• Latest
  • Trending
  • All

Kush e pati më të lehtë, Regani apo Obama?

11/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kush e pati më të lehtë, Regani apo Obama?

11/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Thomas L. Friedman

Gjatë javëve të fundit kam lexuar librin magjepsës të Ken Adelman “Regani në Rejkjavik: 48 orë që i dhanë fund Luftës së Ftohtë”. Adelman, i cili drejtonte agjencinë e kontrollit të armëve në atë kohë, ishte këshilltar në Samitin e Islandës në vitin 1986, ku Regani u takua me presidentin sovjetik, Mikhail Gorbaçov. Duke përdorur disa dokumente të deklasifikuara së fundmi, Adelmani ekspozon dialogun e jashtëzakonshëm mes dy udhëheqësve, i cili vuri në lëvizje një shkurtim dramatik të armëve bërthamore.
Në libër mëson shumë për lidershipin e Reganit. Për mua, gjëja më mbresëlënëse nuk ishte dëshira e Reganit për nismën e mbrojtjes strategjike “Luftërat e Yjeve”, e cila është mbivlerësuar si elementi që i dha fund Luftës së Ftohtë. Më mbresëlënës në lidhje me Reganin është fakti që ai e kuptoi që Gorbaçovi ishte një tjetër lloj udhëheqësi sovjetik – një me të cilin mund të bënte histori – shumë më herët sesa komuniteti i tij i shërbimeve të fshehta. Kjo bëri dallimin e madh.
Sot, mes konservatorëve, dëgjojmë shumë argumente të tipit: “Sikur dhe Obama të udhëhiqte si Regani”. Unë do t’ua lija historianëve ta thoshin shumë vite më vonë se cili ishte presidenti më i mirë. Por argumenti që doja të thosha është ky: Në shumë fusha të rëndësishme, Reagani kishte një botë shumë më të lehtë për të udhëhequr, se sa Obama sot.
“Botë më e lehtë, mos po tallesh?” thonë konservatorët. Regani ishte kundër një superfuqie komuniste, e cila kishte mijëra raketa bërthamore të drejtuara nga ne! Si mund ta thuash këtë?”
Ja si mund ta them: Beteja përcaktuese në kohën e Reganit ishte Lufta e Ftohtë, dhe tipari përcaktues i Luftës së Ftohtë ishte se ajo qe një luftë mes dy sistemeve të ndryshëm të rendit botëror: Komunizmi përballë kapitalizmit demokratik. Të dy sistemet konkurronin për të ndërtuar rend – për të forcuar shtetet e dobët përreth botës, me ndihmë ekonomike dhe ushtarake, e kështu të fitonin mbështetjen e tyre në Luftën e Ftohtë. Dhe sa herë që Moska apo Uashingtoni i telefononin një shteti tjetër kudo në botë, ishte pothuajse gjithmonë dikush që përgjigjej. Ata bënë kujdes madje që edhe luftërat mes shteteve që ata mbështesnin – si Vietnami dhe Afganistani – të ishin relativisht të përmbajtura.
Bota e Obamës është ndryshe. Ajo është gjithnjë e më shumë e ndarë në rajone të rendit dhe në rajone të kaosit, ku nuk është askush që përgjigjet në telefon, dhe gara kryesore është jo mes dy superfuqive të organizuara, por mes një superfuqie dhe disa njerëzve të zemëruar e të superfuqizuar. Në 11 shtator ne u sulmuam dhe u lënduam keq nga një person: Osama bin Laden si dhe banda e tij e superfuqizuar. Kur njerëzit e zemëruar e të superfuqizuar kanë më shumë hapësirë brenda të cilës munden të veprojnë, dhe më shumë armë të fuqishme dhe mjete komunikimi, edhe një gjilpërë në kashtë mund të na dëmtojë.
Më e rëndësishmja, rivali kryesor i Reganit, Gorbaçovi e fitoi çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 1990, për faktin që bëri diçka që nuk kish dashur asnjëherë ta bënte: të lëshonte paqësisht Europën Lindore. Armiqtë e Obamës, si për shembull Shteti Islamik, nuk do ta fitojnë asnjëherë çmimin “Nobel”. Regani mundej ta sfidonte kollaj Gorbaçovin në Berlin, duke thirrur “Shembe këtë mur!”, sepse në anën tjetër të atij muri ishte një sistem i keq – Komunizmi – që po shtypte një qytetërim në Europën Lindore dhe Qendrore, dhe një pjesë të Rusisë, e cila ishte natyrshëm dhe historikisht e prirur drejt kapitalizmit demokratik. Dhe atje kishte udhëheqës – si Lech Valesa, një tjetër fitues i çmimit “Nobel” – për të udhëhequr tranzicionin. Na mjaftonte të rrëzonim sistemin e keq dhe pastaj të hiqeshim mënjanë.
“Vendet e Europës Lindore dhe Qendrore ishin bërë me forcë pjesë e një perandoria komuniste, por nga pikëpamja kulturore ishin pothuajse pjesë e qytetërimit perëndimor”, ka shkruajtur Michael Mandelbaum, ekspert i politikës së jashtme në John Hopkins University dhe autor i librit “Rruga drejt mirëqenies globale”. “Ata nuk e panë kurrë veten si komunistë, por si perëndimorë që ishin rrëmbyer”.
Pasi Gorbaçovi, i gjendur nën trysninë e Reganit dhe Perëndimit vendosi t’i lëshojë, “ata rendën sa më shpejt që të mundeshin drejt institucioneve perëndimorë”.
Në Lindjen e Mesme, e cila ka konsumuar pjesën më të madhe të energjive të Obamës, njerëzit i shembën muret e tyre – sistemet e tyre – por nën ta nuk kishte një qytetërim me përvojën e të shtypurve, me zakonet dhe aspiratat për demokraci dhe tregje të lirë. Nën ta kishte një përzierje toksike islamizmi, tribalizmi, sektarizmi dhe një aspiratë e porsalindur për demokraci.
Sfida e lidershipit të Reganit ishte që të shembte një mur dhe më pas të priste përfitimet e paqes, thjeshtë duke lënë natyrën të ndiqte rrugën e saj. Sfida e Obamës është që, në anën tjetër të murit që arabët shembën qëndron projekti më i madh shtetndërtues në botë, me një qytetërim i cili është i traumatizuar, i ndarë dhe shpesh herë kulturalisht armiqësor ndaj vlerave dhe institucioneve perëndimore. Është një punë shumë e madhe që vetëm vendasit mund ta udhëheqin.
E vetmja herë kur Regani u përball me një miniversion të sfidës së Obamës ishte në Liban. Pasi Izraeli rrëzoi minishtetin palestinez atje, Regani shpresoi se do të lëshonte një rend të natyrshëm demokratik, me vetëm pakëz ndihmë nga marinsat amerikanë. Por pasi ushtarët amerikanë u hodhën në erë në Beirut në vitin 1983, Reagani kuptoi se qytetërimi atje ishte një përzierje islamistësh, kristianësh sektarë, sirianësh, shiitësh, refugjatësh palestinezë dhe demokratësh. Kërkonte shumë më tepër se sa thjeshtë të bëje rojë. Kërkonte shtetndërtim. Dhe çfarë bëri Regani? U largua.
Unë isha atje dhe i përshëndeta marinsat e fundit që largoheshin nga Bejruti.
Sigurisht, është i pashmangshëm krahasimi i Reganit me Obamën në politikën e jashtme. Por kur bëhet, duhet që të krahasohen edhe kontekstet respektivë. Dallimi është domethënës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

*The New York Times

Previous Post

(Anti)evropianizëm

Next Post

Stimul monetar, fiskal dhe reforma strukturore–aplikohen dot njëkohësisht?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Stimul monetar, fiskal dhe reforma strukturore–aplikohen dot njëkohësisht?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.