• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Andi Hoxhaj: “Vota e diasporës ka larguar nga sistemi politikanë të korruptuar, madje edhe parti tradicionale …”

23/04/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 27 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

“Udhëtimi im” – Andi Hoxhaj: “Vota e diasporës ka larguar nga sistemi politikanë të korruptuar, madje edhe parti tradicionale …”

23/04/2019
in Opinion, Udhetimi im

Është larguar 16 vjeç nga Vlora dhe këtë vit, në shtator, bën plot 15 vjet në Londër. Ka kaluar një pjesë të fëmijërisë në München, me prindërit pas rënies së komunizmit dhe më pas në Londër ku ndoqi studimet e larta. Ka spikatur fort në Universitetin ku ka studiuar, pasi vetëm kur ishte 25 vjeç ai u bë pedagog ku jep sot të Drejtën Administrative, të Drejtën Europiane dhe Politikat e BE në Fakultetin e Drejtësisë, në Univeristy of Warwick në Britaninë e Madhe, madje punimet e tij shkencore të merren si referencë edhe nga Parlamenti Britanik. Me të drejtë ai sot është një nga shqiptarët e suksesshëm në Botë, një pedagog dhe shkencëtari  ri që synon më lart dhe jep ide dhe mendime sesi të ecë përpara edhe atdheu i tij, pavarësisht të mirave dhe të këqijave, sepse, siç thotë Andi, “atdheu është vendi ku ne kemi lindur dhe duhet ta duam dhe të kontribuojmë sado pak me punën dhe angazhimet tona”. Dhe këtë mundësi ia dha Britania e Madhe, që sipas Andit, “ është nga të rrallat vende ku në qoftë se ekziston dëshira e mirë dhe puna e palodhur, mund t’ia dalësh, pavarësisht prejardhjes, mbiemrit apo zonës ku jeton”. Andi Hoxhaj është shndërruar padyshim në një nga ambasadorët më të shkëlqyer shqiptar në Britani dhe më gjerë.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Zgjedhja erdhi në mënyrë të natyrshme, pasi gjatë kohës që punoja me doktorarurën, fakulteti më ofroi mundësinë të jepja mësim lëndën “Të drejtat dhe politikat e BE”, e me pas “[Të] Drejtën Administrative”. Gjithashtu, gjatë kohës kur studioja masterin, për një periudhë kam qenë asistent ligjor tek “Westminster Citizens Advice Bureau Service”, ku kuptova se doja të zgjidhja një pune e cila do kishte vlerë dhe impakt në shoqëri. E ndiej si kënaqësi t’iu jap mësim brezave që ndoshta do të kontribuojnë në përmirësimin e të ardhmes, apo me anë të kërkimeve të mia shkencore të kem një ndikim sado të vogël në përmirësimin e politikave të shtetit ligjor. Tek e fundit, këto janë gjërat që vlejnë në jetë, pasi kjo e fundit është mjaft e shkurtër.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj dhe disa nga momentet e bukura?

Në gjithë këto vite, sigurisht që momentet e bukura nuk kanë munguar, shpesh këto të kaluara në praninë e njerëzve më të dashur. Një prej këtyre momenteve është diplomimi i doktoraturës verën e kaluar. Ishte mbyllja triumfale e një rrugëtimi të gjatë akademik dhe jam mjaft i lumtur që e ndava me familjarët e mi, të cilëve do t’iu jem përherë mirënjohës për suportin e tyre. Disa momente të tjera të lumtura kanë qenë kur Universiteti i Warwick më ofroi të jepja mësim, kur unë isha vetëm 25 vjeç, ndërsa këtë pranverë Akademia e Shkencave e Britanisë së Madhe më nderoi me një çmim prestigjioz “British Academy Rising Star Engagment Award” për kërkimet e mia shkencore. Së fundmi, kam pasur mundësinë të takoja ish- Sekretaren e Shtetit Amerikan, Madeleine Albright. E dëgjova të fliste për librin e saj të ri, “Facism: A Warning”, i cili trajton zhvillimin e hovin që rryma fashiste ka marrë vitet e fundit. Pata mundësinë të merrja një kopje të librit të saj, të nënshkruar nga ajo vetë, e cila me tha se popullin shqiptar e ka përzemër, ndërsa unë nuk kisha si të mos e falënderoja për ndihmën e saj për shqiptarët e Kosovës, gjatë periudhës së luftës, kur ajo ishte Sekretare Shteti.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Nuk mendoj se ka një të tillë, pasi situata të ndryshme kërkojnë plane të ndryshme veprimi për të pasur sukses, por do të përmendja të qenurit kërkues ndaj vetes, sistematik, i dedikuar ndaj asaj që bën, e të punosh për atë që synon të arrish. Por gjithmonë duhet të ketë një balancë, në mënyrë që të kesh një jetë të shëndetshme. Duhet të qëndrosh pranë njerëzve që nxjerrin më të mirën tek ti, të shijosh ato që qyteti në të cilin jeton të ofron, të argëtohesh me gjërat që të pëlqejnë e të japin lumturi. Por, mbi të gjitha, duhet të kesh pasion për atë çka bën.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Si çdokujt, jeta nuk m’i ka kursyer as mua zhgënjimet e vështirësitë. Jeta në Britani thjesht ka shtuar sfida të varieteteve të ndryshme, si refuzimet për punë apo për grante studimesh shkencore, e deri tek vështirësitë për të marre lejen e qëndrimit përgjithmonë. Midis së gjithash do të theksoja vitin e fundit të doktoraturës, i cili ishte i mbushur me pasiguri e paqëndrueshmëri, si rrjedhojë e Brexit. Ndryshimet që solli në fushën time, atë të të drejtave e politikave të BE, çuan në limitimin e vendeve të punës, gjë kjo që sjell mjaft shqetësime për një person që ka studiuar e punuar fort për një periudhë të gjatë larg atdheut. Por të gjitha këto, e shume të tjera ishin një leksion se jetë pa sfida nuk ka, e rëndësishme është të ngrihesh përsëri e ta provosh përsëri, askush nuk e ka për detyre të të ndihmojë, duhet të jesh ti i gatshëm të përballesh me problemet e të përpiqesh të dalësh më i fortë nga momentet e vështira.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Atdheu është shtëpia jonë, identiteti ynë, ai që na jep emrin shqiptar. Pavarësisht të mirave dhe të këqijave, atdheu është vendi ku ne kemi lindur dhe duhet ta duam dhe të kontribuojmë sado pak me punën dhe angazhimet tona. Çdo gjë e mirë është kontribut ndaj vendit ku jetojmë. Për mua është dhe vendi ku kam shumë të dashur dhe ka një vend të veçantë në jetën time.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Dashuria për Atdheun dhe lidhja me Shqipërinë është individuale për këdo, por familja luan një rol të madh, se si e ruan traditën dhe kultivon marrëdhëniet që krijon me Shqipërinë. Për mua kjo ka qenë e thjeshtë, pasi jam larguar në moshën 16-vjeçare dhe kam shumë kujtime nga vendlindja dhe të shkosh, të paktën, dy herë në vit, edhe kjo e bën më të lehtë për të mbajtur kontakte. Por që kur kam filluar PhD, e kam përshirë dhe Shqipërinë në studimet e mia dhe kjo më ka ndihmuar që të mbaj lidhje më të ngushta. Besoj se si shumë shqiptarë të tjerë kam qenë kërkues në atë çfarë kam kërkuar dhe kjo më ka ndihmuar për të ecur përpara. 

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Fjala dhe konotacion “emigrant” nuk më pëlqen aspak, pasi implikon që jemi ndryshe dhe, për fat të keq, në vitet e fundit populsitët në Evropë dhe në botë e kanë përdorur për të na diferencuar nga njëri-tjetri. Personalisht nuk e kam ndier apo të kem pasur pasoja në zhvillimin tim, por është e natyrshme që ka pasur peripecira, pasi Shqipëria nuk është një vend i Bashkimit Evropian dhe ka shumë limitime për shkak të shtetësisë. Shpresoj që kjo të ndryshojë se nuk është e mirë që akoma pas gati 30 vitesh që ka rënë komunizmi, shqiptarët vazhdojnë të trajtohen ndryshe, vetëm për shkak të shtetësisë që kanë dhe uroj që kjo mendësi të ndryshojë.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Natyrisht që po! Por mendoj se duhet të ketë ndryshime njëherë në mendësi, pasi shumë nga ne jemi individualë dhe jo bashkëpunues në formë kolektive. Gjithashtu duhet të jemi më bashkëpunues për kauza të përbashkëta, por duke qenë se ne jemi një shoqëri shumë e politizuar, kjo na bën që të jemi dhe më të tërhequr, nga frika që mos të përdoremi. Sidoqoftë, jam shpresaplot që, nëse gjejmë forma dhe dëshirën, mund të rrisim bashkëpunimin ndërshqiptar.

 Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Ka shumë gjëra që duhen ndryshuar, por do të veçoja disa, që e drejta e pronës, sistemi zgjedhor dhe liria e tregut janë disa nga shtylla më kryesore që duhen ndryshuar dhe përmirësuar. Pa pasur të drejtën e pronës dhe me gjithë ato probleme që ka sot, nuk është aspak tërheqëse për investitorët e huaj dhe ata shqiptarë të Diasporës. Kodi zgjedhor është një monopol kryesisht i kryetarëve të partive dhe le shumë pak hapësira për të pasur më shumë zgjedhje për përfaqësuesit që dëshiron të kesh. E fundit, ekonomia jonë akoma vazhdon të jetë monopol i disa familjeve dhe kjo e bën gati të pamundur për të lejuar konkurrencën e lire në treg për lojtarë të rinj, me ide ose produkte të reja, që mund të vijnë nga shqiptarët e Diasporës, por dhe ata që janë në Shqipëri.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Qeveria aktuale kë marrë disa nisma dhe ka dashur të jetë më e angazhuar me diasporën dhe kjo meriton të përshëndetet. Por ndofta modalitet se si të përfshihet më shumë Diaspora, mund të përmirësohen dhe ka vend akoma për të bërë një politikë më të qartë me diasporën. Por unë do të veçoja që vota e diasporës duhet t’u mundësohet bashkëkombësve tanë, pasi jemi nga vendet më të pakta në Europë që nuk i lejojmë të jenë pjesë e procesit të zgjedhjeve në votimet. Nëse shqiptarët në diasporë do kenë mundësinë që të marrin pjesë në zgjedhje, do ishte një vlerë shumë e shtuar për përmirësim e demokracisë dhe ka për të dhënë më shumë jetë edhe shoqërisë civile që është gati e papëshë aktualisht. Përvojat në rajon kanë treguar që vota e diasporës ka larguar nga sistemi politikanë të korruptuar dhe madje kanë nxjerrë dhe jashtë sistemit parti tradicionale dhe u ka dhënë jetë alternativave të reja. Në zgjedhjet e radhës vota e diasporës duhet të bëhet realitet dhe t’u jepet mundësia 1.4 milion shqiptarëve të votojnë – është shumë arbitrar modeli aktual, pasi remitancat e diasporës janë një faktor i madh në ekonominë e Shqipërisë, por nga ana tjetër nuk kanë asnjë instrument politik për të influencuar, se si politikat e vendit duhet të bëhen, apo nga kush do përfaqësohen.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Momentalisht jam duke punuar me librin tim të parë që është një punë e gjatë nga kërkimet e doktoratës dhe e kam në plan që ta publikoj në vjeshtë të këtij viti. Gjithashtu jam duke planifikuar një punë të re kërkimore për 2020 dhe do ketë në fokus të ardhmen e Ballkanit në Evropë, ku shpresoj që do kem edhe botime mbi këtë studim. Kam dëshirë që në vitet e ardhshme të thelloj më shumë punët e mia kërkimore dhe ndofta të gjej mundësinë që të praktikoj drejtësinë edhe jashtë botës akademike. Kurse nga ana personale kam dëshirë që të vizitoj të gjitha 7 mrekullitë e botës, në 5 vitet e ardhshme.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

Do t’u thosha që kurrë të mos e humbasin në vetvete shpresën, se më e mira nuk ka ardhur ende, sado e vështirë të jetë situate e tyre. Duhet të kujtohen gjithnjë se nga vijnë dhe se është arritje që janë në Britaninë e Madhe. Ndonjëherë është e lehtë të bëhesh egoist e cinik e të kërkosh pafundësisht më shumë, por duhet të pranosh se jeta jetohet duke hedhur një hap përpara çdo dite. Dhe në ato ditë kur progresi kthehet në regres, duhet të vazhdosh të përpiqesh e të kënaqesh për të bërë maksimumin tënd. Secili ka një rrugë të veçantë për të ndjekur. Dy persona nuk janë asnjëherë njësoj, ndaj duhet të fokusohemi tek vetvetja dhe të ndjekim ritmin tonë. Të rinjtë do t’i këshilloja të punojnë me veten, të zhvillojnë aftësitë e tyre, të nxiten nga sensi i punës e të mos joshen nga grupet kriminale që ofrojnë mënyra të shpejta për të bërë para. Statistikat e Home Office, fatkeqësisht tregojnë se ka një numër shumë të lartë të rinjsh shqiptarë në burgjet e Britanisë, të cilët kanë shkatërruar jetët e tyre, duke u përfshirë në afera të jashtëligjshme, shpesh duke menduar se kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë. Sipas mendimit tim, Britania e Madhe është nga të rrallat vende ku në qoftë se ekziston dëshira e mirë dhe puna e palodhur, mund t’ia dalësh, pavarësisht prejardhjes, mbiemrit apo zonës ku jeton. E di fort mirë se historia ime nuk do të kishte qenë e njëjta sikur të mos isha në Britani, ndaj i jam shumë mirënjohës këtij vendi.
Petrit Kuçana The Albanian

Post Views: 209
Tags: Andi HoxhajAnglia
Previous Post

Sot dy dekada nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës

Next Post

“Udhëtimi im” – Nezir Kraki: “Qeveritë tona duhet të dalin nga logjika politike kur i qasen diasporës”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

“Udhëtimi im” – Nezir Kraki: “Qeveritë tona duhet të dalin nga logjika politike kur i qasen diasporës”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.