• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

Realiteti i hidhur/ Britania e Madhe e zhgënjyer nga Brexit

14/01/2021

Urrejtja e pakufishme e Edvin Kristaq Zografit ndaj Veriut!/Nga Sali Berisha

14/01/2021

A mund të infektohemi dy herë nga COVID? Studimi i ri në Angli, zbulon të dhënat e rëndësishme

14/01/2021

Aksident me 4 viktima në Rubik, shuhet familja nga Kosova! Në gjendje të rëndë një fëmijë i mitur

14/01/2021

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje

14/01/2021

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e Donald Trump

14/01/2021

Studimi paraprak, vaksina mbron ndaj varianteve të reja të koronavirusit

14/01/2021

Studimi: 90% të personave që kanë kaluar koronavirusin nuk infektohen më, por mund të përhapin sëmundjen

14/01/2021

Noti i fundit në Liqenin Trump – Nga Veton Surroi

14/01/2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 707 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

13/01/2021

Kaos në Bruksel, protestuesit djegin stacionin e policisë pas përleshjeve me oficerët

13/01/2021

Pelosi me akuza të rënda: Trump është i rrezikshëm

13/01/2021
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 15 January, 2021
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Realiteti i hidhur/ Britania e Madhe e zhgënjyer nga Brexit

    Urrejtja e pakufishme e Edvin Kristaq Zografit ndaj Veriut!/Nga Sali Berisha

    A mund të infektohemi dy herë nga COVID? Studimi i ri në Angli, zbulon të dhënat e rëndësishme

    Aksident me 4 viktima në Rubik, shuhet familja nga Kosova! Në gjendje të rëndë një fëmijë i mitur

    Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje

    SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e Donald Trump

    Studimi paraprak, vaksina mbron ndaj varianteve të reja të koronavirusit

    Studimi: 90% të personave që kanë kaluar koronavirusin nuk infektohen më, por mund të përhapin sëmundjen

    COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 707 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

    Kaos në Bruksel, protestuesit djegin stacionin e policisë pas përleshjeve me oficerët

    Pelosi me akuza të rënda: Trump është i rrezikshëm

    Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Diaspora

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    09/06/2020
    in Diaspora, Udhetimi im

    Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor në një ndër universitetet prestigjioze amerikane. Klajdi Bregu mbetet padyshim një ndër ambasadorët më të shkëlqyer të vlerave shqiptare në botë, tejet aktiv në adresimin e çështjeve të diasporës shqiptare dhe jo vetëm.

    Një “udhëtimi ” mbresëlënës dhe tepër fryëzues.

    Lajme teNjejta

    Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

    10/01/2021

    Njoftim për pasagjerët që vijnë në Tiranë nga Anglia/ “Respektoni karantinën, ose do përballeni me penalitete”

    08/01/2021

    “Me shami dhe shofere autobusi në Itali”: Historia e Bukuries, shqiptares nga Kavaja

    03/01/2021

    Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

    Për mua, vendimi për të studiuar ekonomi në nivelin e doktoraturës ka rrjedhur spontanisht, por vendimi për t’u bërë pjesë e akademisë ka qenë, padyshim, një vokacion i brendshëm. Isha në vitin e dytë në universitet, kur fillova të lexoj me shumë rreth ekonomisë, jashtë programit të shkollës. Në atë kohë u njoha edhe me Shkollën Austriake të Ekonomisë, e cila sjell një perspektivë ndryshe nga ajo që ne e quajmë “mainstream economics” (Ekonomia e rrymës qendrore – apo ekonomia si jepet në të shumtën e universiteteve). Kjo më rriti interesin për ekonominë, pasi tani po krijoja një ide më të qartë, duke pasur perspektiva të ndryshme.

    Më pas, në vitin e tretë, mora dy lëndë ekonomie me të njëjtin profesor. Këto lëndë ishin Ekonomi Eksperimentale dhe Sjellje Ekonomike. Materialet që u prezantuan në këto lëndë dhe aftësitë e profesorit për t’i dhënë këto, më tërhoqën shumë dhe më bindën plotësisht që të filloja doktoraturën për ekonomi.

    Gjatë programit të doktoraturës, bashkë me njohuritë për ekonominë, arrita të kuptoj edhe më shumë sa i rëndësishëm është edukimi ekonomik. Rrjedhimisht, kur mbarova doktoraturën, u përqendrova në vendet e punës në akademi dhe pata fatin t’i bashkohem Universitetit të Indianës në South Bend, në vitin 2017.

    Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

    Në aspektin profesional do të veçoja katër të tilla:

    Momenti i parë ka qenë pranimi në Kolegjin Perrotis në Selanik, i cili ndikoi në transferimin tim në SHBA në Universitetin e Arkansasit, dega Financë.

    Etapë kjo që shënon momentin e dytë timin të rëndësishëm në aspektin profesional.

    Momenti i tretë ishte pranimi në programin e doktoraturës për ekonomi. Momenti i fundit, i katërti, ishte oferta e punës që mora nga Universiteti i South Bend në Indiana, direkt mbas mbarimit të doktoraturës. Të gjitha këto etapa kanë ndikuar drejtëpërsërdrejti edhe në udhëtimin tim personal, pasi në çdo njërën prej tyre kam pasur fatin të njoh njerëz të kulturave të ndryshme, të udhëtoj në vende të ndryshme, duke më plotësuar akoma më shumë, si nga ana profesionale edhe nga ana personale.

    Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

     Për këdo që ka arritur sukses ka pasur shumë faktorë që kanë ndikuar. Për mua çelësi ka qenë të paturit të një qëllimi për ku doja të arrija dhe këmbëngulja për ta arritur atë. Rruga shpesh herë ka qenë me plot vështirësi, por të qenit i vendosur më ka ndihmuar shumë, sepse gjithmonë kam arritur të gjej një zgjidhje dhe të përshtatem me kohën dhe rrethanat. Që të arrish një sukses duhet të hapësh shumë dyer, por jo çdo derë në të cilën ne trokasim hapet, prandaj është e rëndësishme të mos heqim dorë asnjëherë.

    Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

    Sfida më e madhe për mua ka qenë përshtatja me jetën këtu në SHBA. Unë kam arritur në SHBA në gusht të vitit 2008 dhe në Fayetteville të Arkansas, ku isha, nuk kisha asnjë të afërm. Më është dashur që ta ndërtoj jetën nga fillimi. Pjesa shoqërore nuk ishte vështire sepse, duke qenë në universitet, mundësitë ishin shumë të mëdha dhe unë shumë shpejt pata një shoqëri të zgjeruar.

    Ajo që mua më mungonte më shumë ishte të kisha një mbështetje nga dikush që e njihte jetën aty dhe të më ndihmonte se si duhet të përgatitesha më shumë për jetën pasuniversitare. Edhe pse jam shumë i kënaqur për ku kam arritur, unë jam i bindur se mund të kisha ecur edhe më mirë nëse dikush do mund të më ndihmonte me këshillat e duhura gjatë asaj kohe.

    Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

     Njerëzit gjithmonë kanë tendencën që kur kthehen në kohë dhe bëjnë bilancin e vendimeve të marra, të gjejnë pakënaqësi. Nuk do te isha realist në qoftë se s’do e pranoja këtë, por përpos kësaj, jam mëse i kënaqur me vendimet e mia deri tani. Duke kthyer kokën mbas, shikoj që për gjërat me të vërtetë të rëndësishme kam bërë zgjidhjen e duhur për kohën dhe mundësitë që më janë dhënë.

    Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

     Unë nuk besoj se kam arritur ndonjë gjë që është e veçantë apo që nuk mund të arrihej nga dikush tjetër, megjithatë jam i kënaqur për pozicionin e punës që kam. Jam i kënaqur sepse në ditët e sotme, gjetja e një pune në akademi për degën time, të paktën në SHBA, po bëhet sa vjen e më e vështirë. Kërkesa për këtë pozicion pune është e ulët dhe në të njëjtën kohë oferta është e lartë. Për te vazhduar të ndërtoj karrierën time si akademik duhet të jem gjithmonë gati për kërkimet më të reja që tregu kërkon, por edhe për teknikat më të mira të mësimdhënies.

    Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

     Fjala atdhe sjell një ndjenjë që është e vështirë ta shpjegosh. Unë mendoj se dashuria për atdheun nuk është aspak racionale, por më shumë një ndjenjë që është brenda nesh. Kam kujtime shumë të bukura nga atdheu, aty kam kaluar fëmijërinë time. Kujtoj rrugët ku luaja futboll me shokët, lumin ku ne shkonim të laheshim fshehur prindërve, mbledhjet e shumta tek shtëpia e gjyshërve dhe takimin me kushërinjtë gjatë verës. Këto kujtime të vijnë me shpesh në mendje kur je larg.

    Por sot fjala atdhe për mua përfaqëson më shumë se thjesht vendlindjen, ajo përfaqëson identitetin tim, gjuhën, vlerat e traditat e lashta që kemi. Atdheu tani është një koncept që e lidh jo vetëm me familjarët e mi apo kujtimet e fëmijërisë, por me gjithë popullin. Kur mendoj për atdheun tani, mendoj për të gjithë njerëzit atje, shumica e të cilëve vuajnë akoma për gjërat më elementare. Kjo më sjell në mendje një nga thëniet më kuptimplota të presidentit Xhon Kenedi që thotë, “Mos pyet se çfarë ka bërë vendi yt për ty, por çfarë ke bërë ti për atë.” Vendi ynë ka nevojë për të gjithë ne, prandaj mendoj se ka ardhur koha që çdo njeri nga ne të bëjë përpjekje të ndihmojë atdheun sa më shumë të mundet.

    Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

     Ka shumë cilësi që më kanë ndihmuar për të arritur këtu ku jam, por ajo që do të veçoja është përkushtimi për punën. Në fillimet e mia këtu në SHBA më është dashur të punoj në mensën e shkollës, sepse si student nuk na lejohej të punonim jashtë ambienteve universitare. Kjo nuk ishte një punë e këndshme, sepse ishte e lodhshme dhe me një shpërblim jo shumë të mirë. Megjithatë, unë isha i kënaqur që më jepej mundësia të punoja gjatë studimeve.

    Kjo cilësi na vihet shpesh në dukje edhe nga të huajt që na kanë njohur. Mbase vjen nga fakti që në Shqipëri edhe një punë e thjeshtë është shumë vështirë për t’u gjetur. Vetëm para pak ditësh një kolegu im italian më përmendi të njëjtën gjë. I kishte lënë shumë përshtypje sa e donin punën emigrantët shqiptarë në Itali.

    Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

     Unë fjalën emigrant shpesh herë e krahasoj me fjalën “dënim”. Dënim sepse nuk ka qenë qëllim kryesor për asnjë nga ne që është larguar nga atdheu që të iknim, por në një mënyrë kemi qenë të detyruar. Kjo nuk do të thotë që nuk jam i kënaqur këtu ku jam, por thjesht kjo nuk është ajo që do doja. Unë nuk do kisha arritur kurrë këtu ku jam, të kisha këto njohuri që kam, të kisha këtë botëkuptim që kam po të mos isha larguar nga vendi. Megjithatë, do të ishte shumë herë më mirë nëse këto do mundja t’i arrija në atdhe.

    Përsa i përket eksperiencave negative që kam pasur, si pasojë e të qënurit emigrant, mund të veçoj eksperiencat gjatë kohës që kam jetuar në Selanik të Greqisë. Në një nga këto raste, madje policia kufitare greke më ka quajtur edhe “mafioz”, thjesht sepse për paaftësinë e tyre mua më doli një vulë që ishte shumë e rregullt, me probleme. Atë ditë jam kthyer dhe ditën tjetër arrita të kaloja pas shumë përpjekjesh për t’i bindur ata se unë nuk kisha nevojë të merrja vulë fallco për të hyrë në Greqi, meqenëse isha student me kartat e rregullta, i regjistruar në një universitet amerikan. Tjetër situatë ka qenë edhe me profesorët grekë, ku një pjesë e tyre na shihnin me sy tjetër, vetëm sepse ishim shqiptarë dhe të paktën në një rast ishte shumë e qartë që u penalizuam edhe në nota për këtë.

    Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

     Ne si popull kemi vlera shumë të mëdha dhe duhet të kemi më shumë besim tek aftësitë tona. Shoh shpesh brenda dhe jashtë vendit një inferioritet shumë të dëmshëm dhe të pabazuar në realitet. Ne duhet ta largojmë këtë inferioritet dhe duhet të krijojmë ura të mira komunikimi me njerëz që janë në Shqipëri. Të krijohen grupe të cilët mund të japin kontributet e tyre në fushat profesionale që kanë. Sot jetojmë në botën e internetit dhe çdo njeri është vetëm një lidhje me skype larg. Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit do të kemi më shumë; bashkëpunim dhe rezulatete të mira të cilat mund të ndikojnë edhe në jetën në atdhe.

    Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

     Është shumë e vështirë të zgjedhësh një gjë që duhet të ndryshojë në mëmëdhe, pasi ka shumë probleme që duhet të ndryshojnë. Megjithatë, unë do të veçoja ndërgjegjësimin dhe rritjen e vigjilencës së shoqërisë ndaj politikës dhe shtetit në përgjithësi. Edhe në vendet më të zhvilluara të botës politikanët, herë pas here veprojnë në kundërshtim me vullnetin e popullit, në këto raste duhet reagim i menjëhershëm për t’i ndaluar sa më parë. Fatkeqësisht, duke qenë një vend me demokraci të re, ne akoma nuk kemi krijuar një kulture demokratike. Ne shpesh duket sikur mendojmë që liria dhe të drejtat vijnë bashkë me fjalën demokraci.

    Ne, si popull, jemi shumë të aftë të reagojmë, kur liria na cënohet dhe merret me forcë nga jashtë, sepse për këtë kemi eksperiencë ndërshekullore. Mirëpo, kur liria na merret nga vetë politikanët tanë, duket se nuk jemi aq të përgatitur. Megjithatë, unë kam shpresë shumë të madhe se ka ardhur koha që ne të fitojmë lirinë tonë dhe të jetojmë me dinjitet si çdo popull tjetër evropian. Populli po zgjohet pak nga pak dhe po e kupton që vetëm ndërgjegjësimi dhe vigjilenca mund të sigurojnë që të jemi të lirë dhe të mos na preken të drejtat tona themelore.

    A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

     Këto 30 vjet qeveritë shqiptare nuk kanë dhënë asnjë mbështetje për diasporën. Dhe kjo ka ndodhur në një kohe kur diaspora ka dhënë një kontribut shumë të madh ekonomik në atdhe nëpërmjet remitancave. Ndërkohë që diaspora edhe është keqtrajtuar nga shtetet fqinjë, sidomos Greqia, qeveritë tona nuk kanë bërë asgjë për të dalë në mbrojtje.

    Për më shumë, politika e këtyre 30 vjetëve i ka mohuar diasporës të drejtën e votës. Kjo jo sepse nuk ka mundësi, por sepse nuk i leverdis. Shteti i Kosovës edhe pse me më pak eksperiencë se ne, i garantoi diasporës së tij të drejtën e votës. Nëse në 2021 diaspora nuk do mund të votojë përsëri, kjo do ndodhë vetëm sepse klasës sonë politike nuk i intereson, jo sepse nuk munden ta vënë në jetë këtë projekt. Kjo tani është e qartë më shumë se kurrë më parë.

    Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

    Plani im kryesor është të vazhdoj të ndërtoj karrierën time si ekonomist, këtu në SHBA, por në një të ardhme mbase të filloj të jap kontributin tim edhe në Shqipëri. Vendi ynë ka nevojë për edukim në çdo fushë, por fatkeqësisht universitetet tona janë në një nivel shumë të ulët. Kjo përfshin dhënien e mësimit por edhe botën kërkimore që është pothuaj inegzistente. Megjithatë, teknologjia sot na mundëson të mos jemi të kufizuar dhe unë do përpiqem që këtu të ndaj idetë ekonomike me këdo që është i interesuar. Unë së shpejti do filloj të bëj një seri videosh ku të shpjegoj koncepte të ndryshme ekonomike dhe të ndihmoj këdo që ka interes të mësojë më shumë për ekonominë.

    “The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekes online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

     Ne si komb e kemi treguar ndër shekuj që kur jemi të bashkuar dhe kemi një qëllim nuk ndalemi derisa ta arrijmë. Ajo që shohim sot në atdhe është se mundësitë për ndryshim janë të mëdha.

    Populli po bindet çdo ditë dhe më shumë se nuk mund të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë dhe të presim rezultat të ndryshëm. Ne kemi nevojë të kemi më shumë besim tek njëri-tjetri, të kemi më shumë respekt për veten dhe për bashkëkombësit tanë, si dhe të kemi më shumë angazhim në jetën në atdhe. Nëse ne bëjmë këto dhe luftojmë idenë e inferioritetit, që shpesh herë shprehet me shprehjet e rëndomta “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë,” ne do ia dalim.

    Duhet të hedhim sytë nga shembujt pozitivë, si në ditët e sotme, si dhe nga e kaluara jonë. Kemi plot njerëz sot në Shqipëri dhe diasporë, akademikë të mirëfilltë, profesionistë të mirëfilltë të cilët fatkeqësisht në mediet shqiptare nuk bëjnë shumë jehone, dhe jo për faj të tyre. Ne nuk kemi asgjë më pak se amerikanët, gjermanët, italianët e shumë vende të tjera, madje mund të kemi më shumë. Ajo që na ka munguar deri më sot është ndërgjegjësimi dhe eksperienca me demokracinë, por tani kjo fazë ka kaluar dhe po hyjmë në një fazë të rëndësishme ku populli është më i ndërgjegjësuar dhe vigjilent.

    Previous Post

    E fundit! Shqipëria në prag të izolimit të dytë?! Ja numri i rasteve të prekur me Covid në 24 orë! Zonat problematike

    Next Post

    KUJDES! Izolimi mund të kthehet nga neglizhenca

    Related Posts

    Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

    by TheAlbanian.co.uk
    10/01/2021
    0

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sor draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit...

    Njoftim për pasagjerët që vijnë në Tiranë nga Anglia/ “Respektoni karantinën, ose do përballeni me penalitete”

    by TheAlbanian.co.uk
    08/01/2021
    0

    Përmes një postimi në Facebook, bëhet thirrje për respektim të karantinës 14 ditore, nga ana e udhëtarëve që mbërrijnë në...

    “Me shami dhe shofere autobusi në Itali”: Historia e Bukuries, shqiptares nga Kavaja

    by TheAlbanian.co.uk
    03/01/2021
    0

    Në një botë ideale, historia e Bukurie Voka, një 37-vjeçare shqiptare nga qyteti i vogël i Kavajës që ndodhet disa...

    Reperi shqiptar Dijons Biba tregon me video si të hysh ilegalisht në Angli

    by TheAlbanian.co.uk
    29/12/2020
    0

    Një investigim i gazetës Daily Mail ka zbuluar dy video në Youtube të publikuara nga reperi Dijonis Biba përmes të...

    Next Post

    KUJDES! Izolimi mund të kthehet nga neglizhenca

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.