Ndaj rritjes së çmimit të energjisë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Berisha bën me dije se kjo rritje e çmimit të energjisë vjen për shkak të marrëveshjes së tyre korruptive me CEZ, të vjedhjeve të tyre të mëdha me importin e energjisë si dhe për shkak të vjedhjeve në menaxhimin e ndërmarrjeve energjitike nga drejtues të tyre që janë dënuar më parë me burg për vjedhje, korrupsion apo trafiqe “Rama mbledh në Tiranë kongresin policor të energjisë! Të dashur miq, pasi dënoi çdo qytetar me 1.1 milionë lekë për shkak të tërheqjes nga arbitrazhi për çështjet me CEZ, për të cilat avokati ndërkombëtar garantonte fitoren, dhe pasi rilindi faturën aforfe dhe dyfishoi në një vit humbjet dhe vjedhjet e energjisë, Rama mblodhi sot kongresin kombëtar policor për energjinë. Në këtë kongres, tipik për shtetin policor, Rama dhe dështakët e tij me kërcënime për qytetarët, me policë, hekura, arrestime e burgime, menduan të mbulojnë rritjen me 71% të çmimit të energjisë sipas vet ERE për 2.1 milionë qytetarë. Kjo rritje rrënuese për familjet shqiptare vjen për shkak të marrëveshjes së tyre korruptive me CEZ, të vjedhjeve të tyre të mëdha me importin e energjisë si dhe për shkak të vjedhjeve në menaxhimin e ndërmarrjeve energjitike nga drejtues të tyre që janë dënuar më parë me burg për vjedhje, korrupsion apo trafiqe. Këto vjedhje kanë sjellë dyfishimin e humbjeve krahasuar me një vit më parë. Qytetarë, çmimi i energjisë, të cilin në 5 vjet me radhë nuk e rritëm, këtë vit dhe në vazhdim, sipas programeve të ERE, duhet të ulej pasi ai është më i lartë se shumica e vendeve të rajonit. Me rritjen e re të çmimit të energjisë ky çmim në terma reale bëhet 50 – 200% më i lartë në Shqipëri sesa në të gjitha vendet e kontinentit, ndërkohë që kostoja e prodhimi i saj është më e ulëta në Europë. Qytetarë, ju ftoj t’u dilni zot dhe të mbroni interesat tuaja! “, shkruan Berisha.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















