Nga Janari 2015 shqiptarët do të kenë në dorë pasaporta dhe karta identiteti me elementë të shtuar të sigurisë, që do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve elektronike.
Në konferencën “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbimet elektronike”, Ministri i Brendshëm Tahiri njoftoi se vitin e ardhshëm në Aeroportin e Rinasit do të aktivizohet projekti pilot ‘e-gate’ që lejon kontrollin dixhital të udhëtarëve.
Ndërsa kudo do të kemi pranë Komisariatin Dixhital.
Sipas Kryeministrit Rama, këto risi do të ndihmojnë në luftën ndaj korrupsionit.
Për t’u çliruar nga ky fenomen, shefi i qeverisë është i sigurt se është i domosdoshëm transformimi i të gjithë sistemit.
Edhe pse me elementë të shtuar të sigurisë në pasaportat dhe kartat e reja të identitetit, kreu i qeverisë nuk dëshiroi të bënte krahasime me shtete të tjera në këtë fushë por, përfitoi nga rasti për t’i dërguar një urim Kombëtares së futbollit para ndeshjes me Danimarkën.
















