• Latest
  • Trending
  • All

Stimul monetar, fiskal dhe reforma strukturore–aplikohen dot njëkohësisht?

11/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Stimul monetar, fiskal dhe reforma strukturore–aplikohen dot njëkohësisht?

11/10/2014
in Opinion

Në teorinë ekonomike, “politika e tri goditjeve të menjëhershme apo tri shigjetave” konsiderohet si një risi, si një rrugë e re që “devijon” nga paradigmat standarde që përdorin zakonisht ekonomistët kur është fjala për masat dhe politikat ekonomike, qofshin këto emergjente në kohë krizash apo edhe politika normale zhvillimi. Kështu p.sh., rëndom në tekstet e ekonomisë nënvizohet se politikat monetare nuk shkojnë në të njëjtin sens me ato fiskale, se vendi i lënë bosh nga mungesa e stimulit fiskal plotësohet nga stimuli monetar, se politikat fiskale relaksuese dhe inflacioni i lartë luftohen me politika monetare shtrënguese etj. Por, edhe në teorinë ekonomike novacionet nuk mungojnë. Teori dhe praktika të reja eksperimentohen për të zgjidhur situata të vështira ekonomike e financiare. I tillë është debati mbi “guximin japonez” për të tentuar një rrugë apo formulë të re lufte kundër deflacionit dhe rritjes mediokre ekonomike tashmë mbi 15-vjeçare. Dhe kjo quhet “Abenomics”, teori dhe praktikë apo politikë ekonomiko-financiare që ka ngjallur debate e analiza të shumta në mjediset ekonomike e financiare në vende të ndryshme të botës. A mund të pranohet kjo si një formulë e re ekonomike për vendet që vuajnë nga deflacioni, inflacioni i ulët i instaluar për një kohë të gjatë, që kanë rritje ekonomike të ulët etj.? A mund t’u rekomandohet ajo vendeve në zhvillim a atyre të varfra?

Që prej krizës së vitit 1997, ekonomia dhe financat e Japonisë u gjendën në një situatë preokupuese: rritje ekonomike e ulët në nivelet 0-1%, deflacion dhe inflacion negativ, borxh i jashtëm në përmasa të jashtëzakonshme ose një rekord botëror duke arritur në 240% të PBB, ekonomi në stanjacion, eksporte të lëkundura dhe gjithnjë e më pak kompetitive të shoqëruara me një bilanc tregtar problematik,  vështirësi gjithnjë e më të mëdha për të përballuar aktorët e rinj ekonomikë rajonalë si Kina dhe Koreja e Jugut etj. Mbas krizës financiare globale të vitit 2008, këto mund të ishin dhe janë shumë mirë dhe simptomat e shumicës së vendeve të zhvilluara apo në zhvillim të botës. Në dhjetor të vitit 2012, Kryeministri i sapozgjedhur japonez, Shinzo Abe, duke iu referuar politikave neoliberale të Presidentit amerikan të viteve 1980, Ronald Reagan dhe platformës së tij “reaganomics”, shpalli ambicien për një politikë të re “të ringjalljes ekonomike japoneze”, e cila u quajt “Abenomics” dhe u perceptua gjithashtu edhe si “politika e shansit të fundit”.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Por, megjithëse këto dy lloj politikash janë pothuajse të kundërta përsa i përket qëllimeve dhe mjeteve që përdorin, ato afrohen në një pikë: nevojën për të braktisur politikat e vjetra ekzistuese dhe vendosmërinë për të luftuar kundër një problemi të identifikuar qartë. Abenomics-i u perceptua si imazhi i “tri shigjetave”, secila prej të cilave me destinacion “goditjen” e një objektivi specifik: politikë monetare lehtësuese duke shtuar masën monetare në qarkullim, politikë fiskale aktive dhe rilançim i investimeve publike dhe reforma strukturore që synonin rritjen e eksporteve, privatizime të rëndësishme dhe derregullimin e tregut të punës. Qëllimi: “dalja nga situata deflacioniste dhe rikthimi i rritjes ekonomike”. Shqetësimet, instrumentet dhe objektivat e saj përputheshin me shqetësimet e gjithë vendeve të zhvilluara të botës, me preokupimet e mjaft institucioneve ndërkombëtare e financiare si FMN, BB, OECD, BE, BQE, FED etj. A ishte “politika e tri shigjetave” një recetë që duhej rekomanduar dhe përdorur masivisht, apo ishte një “specifikë japoneze” me rezultate të paqarta? Analizat dhe debatet për eficencën e saj po marrin formë dhe po përpiqen të dalin në disa konkluzione konkrete.

“Shigjeta e parë” konsistonte në zbatimin e një politike monetare ekspansioniste duke hedhur një masë shumë të madhe likuiditeti në ekonomi me synim krijimin e inflacionit, rritjen e konsumit, zhvlerësimin e monedhës kombëtare yen-it, stimulimin e eksporteve dhe rritjen e produktivitetit ekonomik. Në praktikë, kjo nënkuptonte që Banka Qendrore e Japonisë, përveç fiksimit të një objektivi prej 2% për inflacionin, duhej të blinte masivisht bono thesari të qeverisë japoneze duke financuar kështu direkt kompanitë dhe korporatat e vendit, por kundrejt rrezikut të qartë të humbjes së pavarësisë së saj kundrejt pushtetit politik. Dhe bëhej fjalë për të dyfishuar masën monetare në qarkullim. Synimi ishte i dyfishtë: të stimulonte eksportet dhe të shtonte koston e importeve. Duke rritur koston e importeve, kërkohej të “importohej inflacioni nga jashtë”, duke shpresuar që ky inflacion do ndikonte në rritjen e çmimeve dhe pagave në vend. Rritja ekonomike dhe inflacioni do të ulnin automatikisht peshën e borxhit.

“Shigjeta e dytë” korrespondonte me një politikë buxhetore mjaft aktive e stimuluese. Shteti dhe qeveria, me objektivin e mbështetjes së aktivitetit ekonomik, lançuan e financuan projekte të mëdha publike në një vlerë që i kalonte të 110 miliardë USD në sferën e infrastrukturës, transporteve, aeroporteve etj. Me këtë masë synohej të stimulohej prodhimi kombëtar, punësimi dhe konsumi. E kombinuar me një politikë monetare tejet ekspansioniste, kjo shigjetë duhej të godiste direkt inflacionin duke e rritur atë, të stimulonte aktivitetin e korporatave nacionale, si dhe të stabilizonte deficitet e tyre financiare.

“Shigjeta e tretë” kishte të bënte me reformat strukturore dhe synonte me përparësi zhvillimin e politikave derregulluese dhe mbështetjen e atyre investimeve që dinamizonin prodhimin. Në paketën e masave të paraqitur dallonin reformat strukturore që synonin hapjen akoma më të madhe ndaj tregtisë ndërkombëtare nëpërmjet marrëveshjeve të reja të tregtisë së lirë, rritjen e fleksibilitetit të tregut të punës, stimulimin e investimeve të huaja duke iu krijuar atyre kushte sa më atraktive e lehtësuese, rritjen e aftësisë konkurruese të disa prej sektorëve çelës të ekonomisë japoneze si robotika, bioteknologjitë, bujqësia dhe industria agroushqimore, energjia etj. Masat e “shigjetës së tretë” duhej të ishin thelbësore në mbështetje të atyre të dy shigjetave të para.

Analiza për rezultatet dhe vlerat e “Abenomics-it” mund të bëhet në tri plane të ndryshme. Në radhë të parë, në rezultatet që kjo reformë prodhoi në këta 15-16 muaj të aplikimit të saj në Japoni; në radhë të dytë, në diskutimet dhe konkluzionet me karakter teorik e metodologjik që ajo prodhoi, dhe së treti, në mundësinë dhe hapësirat që një reformë apo koncept i tillë të mund të zbatohet edhe nga vende të tjera që kanë pak a shumë të njëjtat shqetësime e objektiva. Si vlerësohet në Japoni rezultati i kësaj reforme? Politika voluntariste e Shinzo Abe prodhoi një zhvlerësim të fortë të monedhës kombëtare yen-it (26% në raport me euron dhe 20% në raport me dollarin amerikan). Me një yen të dobët, kompanitë dhe korporatat japoneze eksportuese patën përfitime, pasi volumi i eksporteve u rrit me 9.3% gjatë vitit 2013, por ndërkohë yen-i i dobët pati një efekt negativ tek importet, të cilat gjatë po kësaj periudhe u shtuan me 15%, duke e rënduar shumë sidomos faturën energjetike të vendit. Tarifat e energjisë u rritën shumë duke prodhuar zinxhir një rritje çmimesh të produkteve të konsumit të gjerë si ushqime, veshje etj.

Sipas një sondazhi të realizuar nga agjencia Kyodo, pavarësisht nga disa rezultate pozitive dhe shpresëdhënëse, 73% e japonezëve vlerësojnë se reforma “Abenomics” nuk ka ndikuar pozitivisht në situatën e tyre personale. Fuqia e tyre blerëse nuk ka ndryshuar. Duke patur parasysh se konsumi i brendshëm paraqet 50% të PBB-së së Japonisë, kuptohet qartë se kur fuqia blerëse bie, e gjithë ekonomia vuan dhe nuk siguron rritjen e saj të dëshiruar. Ndërkohë, rritja ekonomike dhe inflacioni që duhej të stimuloheshin maksimalisht nga paketa ‘Abenomics’, në fakt gjatë vitit 2013 u rritën vetëm në masën 1.3-1.4%. Dyshimet për eficencën e Abenomics-it qëndrojnë tek rezultatet e shpresuara nga ‘shigjeta e parë’, sepse procesi i zhvleftësimit të monedhës duhet të plotësojë disa kushte të rëndësishme: së pari, Banka Qendrore duhet të ketë kontroll të plotë mbi këtë operacion, dhe jo të jetë nën presionin e vendimeve politike apo e kushtëzuar nga sjellja e tregjeve financiare; së dyti, duhet që kërkesa e jashtme botërore të jetë shumë e fortë për të absorbuar shpejt dhe në masë të madhe eksportet “më të lira” japoneze.

Por, konteksti i krizës globale dhe tentativat proteksioniste që evidentohen në mjaft vende të botës e vështirësojnë kontekstin e favorshëm të dëshiruar nga Abenomics-i; së treti, Banka Qendrore që aplikon politikën monetare relaksuese, duhet të jetë sovrane dhe e vetme në zhvlerësimin e monedhës së saj, për të eliminuar konkurrencën apo goditjet nga monedha të tjera. Në rastin e Japonisë, edhe pse ajo u bë vendi që zhvleftësoi më shumë monedhën e saj, edhe vendet e tjera bënë të njëjtën gjë, duke hyrë në një “luftë monedhash” të egër, të filluar nga SHBA dhe vende të tjera aziatike. Nga një këndvështrim më teorik, të tria shigjetat e Abenomics-it duket se i përgjigjen një situate ekonomike e financiare specifike në të cilën gjendet vendi, por duke ruajtur interpretimin e fenomeneve ekonomike sipas frymës së analizës neoklasike, duket se shanset për sukses nuk janë të barabarta me shpresat dhe objektivat fillestare të kësaj pakete reformash. Bankat Qendrore të shumë prej vendeve të mëdha e të zhvilluara si SHBA, Gjermani, Kinë, Angli, Kanada, Australi, Kore e Jugut, Brazil, Indi, Rusi etj., janë të shqetësuara dhe ndjekin me kujdes efektet penalizuese që kjo politikë japoneze po shkakton, në mënyrë që të evitojnë një rivlerësim të dukshëm të monedhave të tyre në raport me yen-in japonez, në kontekstin e një ashpërsimi të luftës së monedhave, pasojat e së cilës do të ishin mjaft të rënda për ekonominë dhe financat botërore.

A mund të kopjohet apo të konsiderohet e vlefshme për vendet e tjera paketa e masave “Abenomics”?  Nisur nga elemente të veçanta të saj, sidomos gjendja ekonomiko-financiare që e detyroi Japoninë të merrte këto masa, si rritja e ulët ekonomike, borxh sovran i lartë, tensione deflacioniste, papunësi e lartë etj., mund të thuhet se ajo ngjan jo pak me shumë vende europiane të tilla si Spanja, Italia, Franca, Britania e Madhe, Portugalia, Greqia, Irlanda, Qipro etj., por dhe me vende të tjera të botës gjithashtu. Liderët europianë në shumë raste e kanë përmendur “eksperiencën japoneze”, që nëpërmjet “relaksimit buxhetor e monetar” synon një sukses aq të dëshiruar dhe në Europë, dhe për më tepër në një mënyrë të kundërt me “ortodoksinë monetare e buxhetore të mbrojtur me fanatizëm nga Gjermania”. Abenomcs-i është përshëndetur “modestisht” nga tregjet financiare, ndërkohë që FMN është skeptike për rezultatet e tij, pasi Abenomics-i rrezikon të provokojë një rritje brutale të përqindjeve të interesit, duke e bërë problematike financimin e borxheve publike dhe rrezikuar falimentime bankare të rrezikshme.

Leksioni që mund të nxirret nga masat me karakter ekstrem të Abenomics-it, është shqetësimi që duhet të kenë vendet e zhvilluara për efektet e krizave dhe pasojat e keqmenaxhimit të tyre. Mbas efekteve shkatërruese të flluskës spekulative financiare të viteve 1980, kohë kur kapitalizimi i bursës së Tokios ishte dukshëm shumë më i madh se Wall Street-i, apo kur Mitsubishi blinte “pa iu dridhur qerpiku” qendrën Rockfeller, Japonisë iu deshën 24 vjet që të bëhej gati për një paketë reformash radikale, efekti i të cilave nuk është megjithatë i sigurt. Ekspertët e ekonomisë dhe financave evidentojnë efektet pozitive që po jep politika e Shinzo Abe-s, por vlerësojnë se do duhet akoma kohë për të bërë analiza të qëndrueshme dhe nxjerrë konkluzione të besueshme për eficencën e “Abenomics-it”, sidomos kur bëhet fjalë për ta servirur atë si një recetë shpëtimtare për vende të tjera që kalojnë situata të vështira ekonomiko-financiare.

Previous Post

Kush e pati më të lehtë, Regani apo Obama?

Next Post

Rriten elementët e sigurisë tek dokumentat e identifikimit

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Rriten elementët e sigurisë tek dokumentat e identifikimit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.