• Latest
  • Trending
  • All

Musai i vret vetë

06/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Musai i vret vetë

06/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Edison Ypi

Ka një numër frikshëm të madh dhe në rritje të rinjsh që hanë, pijnë, vishen, mbathen, flenë, lahen, krihen, krekosen, por nuk duan, nuk dinë, dhe nuk bëjnë asnjë punë edhe po tua shtypësh kokën. Nuk lexojnë asnjë libër edhe sikur tua çash kafkën me kazëm. Në univesitet shkojnë vetëm për gallatë dhe për asgjë tjetër edhe po tua shkulësh gurrmazin. Rrinë gjithë ditën në kafene prejnga nuk i shkul dot asnjë vinç. Nuk kanë asnjë interesim për asnjë profesion edhe të gjitha kushtet po tua plotësosh. Femrat i kanë qef, por nuk u afrohen butë, bukur, si njerëz, por në mënyrë instinktive, si shtazë. Flasin sikur hungërrijnë me çerek fjalësh, gjysma frazash, zero kuptime, në një gjuhë që duket si gjuha e derrit dhe çakallit vetëm Shqip jo. Mbrëmjeve thithin hashish duke u llafosur rrëmujshëm për pare të mëdha, dallavere dhe hajdutllëqe, si mund të fitohen mliona të kollajta pa luajtur vendit, vetëm me dredhira, për shembull duke krijuar shoqata dhe organizata fantazma për të marrë grante të majme nga miku, miku i mikut, miku i mikut të mikut, ministri, deputeti, për të blerë me ato pare të vjedhura makina të shtrenjta dhe për të ndërtuar vila, për tu shoqëruar me femra të bukura në hotele dhe plazhe të shtrenjta. Mbajnë me vete kobure, dhe nëpër vende të caktuara fshehin kalashnikova. Ëndërrojnë për tu lidhur, dhe lidhen, me rrjetet e trafikut të drogës, vrasin për hiçgjë njëri-tjetrin nëpër lokale nate duke ja ulur çmimin e jetës së shqiptarit sa gëzhoja që mbetet në dysheme brenda pellgut të gjakut, e të tjera e të tjera. Tabloja përditë e më e errët me të rinj parazitë që pretendojnë gjithçka pa bërë asgjë, është rrënqethëse. Pyeta një baba, -Si ka mundësi që djali yt e kalon gjithë kohën nëpër lloto dhe bingo ? Çfarë bën ti si baba, i thashë për të ardhmen e djalit tënd ?! -Nuk kam çfarë të bëj për të ardhmen e djalit tim kur djali i tij nuk bën asgjë për të tashmen e vet. I kam thënë me mijëra herë që të mësojë ndonjë zanat, por s’më dëgjon. Tani e kam lënë në fat të vet. S’më bën më asnjë përshtypje, dhe nuk do ndjej aspak keqardhje nëse ndonjë ditë do ta vrasi ndonjë shoku i tij të cilit mund t’i ketë marrë borxh që nuk ja kthen dot. -Domethënë ti po pret që djalin tënd ta vrasi shoku i vet. -Po. Përgjigja tmerruese ma shtoi kureshtjen. I bëra të njëjtën pyetje një babai tjetër djali i të cilit, në shkollë shkon, por gjithë kohën tjetër e vret në Fejsbuk. Edhe ky baba më dha të njëjtën përgjigje. Nuk më intereson më djali, tha. S’ka ç’më duhet një parazit pa asnjë të ardhme që do më duhet ta mbaj mbi shpinë derisa të vdes. E kam lënë të ma vrasi dalngadalë Fejsbuku duke ja thithur trurin. Një nënë më tha se jo vetëm djalin, por edhe vajzën e rritur, të cilët të dy e shkojnë kohën në kafene, po priste t’i vriste kafeneja. Katër baballarë të tjerë rradhasi më thanë për djemtë e tyre, Hiç s’kam ç’i bëj hajdutit, po e lë të ma vrasi policia. Inshallah ma vret Zoti rrugaçin, të shpëtoj prej atij edepsizi që ma nxiu jetën. Nuk kam zemër t’ja fus vet thonjtë në fyt. Po e lë t’ma mbysi droga. Jam i qetë, bëra gjithçka ta largoj nga bixhozi por pa sukses. E kam lënë ta vrasi shoqëria. Ndodhet në mëhallën time një goxha market. Pronar i atij marketi është Musai. Marketi i Musait punon si sahati i hoxhës. Hapet dhe mbyllet në orare precize, asnjë problem, asnjë ngatërresë, heshtje, qetësi, rregull, mirsjellje, pastërti. Musai ka tre djem. Marshalla të tre. Njëri më i fuqishëm e më i shëndetshëm se tjetri. Tre djemtë e Musait merren me furnizime, bëjnë hesapet, ruajnë rendin, qetësinë, pastërtinë. Ata sot janë nga 25 në 30 vjeç. Në pak vite, u martuan njëri pas tjetrit të tre. Vijnë e ikin partitë, ndërrohen pushtetet, Musai, marketi i Musait, biznesi i Musait, djemtë e Musait, për bukuri. Musai me gruan e vet, dhe djemtë e Musait me familjet e tyre, me makinat e tyre, bashkë me nuset dhe fëmijët e vegjël, pas punëve në market dalin shetitje, pijnë kafe. Meqënse me Musain i kam dy pare muhabet, e pyeta një ditë, -O Musa, të lutem më thuaj, cili është sekreti, që biznesi yt, marketi yt, familja jote, shkojnë të gjitha vaj, nuk keni asnjë problem. Të rinjtë e sotëm rrinë gjithë kohën nëpër kafenera, nëpër bingo, thithin hashish, s’bëjnë asnjë punë. Si e ke zgjidhur ti këtë problem me djemtë e tu që janë aq puntorë, aq të displinuar, aq familjarë ? Çfarë magjie u ke bërë ti djemve të tu që s’bëjnë gëk por vetëm zbatojnë përpikmërisht urdhërat e tua ? Si ka mundësi që djemtë e tu nuk lozin lloto, nuk venë në disko, nuk bëjnë sherr, nuk i arreston policia, nuk i budallalleps hashishi, nuk i vret shoku, nuk ja thith trurin Fejsbuku ? Të lutem mos më le me vdek pa ma tregu këtë sekret. -I kam zgjidhur me kohë këto probleme, tha Musai. Mes meje dhe djemve të m’i ska policira, fejsbuka, droga, e më the e të thashë. Ua kam bërë të qartë se i pari që do ma bëjë fjalën dysh, do ta vras me dorën time. Nëse, pasi ta vras të parin, njëri prej të dyve që do mbeten gjallë ende nuk do ketë zënë ment, do ta vras edhe atë pa mu dridhur dora. Po kështu do veproj edhe me të tretin. Skanë ç’më duhen as mua as vetes nëse s’më binden. Edhe kopeja e deleve e ka një dash me brirë që i prin. Dashi i familjes time jam unë. Deshët e familjeve të tyre janë djemtë e m’i. -Domethënë ti Musa nuk pret që djemtë e tu t’i vrasi shoqëria, fejsbuku, policia, droga, kafeneja, por i vret vet ? -Po. Pa më lëvizur qerpiku. Këtë e di unë më mirë se e ka ditur babai im. E dinë djemtë e mi më mirë se unë. Do ta dinë më mirë se djemtë e m’i, djemtë e djemve të m’i. -Musa, Të lutem mos u tut. Vazhdo vriti vetë djemtë e tu. Është mënyra më e mirë që ti dhe djemtë e tu, Shqipëria dhe shqiptaria, të jetojnë në jetë të jetëve pa i gjetur kurrë asnjë bela’. – See more at: http://www.noa.al/artikull/musai-i-vret-vete/450896.html#sthash.VDzzZUPi.dpuf

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Lirohen tre serbë,akuzoheshin për krime lufte

Next Post

Zeni, si alibi që i shërben Ramës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zeni, si alibi që i shërben Ramës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.