• Latest
  • Trending
  • All

Zeni, si alibi që i shërben Ramës

06/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Zeni, si alibi që i shërben Ramës

06/11/2014
in Opinion

Nga Andi Bushati

Axhami, i nxituar, ende i fryrë nga ish pushteti arrogant dhe tribal i të atit, Shkëlzen Berisha u fut në një debat që nuk është  aspak i tiji. Në fakt ai nuk ka hyrë vetë, por me lehtësinë e njeriut që punët ia kanë bërë të tjerët, thjesht ka rënë në kurthin që iu ngrit. Ky kurth i qe projektuar poshtërsisht nga “spin doctors-a” të sprovuar.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në këtë debat e thirri vetë kryeministri Rama, kur foli për Gërdecin dhe për standardin e ri që është ngritur pas 23 Qershorit. Qëllimi i Ramës ishte i qartë. Në konferencën e paramenduar dhe të paralajmëruar për shtyp të së martës, ai kishte dy synime. Fillimisht duhej të zbrazte mërinë popullore mbi një nënë të veshur me të zeza, që i dridhej buza dhe duart, që lutej për nënat e tjera dhe uronte që askujt të mos i ndodhte fatkeqësia e saj. Pikërisht kjo nënë që në një çast të vetëm kish humbur pothuajse gjithçka, dorëzoi për publikun edhe parzmoren e fundit që i kish mbetur: mandatin e saj të deputetit. Dhe e bëri live, në të nxehtë, duke fashitur mërinë dhe duke ngjallur keqardhje.

E gjitha kjo kishte një synim. Që pas saj ta merrte fjalën Edi Rama. Pas kësaj situate emocionale, ai nuk kishte pse të jepte llogari për ndërhyrjet për lirimin e parë të të akuzuarit për vrasjen. Ai nuk kishte as pse të përgjigjej më se përse policët e Tahirit  ia kishin falur disa muaj më parë kërcënimet me armë djalit të deputetes. I çliruar nga flakja jashtë e Luiza Xhuvanit, të cilën e vuri të luajë rolin e saj të fundit në politikë, Rama kishte një qëllim tjetër: t’u thoshte shqiptarëve se në erën e tij janë vënë standarde të reja morale. Se tanimë ka perënduar koha, kur vihet i gjithë shteti për të mbrojtur Zenin e kapur me presh në duar në Gërdec.

Pra synimi i tij ishte të jepte mesazhin: mos më krahasoni me standardet tuaja. Mos më krahasoni as me ato të demokracive perëndimore, ku djali i një të zgjedhuri është i barabartë me të tjerët para ligjit e ku nëse ai kapet me armë nga policia, çështja nuk arkivohet. Rama e dinte se këtu dilte zbuluar. Ndaj pasi nxori Luizën e mjerë për të shfryrë mllefin e publikut, ai bëri propozimin: më krahasoni me Berishën. Gjithsesi unë jam ku e ku më lart (pakrahasueshmërisht më lart) se fshehja e krimeve që ai bëri në Gërdec dhe në 21 Janar.

Pas kësaj ndërhyrjeje të kryeministrit, ky duhej të qe në fakt debati real i shoqërisë shqiptare: a duhet krahsauar Rama me standartet e Berishës, apo me standartet e dëshiruara nga 1 milionë votat që shembën të keqen e sistemit të doktorit?

Në pamundësi për të kapur standartin e dytë, në mënyrë perfide, Rama na ftoi drejt krahasimit të parë. Ai bëri ftesë që ballafaqimi mos bëhej mes tij dhe asaj pjese të shoqërisë që kërkon më shumë, që e tejkalon standartin e “plakut me antiplumb” dhe që i kërkon kryeministrit drejtësi dhe ligj të barabartë për të gjithë.

Pikërisht, përpara se ky debat të fillonte, në arenë nxitoi të hynte Shkëlzen Berisha. Ai i kërkoi kryeministrit aktual ato që pushteti i babait të tij jo vetëm nuk i kishte respektuar, por që në të kundërt i kishte përdhosur keqas. Kështu ai bëri fiks lojën e Ramës. Jo atë të krahasimit ideal të qeverisjes, por atë të krahasimit simetrik mes qeverisë së re dhe asaj të vjetër.

Në këtë moment të vështirë për të, alibi më të mirë për Edi Ramën nuk kishte. Mbështetësit e tij më të flaktë filluan ta zhvendosin debatin fiks këtu dhe për një moment u duk se shumëkush nga ata që kërkonin një standard më të lartë, do të gjendeshin jashtë loje.

Por, pikërisht ky është momenti që e gjithë ajo pjesë e shoqërisë që nuk pajtohet me idenë e pranimit të të keqes më të vogël, nga frika e një të keqeje më të madhe, duhet të ngrejë zërin. Ata mund ta durojnë Zenin t’u bëjë karshillëk nga java e modës në Paris, ku shkon të shëtisë të dashurën me përfitimet e nxjerra nga pushteti i kaluar. Ata mund ta tolerojnë Berishën të postojë foto në muzg nga vila në gjirin e Lalzit. Ata mund t’i ndjekin me indiferencë tribunët që flasin nga selia e PD, për të mburrur kohën kur konkurronin ekonomikisht me Gjermaninë. Nga e keqja ata mund të bashkëjetojnë me këtë bandë të së shkuarës. Por ata nuk mund të lejojnë kurrë, që ajo të bëhet pasqyra ku reflektohen standardet e së ardhmes. Ndaj Shkëlzeni dhe të ngjashmit e tij së paku duhet të heshtin. Askush nuk mund të sundojë më në Shqipëri, thjesht se është më i mirë se ata.

Previous Post

Musai i vret vetë

Next Post

Pakënaqësitë janë bërë të përgjithshme, kurse frika për ekzistencë është bërë dominante

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Pakënaqësitë janë bërë të përgjithshme, kurse frika për ekzistencë është bërë dominante

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.