Barometri më i saktë sesa Serbia dhe serbët janë të “gatshëm” dhe të “vullnetshëm” për t’u pajtuar me shqiptarët, është kjo parullë raciste dhe fashiste serbe “UBIJ, ZAKOLJI, DA SHIPTAR NE POSTOJI”, e brohoritur në kor nga 30 mijë shikues në stadiumin “Partizan” të Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, të cilët dogjën edhe Flamurin kombëtar shqiptar.
Jo vetëm Enver Hoxhaj (ministër i Jashtëm), por të gjithë shqiptarët e Kosovës, janë dakord, që të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe paqësore me Serbinë, por kjo varet vetëm nga Serbia, kur ajo të jetë e gatshme ta njohë Republikën e Kosovës, ashtu sikurse 108 shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare, atëherë, do të fillonte një kaptinë e re historike në krijimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht ndërmjet dy popujve (shqiptar dhe serb) në Ballkan. Ndryshe pajtimi do të mbetet vetëm një imperativ dhe iluzion i politikës dhe i diplomacisë ditore shqiptare.
Por deshëm apo jo, duhet pranuar faktin se pajtimi i shqiptarëve me serbët është një pikëpyetje e madhe derisa qarqet ultranacionaliste, raciste dhe fashiste zyrtare dhe jozyrtare serbe (edhe pas vdekjes së kryekriminelit Slobodan Milosheviq ne burgun hetimor të Tribunalit të Hagës në Shevingen të Holandes, më 11.03 2006), sepse , para gjithë botës, po kërkojnë vrasjen, therjen dhe shfarosjen e shqiptarëve- UBIJ ZAKOLJI DA SHIPTAR NE POSTOJI, ashtu sikurse brohoriten në kor mbi 30 mijë shikues në tribunat e stadiumit “Partizan” të Beogradit, të cilët dogjën Flamurin shqiptar, si dhe me pas, një pjesë e tyre vërshoi në fushën e lojës, ku se bashku me forcat policore dhe te sigurimit i rrahën dhe i lënduan disa futbollistë të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen Serbi – Shqipëri për kualifikimet e kampionatit evropian të futbollit me 2016.
Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?
Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...















