• Latest
  • Trending
  • All

Humbësit e Atdheut

28/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Humbësit e Atdheut

28/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

I vetmi grup emigrantësh që kriza e ka goditur më shumë se vetë grekët vendës, janë shqiptarët. Sigurisht, shqiptarët për shkak të afërsisë kohore me varfërinë, janë me të sprovuar me vështirësitë, gjithmonë në krahasim me grekët. Nga njëra anë rezistojnë më tepër, si gjithë emigrantët, sepse mjaftohen me më pak, por nga ana tjetër vuajnë në mënyrë të shumëfishtë.  Kjo shpjegohet për dy arsye. Arsyeja e parë e natyrës më specifike është se një masë e konsiderueshme emigrantësh shqiptarë krahasimisht më e madhe sesa grupet e tjera të emigrantëve që prej fillimit u punësua në sektorin e ndërtimit, që sot aktualisht është në krizë.  Arsyeja e dytë është e përgjithshme dhe paraqet interes më të madh, ndërkohë që nuk është shumë e dallueshme nga të gjitha grupet e emigrantëve të ardhur, shqiptarët janë ata të cilët që prej fillimit demonstruan rendimentet më pozitive të integrimit në shoqërinë greke, si në nivel të ngjitjes klasore, ashtu edhe në atë të përshtatjes kulturore dhe gjuhësore. Dhe është pikërisht kjo që tani po u kushton më tepër.Rezultati është që grupi, që si i tillë realizoi hapat më spektakolarë në ngjitjen e hierarkisë së formacionit social grek, është edhe më i ekspozuari ndaj papunësisë dhe krizës. Tashmë, ashtu si brezi i parë i emigrantëve të mirëfilltë, po aq edhe brezi i dytë i fëmijëve që u lindën këtu, filluan të vendosin objektiva të lartë, sigurisht, shumë më të lartë nga ata kur sapo erdhën në Greqi. Kriza, që në thelb dhe përgjithësisht zhduk shtresën e mesme, po bën të njëjtën gjë edhe me një pjesë të madhe të emigrantëve: me ata që me vështirësi arritën të ngjiten më lart. Ky ishte momenti kritik, që largoi në mënyrë të shfrenuar, madje makute, përfshirjen në shoqërinë greke. Nga ana tjetër, kriza e ekspozoi këtë grup shoqëror përpara përjashtimit social dhe ekonomik dhe rikthimit te varfëria, situata që i konsideronte të lëna pas në të kaluarën. Ky rend i ri jetese e përmbysi në mënyrë drastike programin e jetës të një pjese shumë të rëndësishme familjesh shqiptare që kanë emigruar në Greqi në një kohë që  ta shpreh më thjesht- disi kishin filluar të rehatoheshin. Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme rezulton se papunësia e shqiptarëve në Greqi arrin tashmë në 40%, fakt që e bën jashtëzakonisht të vështirë qëndrimin e tyre në Greqi, qoftë në qendrat urbane, qoftë në ato rurale. Fqinjësia gjeografike dhe mundësia e një qëndrimi transit në njërin apo tjetrin shtet, me punësim sezonal, kanë çuar në krijimin e një rryme të madhe riatdhesimi shqiptar. Njëra pas tjetrës, familje shqiptare po lënë Greqinë, duke u kthyer në fshatrat e tyre, ku tashmë po jetojnë. Distanca është thuajse e barabartë me fshatrat grekë, në të cilat kthehen edhe banorët e Athinës. Riatdhesimi i shqiptarëve ka, përveç pasojave ekonomike, edhe pasoja shumë të rëndësishme demografike dhe sociale për Greqinë. Siç dihet, një pjesë e konsiderueshme e kësaj popullate, me vendosjen e saj, qoftë në zona pothuajse të braktisura rurale greke, qoftë në zona urbane që ishin në dekadencë, kontribuoi në mënyrë të rëndësishme në ripërtëritjen moshore të këtyre zonave, në funksionimin e shkollave, kafeneve, dyqaneve ushqimore, e kështu me radhë. Këto tashmë ndodhen në rënie. Një pjesë nga më të integruarat e emigrantëve shqiptarë në Greqi po largohet. Dhe po paguan shumë shtrenjtë haraçin e integrimit në Greqi dhe të afërsisë me atdheun e vet. Prindër shqiptarë po ikin, duke u ndier emigrantë për së dyti, kësaj here në atdheun e tyre, ndërsa fëmijët që u rritën këtu, po e përjetojnë ikjen si një makth absolut. Për këta fëmijë Shqipëria nuk do të thotë shumë. Grekët, të zënë në siklet, vështrojnë shqiptarët që po ikin, ashtu siç i vështronin kur vinin, në fillim të dhjetëvjeçarit të ‘90-s. Kështu është jeta. E padiagnostikuar…..Pas shumë vitesh, aty ku sheh se i huaji “u ngjiz” në një mjedis fillimisht armiqësor dhe filloi të mësohet me të, ai rigjendet i flakur nga ai mjedis të cilin, pavarësisht vështirësive të shumta, arriti dhe e përvetësoi. Dhe vendësi sheh në ikjen e të huajit të ardhmen e pafat të shtegtimit të vet.Proletarët vërtet “nuk kanë atdhe”, por fitojnë një atdhe. Dhe gjithashtu, e humbasin atë.

Pedagog në Universitetin Panteion të Athinës dhe zëvendëspresident i Federatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (FIDH)

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Traktati me Serbinë, iluzion i atyre që i është bërë mendja ‘Beograd’

Next Post

Pasqyra e shtypit (28 tetor 2014)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pasqyra e shtypit (28 tetor 2014)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.