• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

07/10/2019

Çështja e detit/Ministri grek: Pritet largimi i Metës për ta zgjidhur në Hagë

27/05/2022

Shefi i Bankës Botërore paralajmëron recesion global

27/05/2022

Po xhironte filmin e ri/ Vdes në gjumë aktori i famshëm Ray Liotta 

26/05/2022

“Shqipëria na solli fat”/ Totti flet pas finales: Stadiumi ‘bomboniera’ e Shqipërisë 

26/05/2022

“Finalja ishte një sukses”/ UEFA falënderon Tiranën: Çfarë nate! 

26/05/2022

Trump sërish drejt futjes në garën për President të SHBA-ve/ Ja gruaja e besuar që ka përfshirë në ekip 

26/05/2022

Roma hyn në histori nga Tirana/ Mjafton Zaniolo për të marrë trofeun në shtëpi 

25/05/2022

E rëndë në Itali/ 37-vjeçarja shqiptare theret me thikë në mes të rrugës 

25/05/2022

“Kam një sekret…”/ Si e paralajmëroi në Instagram autori vrasjen e 19 fëmijëve në Teksas, një vajzë tregoi… 

25/05/2022

Holandezët ndihen ‘si në shtëpi’/ Mungesa e tualeteve publike, urinojnë rrugëve të Tiranës 

25/05/2022

“I Barbari”/ Tifozët e Feyenoord ‘derdhen lumë’ në bulevardin “Nënë Tereza” 

25/05/2022

Nga përplasjet deri te miqësia – marrëdhëniet ndër vite të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiq

25/05/2022
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 27 May, 2022
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Po xhironte filmin e ri/ Vdes në gjumë aktori i famshëm Ray Liotta 

    “Shqipëria na solli fat”/ Totti flet pas finales: Stadiumi ‘bomboniera’ e Shqipërisë 

    “Finalja ishte një sukses”/ UEFA falënderon Tiranën: Çfarë nate! 

    Trump sërish drejt futjes në garën për President të SHBA-ve/ Ja gruaja e besuar që ka përfshirë në ekip 

    Roma hyn në histori nga Tirana/ Mjafton Zaniolo për të marrë trofeun në shtëpi 

    E rëndë në Itali/ 37-vjeçarja shqiptare theret me thikë në mes të rrugës 

    “Kam një sekret…”/ Si e paralajmëroi në Instagram autori vrasjen e 19 fëmijëve në Teksas, një vajzë tregoi… 

    Holandezët ndihen ‘si në shtëpi’/ Mungesa e tualeteve publike, urinojnë rrugëve të Tiranës 

    “I Barbari”/ Tifozët e Feyenoord ‘derdhen lumë’ në bulevardin “Nënë Tereza” 

    “Dy policë qëlluan njëri-tjetrin brenda komisariatit por plumbat kapën…”/ Si nisi sherri mes kolegëve që vrau 60-vjeçarin 

    ‘Open Balkan’/ Rama i jep Vuçiç kartën e garantuesit të stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian

    Berisha në krye të PD, Duma Duhet respektuar vullneti i demokratëve 

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Udhetimi im

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    07/10/2019
    in Udhetimi im

    Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) është profesor i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale për programet Doktoratë, PhD, MSc. dhe MAS; Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër; Supervizor në universitetin prestigjioz ETH në Zvicër; Shkencëtar; Këshilltar dhe trajner i liderëve më kalibër të lartë; Folësi kryesor në shumë konferenca ndërkombëtare me reputacion. I larguar herët nga Kosova, prof.Çitaku ruan ende mallin dhe dashurinë për atdheun, por njëherësh është kritik ndaj gjendjes aktuale, pa harruar të sugjerojë zgjidhje e rrugë për daljen nga kriza. Diaspora për të është kyçi dhe përthithja e saj, në të gjithë sektorët e nga të gjithë vendet, është domosdoshmëri imediate.

    Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

    Lajme teNjejta

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    09/06/2020

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    22/05/2020

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    22/05/2020

     I lindur në Drenicë të Kosovës, njërin nga regjionet më të varfëra të Kosovës dhe të tërë Evropës, nuk kam pasur shumë zgjidhje, sikur kanë fëmijët e mi të lindur në Zvicër, në shtetin më të pasur të botës. Kam pas ëndrra dhe kam besuar gjithnjë që do bëhem dikush që do i shërbej popullit. Profesionet e vështira më kanë interesuar më së shumti. Ndaj në rrugëtimin tim profesional iu kam përshtatur rrethanave dhe mundësive që kanë qenë të vështira, por jo edhe të pamundura që t’i arrij.

    Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

    • Specializimi i Anesteziologjisë në UniSpital Zürich, njëri ndër spitalet më prestigjioze të botës.
    • Inicimi, themelimi dhe drejtimi i Qendrës për Emergjencë dhe Anesteziologji në kuadër të Spitaleve Rheinfelden dhe Lafenbburg të Zvicrës.
    • Studimi në pedagogjinë e Mjekësisë: Master of Medical Education dhe PhD in Medeical Education në Universitetet e Zvicrës, SHBA, Kanada dhe Itali, ndër të tjera në Universitetin e Bernit, University of Illinois Chicago dhe University of California Los Angeles.
    • Puna ime si docent dhe profesor në arsimin terciar të Zvicrës dhe ligjërimi i mbi 10.000 orë mësimi në arsimin e lartë të Zvicrës.
    • Zbulimin e Modelit të Kompetencave të Lidershipit sipas Çitakut, për vendet më avancuara ekonomiko-strategjike të botës, studim ky që e kam bërë duke investiguar lider kyç në SHBA, Kanada, Britani të Madhe, Austri, Germani dhe Zvicër. Ky stuudim shkencorë është bërë për herë të parë në botë dhe është botuar në revistën prestigjioze British Medical Journal (shiqo këtë link: https://bmjopen.bmj.com/content/2/2/e000812)
    • Themielimi i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër (Academy of Leadership Sciences Switzerland: alss-edu.ch që është regjistruar dhe gjendet në Zürich: http://zuerich.handelsregister-schweiz.ch/firma.cfm?key=2389542&name=Academy_of_Leadership_Sciences_Switzerland_GmbH
    • Themelimi i programit Doctorate in Medical Education në International Graduate in Medical Education (IGME), Calgary, Kanada dhe emërtimi im drejtor i këtij programi. Angazhimi im në si profesor për PhD program in Medical Education në IGME, Calgary, Kanada.
    • Themelimi i programit të parë në tërë botën: Master of Leadership in Dental Education, në RAK University, në Emiratet e Bashkuara.
    • Supervizor i studentëve për didaktikë në programin pasuniversitar në ETH, të Zvicrës, njërin ndër universitetet më prestigjioze të botës.

    Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

     Po, motivimin e jashtëzakonshëm, besimin në veten time dhe mosdorëzimi në asnjë situatë. Konfrontimin më vetëdije të plotë më situatat profesionale më të vështira të mundshme.

    Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

    Luftën e Kosovës, shkatërrimin e shtëpisë sime dhe një pjese të biografisë sime të fëmijërisë nga ushtria serbe. Lajmet për masakrat e shumë civileve, ndër ta edhe fëmijë në Kosovë.

    Në fushën profesionale kam pasur po ashtu sfida, të cilat i kam kërkuar vetë, por i kam tejkaluar më shumë punë dhe përkushtim. Këto nuk mund të krahasohen me ato që kam cekur më lart.

    Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja? 

    Nuk pendohem për asgjë, jam munduar ta bëj atë më të mirën të mundshme në rrethanat e caktuara. Nuk do bëja asgjë ndryshe. Vij nga vendi më i varfër i Europës, Kosova, që momentalisht, bazuar në PISA ka arsimin më të dobët në Europë dhe unë që mbi 20 vite ju jap mësim zviceranëve, gjermanëve amerikanëve etj.

    Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?  

    • Zbulimin e Modelit të Kompetencave të Lidershipit sipas Çitakut, për vendet kyçe të botës, studim ky qe kam bërë duke investiguar lider kyç në SHBA, Kanada, Britani të Madhe, Austri, Gjermani dhe Zvicër.
    • Themelimin e Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër
    • Themelimin e programit Doctorate in Medical Education në IGME, Calgary, Kanada
    • Themelimin e programit të parë në tërë botën: Master of Leadership in Dental Education, në RAK University, në Emiratet e Bashkuara.
    • Kyçja ime si supervisor në programin didaktik pasuniversitar në ETH, të Zvicrës.

    Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”? 

    Një vend më shumë probleme, të cilat mund të zgjidheshin po të kishim lider kompetent.

    Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm?  

    Nevoja jetike për të mbijetuar, elasticiteti ndaj stresit, sepse këtë të fundit e kisha përjetuar që kur kam ardhur në këtë botë. Shpirti luftarak i krijuar në vendlindjen time, në Drenicën heroike.

    Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

     Është një status i rëndë, i associuar më shumë vuajtje, peripeci, respekt jo adekuat, nënçmim, degradim, stigma, diskriminim, dhe nganjëherë më racizëm.

    Të gjitha këto i kam përballuar e tejkaluar duke besuar në vullnetin tim të zjarrtë ti tregojë botës se edhe ne shqiptarët dimë dhe duam të ecim përpara.

    Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar? 

    Shqiptarët duhet ta njohin vetveten, të besojnë më shumë në vetvete. Kur ti beson në veten tënde, ti do kesh mundësi të besosh edhe te dikush tjetër. Shqiptarët duhet të investojnë shumë e më shumë në ngritjen e kompetencave të lidershipit dhe inteligjencës emocionale (për më tepër shikoni këtë shkrim që kam botuar para ca kohësh: https://prointegra.ch/shpresa-e-avansimit-te-kombit-shqiptar-eshte-investimi-ne-lidership-dhe-inteligjencen-emocionale/)

    Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

     Shumëçka, por në radhë të pare të punohet në thyerjen e besimit të njëri tjetri. Ne duhet të mësojmë ta themi të vërtetën, mos të gënjejmë, mos të mashtrojmë. Nëse i mënjanojmë këto dy veti shumë të përhapura ndër ne, ne do rrisim besimin. Kur ka besim ka përparim, ndryshe jo. Të investohet në dije të besueshme dhe metoda të mësimit reflektiv dhe aplikues në punë.

    A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

    Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë janë duke e injoruar diasporën edhe pse këto dy shtete mbijetojnë falë ndihmës që vjen nga diaspora.

    E vetmja shpresë që Kombi ynë ka për të ecur përpara është thithja e diasporës në të gjitha sektorët e shteteve amë (për më tepër shikoni këtë shkrim që kam botuar para ca javësh: https://prointegra.ch/diaspora-shqiptare-e-shkolluar-ne-perendim-opsion-i-udheheqjes-ne-shtete-ame/

    Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

     Të ndihmojë liderët botërorë t’i mësojnë apo t’i avancojnë kompetencat e lidershipit.

    “The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

     Sfido veten tënde, të paktën 2-3 herë në javë. Merru më punë që sfidojnë truarin tuaj, sepse truri rritet duke u sfiduar.

    • Mos u frikëso nga jeta, edhe pse jeta sjellë edhe dhimbje.
    • Mendo pozitivisht dhe rrite elasticitetin kundër stresit.
    • Kurrë mos thuaj nuk mundem.
    • Puno më objektiva që janë të matshme dhe konkrete që mund t’i arrish më shumë mund dhe djersë.
    • Mos fajëso të tjerët për mossuksesin tënd, mos merr rolin e viktimës.
    • Njihe veten-tende.
    • Puno në ngritjen e Inteligjencës Emocionale, e cila mund të mësohet dhe është 80% garanci për sukses.

     The Albanian

     

     

     

     

    Previous Post

    Xherdan Shaqiri është i pakënaqur me minutat e pakta në fushë.

    Next Post

    O I GËZUEM, MOS U GËZO! O I IDHNUEM, MOS U IDHNO!

    Related Posts

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    by TheAlbanian.co.uk
    09/06/2020
    0

    Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    by TheAlbanian.co.uk
    22/05/2020
    0

    Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    by TheAlbanian.co.uk
    22/05/2020
    0

    Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    by TheAlbanian.co.uk
    12/04/2020
    0

    Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

    Next Post

    O I GËZUEM, MOS U GËZO! O I IDHNUEM, MOS U IDHNO!

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.