• Latest
  • Trending
  • All

Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

16/01/2020

Merkel paralajmëron me urgjencë nga mutacioni i ri i virusit

12/01/2021

Vaksina AstraZeneca aplikon për autorizim në BE

12/01/2021

Mali i Zi heq testin e COVID për të hyrë në vend

12/01/2021

OSMANI LETËR KQZ-SË: RISHIKONI VENDIMIN, VOTA S’KUSHTËZOHET ME NJË TELEFON

11/01/2021

Britania ashpërson masat, njerëzit mund të dalin vetëm një herë në javë

11/01/2021

Pfizer e BioNTech “përveshin mëngët”/ Do të prodhojmë dy miliardë doza të vaksinës

11/01/2021

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë

11/01/2021

Hoti paralajmëron mundësinë e kthimit të reciprocitetit me Serbinë

11/01/2021

Shqipëri, nis vaksinimi anti-Covid 19

11/01/2021

Gjermania mbi 40 mijë viktima nga Covid-19/ Kancelarja Merkel paralajmëron javë të vështira të pandemisë

11/01/2021

Diplomatët amerikanë bëhen gati për të shkarkuar Donald Trump, thirrja ndaj administratës për protestën e dhunshme

11/01/2021

Paralajmërimi në Britani/ Jemi në fazën më të rrezikshme të pandemisë

11/01/2021
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 12 January, 2021
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Merkel paralajmëron me urgjencë nga mutacioni i ri i virusit

    Vaksina AstraZeneca aplikon për autorizim në BE

    Mali i Zi heq testin e COVID për të hyrë në vend

    OSMANI LETËR KQZ-SË: RISHIKONI VENDIMIN, VOTA S’KUSHTËZOHET ME NJË TELEFON

    Britania ashpërson masat, njerëzit mund të dalin vetëm një herë në javë

    Pfizer e BioNTech “përveshin mëngët”/ Do të prodhojmë dy miliardë doza të vaksinës

    Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë

    Hoti paralajmëron mundësinë e kthimit të reciprocitetit me Serbinë

    Shqipëri, nis vaksinimi anti-Covid 19

    Gjermania mbi 40 mijë viktima nga Covid-19/ Kancelarja Merkel paralajmëron javë të vështira të pandemisë

    Diplomatët amerikanë bëhen gati për të shkarkuar Donald Trump, thirrja ndaj administratës për protestën e dhunshme

    Paralajmërimi në Britani/ Jemi në fazën më të rrezikshme të pandemisë

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Diaspora

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    16/01/2020
    in Diaspora, Udhetimi im

    Bahri Troja, është padyshimpërfaqësues i denjë i shqiptarëve të Austrisë dhe jo vetëm…

    Ai është koordinator për Integrim pranë Departamentit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë. Është vlerësuar për kontributin e tij  si “Ambasador për Integrim”, është këshilltar bashkiak për Bashkimin Evropian, në dy mandate, sikurse ka qenë këshilltar në Qeverinë e landit të Salzburgut, prej 2010-2014. Në vitet 1999-2010 ka qenë mësues i gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në Austri. Nga përfaqësia e BE-së në Vjenë është shpallur “Evropiani i muajit” shtator.

    Lajme teNjejta

    Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

    10/01/2021

    Njoftim për pasagjerët që vijnë në Tiranë nga Anglia/ “Respektoni karantinën, ose do përballeni me penalitete”

    08/01/2021

    “Me shami dhe shofere autobusi në Itali”: Historia e Bukuries, shqiptares nga Kavaja

    03/01/2021

     Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

    Po, unë si shumica e shqiptarëve në vitet ‘90-të, edhe unë u largova nga vendi dhe, natyrisht, në fillim më është dashur të bëj punë të ndryshme që të mund të financoja studimet e mia në Austri por edhe ta ndihmoja sado pak familjen në atdhe. Mirëpo, me kalimin e kohës, unë i vura vetes objektivat për të ardhmen dhe, me një punë të pandalshme, kam arritur këtu ku sot gjendem.

    Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

    Zakonisht, në perëndim, të huajt në fillim injorohen si nga individët, ashtu edhe nga strukturat organizative, respektivisht nga shoqëria në përgjithësi. Unë, qysh pas mbarimit të studimeve posdiplomike, d.m.th. pas dy viteve që kisha qëndrim në Austri, isha i interesuar të inkuadrohem në strukturat organizative politike në regjionin ku jetoja. Këtu filluan edhe sfidat e para, sepse mendoja se menjëherë ata do më përqafojnë dhe urojnë mirëseardhjeje por, ishte e kundërta. Ishin dy mundësi, të tërhiqem dhe të rrezikoj, apo të punojë edhe më tepër në mënyrë që t’i arrija qëllimet e mia. Unë nuk u tërhoqa, por fillova të punojë nëpër shumë OJQ dhe shoqata të ndryshme, vullnetarisht, në mënyrë që të mundem të tregoja potencialin dhe aftësitë e mia. Aty e kuptova se integrimi në një shoqëri është një proces i gjatë dhe i mundimshëm por, por jo i paarritshëm.

    Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

    Çelësi i suksesit për mua ka qenë puna. Vetëm me punë dhe gjindshmëri mund të arrihet suksesi. Për mua ka edhe një faktor i cili nuk duhet injoruar: nganjëherë ka rëndësi të jesh në vendin e duhur dhe njohjen e njerëzve të duhur.

    Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

    Po, ka shumë që mund t’i përmendi, por, unë do e përmend vetëm një rast që më ka ndodhur në vitet e para këtu në Austri. Ashtu, siç thashë edhe më parë, unë kisha dëshirë të kontribuoja dhe në të njëjtën kohë të përfitoja nga përvoja në strukturat organizative politike austriake. Kur shkova të bëja intervistën për angazhimin, regjistrimin tim në një nga partitë politike, injoranca e personit që ishte aty në zyre, ishte tej çdo mase. Aty unë përjetova edhe shook-un e dytë kulturor. Pyetja ishte si mundesha unë që të punoja me persona të tillë por, edhe me shoqërinë në përgjithësi, ti bind ata se unë mundesha të kontribuoja dhe do të isha edhe një pasurim për partinë, ose edhe për shoqërinë në përgjithësi. Hartova aty për aty një strategji për arritjen e qëllimeve të mia. Edhe pse kisha pengesa dhe mundësitë ishin jo gjithherë në favorin tim, arrita të inkuadrohem deri në strukturat më të larta.

    Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

    Pas luftës së Kosovës ishte mundësia të kthehem në Atdhe. Por, unë mendoja se në këtë mënyrë me punën time dhe funksionet që kam, ndoshta mundem më shumë të kontribuoj për çështjen kombëtare në përgjithësi. Mirëpo, nganjëherë mendoj se kam gabuar që nuk jam kthyer, sepse ndoshta do kisha mundur të bëja ndonjë ndryshim, të sillja një stil të ri si në politikbërje, ashtu edhe në fushat tjera.

    Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

    Që puna ime shumëvjeçare si në vendin ku jetojë, ashtu edhe në Atdhe pas shumë vitesh u vlerësua. Në Austri, në vitin 2011, mu dha titulli „Ambasador për integrim”, për të arriturat e mia si në profesion, ashtu edhe për integrimin tim në shoqërinë austriake, ndërkaq ajo që shumë më ka gëzuar dhe nderuar ka qenë titulli „Amabasador i Kombit“, në mars 2019 nga qeveria e Republikës së Shqipërisë.

    Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

    Kur kam qenë nxënës në Atdhe dhe lexoja librat e shkrimtarëve tanë që kanë shkruar në emigrim, nga vendet e ndryshme, kurrë s’e kisha menduar se do të më ndodhte edhe mua, respektivisht gjeneratave me radhë, të largohesha nga Atdheu. Prandaj, fjala Atdhe për mua është diçka e shenjtë por, në të njëjtën kohë, edhe nostalgjike, sepse unë Atdheun e paramendoj ashtu siç unë e dua, jo siç është në të vërtetë, me zhvillimet e 20 apo 30 viteve të fundit.

    Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm?

    Ne shqiptarët kemi vlera dhe kompetenca të pakrahasueshme me të tjerët. Por, ajo që mua më ka ndihmuar më së shumti në integrimin tim ka qenë kultura jonë dhe fleksibiliteti. Ne jemi shumë fleksibël, përshtatemi shumë shpejtë në një rreth të caktuar por, duke treguar dhe mbajtur me shumë mburrje rrënjët dhe identitetin, d.m.th. pa u asimiluar.

    Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në eksperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

    Ashtu siç thashë edhe më parë, në vendin e huaj nuk jeni sikurse në Athe. Për ta bindur dikë se ju jeni personi i duhur duhet të bëni dy ose tri herë më tepër se sa një vendas, këtë e kam përjetuar në shumë raste. Statusi i tillë është pothuajse gjithmonë pengesë.

    Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

    Për momentin unë personalisht e shoh një ndarje të madhe. Fillimisht duhet të bëhet diçka në Diasporë. Në Evropë ne jemi ende komunitet jo mirë i organizuar. Nëse llogarisim potencialin njerëzor dhe kapitalin e shqiptarëve në përgjithësi, ne do mund të bëheshim faktor shumë i rëndësishëm apo vendimmarrës. Unë do kisha dashur ta kishim një organizatë mbarëshqiptare në Evropë për koordinim dhe organizim të diasporës. Ne kemi shumë njerëz të suksesshëm nëpër të gjitha shtetet, si individë, por nuk jemi të suksesshëm si komunitet. Këtë më së miri e vërejmë kur ka zgjedhje nëpër shtetet relevante ku shqiptarët nuk janë të organizuar dhe koordinuar që t’i ndihmojnë kandidatët shqiptarë për këshillat bashkiake apo edhe parlamentet.

    Ndërkaq, sa i përket qeverive tona, më duhet të them se qeveria e Shqipërisë me ministrin e Shtetit për Diasporën ka bërë punë jashtëzakonisht të mirë por, të njëjtën nuk mund ta them për ministrin e Diasporës së Kosovës, apo atë të Maqedonisë.

    Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

    Unë vetë merrem me politikë, por do kisha dëshiruar që edhe atje të ndodhë ndryshimi. Nëse një qeveri punon mirë, pse ajo të sabotohet nga opozita?! P.sh, nuk ka ndodhur askund në Evropë që opozita të mos i përkrahë reformat për përshpejtimin e anëtarësim në BE, apo në Kosovë për liberalizimin e vizave. Ndryshimi tjetër do duhej të behej në lehtësimin e mundësive për investime nga diaspora. Deri më tani ka pasur shumë pengesa, sidomos në Kosovë. Ndërkaq, në Shqipëri procesi ka ecur më mirë, por jo edhe aq.

    A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare?

    Po me krijimin e ministrive për diasporën është filluar ai proces i shumëdëshiruar nga diaspora. Qeveria e Shqipërisë, edhe pse më vonë, me ministrin për Diasporën ka arritur më shumë rezultate në këtë drejtim. U organizuan dy Samitet e Diasporës, u krijua këshilli koordinues etj. Mirëpo, nga Ministria e Kosovës nuk kemi pasur pothuajse asgjë konkrete, edhe pse kjo ministri ekziston tash e shumë vite.

    Nga qeveritë tona do kisha kërkuar më shumë transparencë dhe më shumë hapësirë për potencialin e diasporës. Ne jemi shkolluar dhe  kemi fituar aftësi në vendet ku jetojmë, nëse qeveritë tona na ofrojnë mundësinë për të kontribuar për atdheun, kjo do ishte shumë pozitive dhe dobiprurëse. Por ata nuk kanë nevojë të investojnë për këtë, sepse do mund të kenë qasje në këtë potencial dhe këto aftësi,  si një produkt i gatshëm.

    Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen?

    Dëshira ime për të ardhmen kishte me qenë dhënia e mundësisë nga ana e qeverive tona njerëzve nga diaspora që t’i ndihmojmë vendet tona më tepër, që rinia jonë mos t’i lëshojë trojet tona por ta zhvillojmë atdheun tonë dhe të jetojmë pranë prindërve, motrave dhe vëllezërve tanë.

    “The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

    Është një dritare e pazëvendësueshme për informim. Ju kisha preferuar të gjithëve ta ndjekin sepse ka standard dhe kualitet.

    Previous Post

    Karagjorgjët e Kelmendit dhe të vërtetat tjera: Përrallat që për serbët u bënë fakte historike

    Next Post

    Vetëm 8 vjeç, por punon 12 orë në ditë në minierë për telefonat tanë!

    Related Posts

    Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

    by TheAlbanian.co.uk
    10/01/2021
    0

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sor draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit...

    Njoftim për pasagjerët që vijnë në Tiranë nga Anglia/ “Respektoni karantinën, ose do përballeni me penalitete”

    by TheAlbanian.co.uk
    08/01/2021
    0

    Përmes një postimi në Facebook, bëhet thirrje për respektim të karantinës 14 ditore, nga ana e udhëtarëve që mbërrijnë në...

    “Me shami dhe shofere autobusi në Itali”: Historia e Bukuries, shqiptares nga Kavaja

    by TheAlbanian.co.uk
    03/01/2021
    0

    Në një botë ideale, historia e Bukurie Voka, një 37-vjeçare shqiptare nga qyteti i vogël i Kavajës që ndodhet disa...

    Reperi shqiptar Dijons Biba tregon me video si të hysh ilegalisht në Angli

    by TheAlbanian.co.uk
    29/12/2020
    0

    Një investigim i gazetës Daily Mail ka zbuluar dy video në Youtube të publikuara nga reperi Dijonis Biba përmes të...

    Next Post

    Vetëm 8 vjeç, por punon 12 orë në ditë në minierë për telefonat tanë!

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.