendi më i varfër ne bote. Ka shumë më keq se ne. Ne jemi vend i bukur, me tradita që sa po vjen, dhe pse me hapa të ngadalta, po ndërtohemi, do arrijmë në nivele të Europës, por për aq vjet sa edhe Europa vetë u desh të krijohej, 107 vjet shtet nuk është shumë. Edhe Roma nuk u ndërtua në një ditë …

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare?

Si avokate shpesh herë është pritur nga unë të diskutoj për politikë. Asnjëherë! Ky nuk ka qenë drejtimi im apo tema ime e preferuar për të diskutuar. Ndoshta ngaqë nuk e kam ndjekur hollësisht politikën apo lëvizjen në parlamentin shqiptar. Mbaj mend që në kohë votimesh njerëzit ziheshin, vriteshin, njerëz që mund të kishin miqësi të mëparshme. Në çdo shtet ka ekstremizëm, por mendoj se në Shqipëri, në vend që të kishte ekstremizëm kur vjen tek padrejtësitë në përgjithësi, ekstremizmi në politike është i theksuar, i tepruar. Politika e Shqipërisë ka qenë e varfër gjithmonë, dy emra janë lakuar me vite dhe pse momentalisht nuk janë në pushtet. Sa për diasporën, kur kemi pasur ndonjë herë ‘qasje’ apo ndikim nga qeveria Shqiptare?!. Unë nuk mbaj mend asgjë. Ah, përveç bustit të Skënderbeut që Mal Berisha këmbënguli të vendosej. Gjë tjetër nuk di, mund të ketë pasur, por që të kem dëgjuar, jo. Sikur vjen dhe pakësohen këto ‘get togethers’ apo takimet që ndodhnin dikur. Bashkimi i shqiptarëve në çdo lloj mënyre është primar, se si e arrijnë këtë Qeveria Shqiptare, është për ta. 

 “The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

The Albanian e ka motivimin dhe kjo është arsyeja që ka arritur 1 milion ndjekës. Çfarë mesazhi motivimi mund të jap unë përveç se ‘faleminderit për promovimin e Shqiptarëve e punën e palodhur kundrejt kësaj’. Dhe urimi që në fakt nuk është një urim, përveçse një koment i thjeshtë ‘vazhdoni kështu’ shkon përshtat.

Post Views: 899
Previous Post

Del filmi/ Kriza e tmerrshme e urisë në Ukrainën e viteve 30, njerëzit u kthyen në kanibalë!

Next Post

Rreth padisë kryeministrore

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

by TheAlbanian.co.uk
20/07/2021
0

Arben Çokaj, Frankfurt am Main, Gjermani 19 korrik 2021 Gëzim Alpion, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” Bloomsbury: New...

Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

by TheAlbanian.co.uk
10/01/2021
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sor draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit...

Next Post

Rreth padisë kryeministrore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.