• Latest
  • Trending
  • All

Shqiptarët e Turqisë dhe “Turqitë” e Kosovës

31/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Shqiptarët e Turqisë dhe “Turqitë” e Kosovës

31/10/2014
in Opinion

XHAVIT BISLIMI

Konstantinopoli (Stambolli) dhe një pjesë e mirë e Turqisë (kryesisht evropiane…) ishte banuar në vijimësi nga Pellazgët-ilirët-arbërit-shqiptarët. Themelues i qytetit Konstantinopol (Stamboll) ishte vet Perandori Konstantin, i cili ishte ilir, i lindur në Nish, në vitin 274 të erës sonë. Edhe pas ardhjes së turqve-osmanllinjve në Turqinë e sotme, popullsia ilire-shqiptare kishte ruajtur në masë të madhe identitetin e saj gjuhësor e kulturor. Por, sic dihet, një numër i madh i shqiptarëve, që edhe sot jetojnë në Turqi, janë me prejardhje nga Iliria-Shqipëria dhe janë vendosur aty kryesisht gjatë shek XX. Këta shqiptarë janë shpërngulur nga tokat e tyre në Iliri-Shqipëri dhe janë degdisur në Anadoll me marrëveshjet famëkqia midis mbretërisë serbo-kroato-sllovene dhe Turqisë republikane! Ato marrëveshje antishqiptare, të kakrakterit fashist, janë zbatuar edhe pas Lufts së Dytë Botërore nga Jugo-Serbia e Tito-Rankovicit dhe nga Turqia moderne e themeluar nga shqiptari, Mustafa Kemali-Ataturku!! Pra, nuk është e rastit që edhe Turqia moderne u themelua nga një stërnip i Perandorit Konstantin, nga Mustafa Kemali-Ataturku, bir i një babai dhe i një nëne shqiptare. Angazhimi dhe përpjekjet e Serbisë për realizimin e planeve fashiste për shfarosjen e shqiptarëve kishin shpopulluar fshatra, qytete dhe krahina të tëra, të cilat po sllavizoheshin…! Tragjeditë që përjetuan shqiptarët e shpërngulur me dhunë e terror shtetëror janë të njohura. Këto tragjedi janë dokumentuar nga historianë dhe studjuesë shqiptarë e të huaj në botime e libra të shumtë.

I dhimbshëm ishte edhe “ndryshimi” i identitetit të tyre kombëtar (me letra, dokumente…), duke i “shndërruar” shqiptarët në turqelinj….!! Histori e njohur… Por, është interesant se një pjesë e mirë e shqiptarëve i qëndruan dhe po u qëndrojnë edhe sot politikave dhe trysnive të llojllojshme të shtetit turk për asimilimin e tyre. Sot, edhe sipas të dhënave turke, llogaritet se në Turqi janë rreth 17 milionë shqiptarë. Një pjesë e tyre e kanë humbur edhe gjuhën, por e ndjejnë veten me prejardhje shqiptare… Kjo popullsi milionshe shqiptare edhe sot e kësaj dite nuk gëzon asnjë të drejtë kombëtare, gjuhësore apo kulturore në shtetin turk…!! Për arsyet që dihen (kryesisht pozita dhe rrethanat e rënda të Shqipërisë dhe të shqiptarëve të pushtuar në Iliri-Ballkan…), shteti shqiptar dhe shqiptarët e Ilirisë nuk patën forcën e nevojshme për ta ngritur këtë cështje deri më sot…!!

HISTORI INTERESANTE

Shumë shqiptarë të shpërngulur në Turqi, pas clirimit të Kosovës, po vijnë ta vizitojnë vendin e etërve dhe gjyshërve të tyre. Para një kohe paskan ardhur dy shqiptarë (vëllezër…) me prejardhje nga Prizreni në vizitë, sepse këtë e kishin porosi (amanet) nga gjyshi dhe i ati i tyre… Sapo kishin mbrritur në Prizren kishin pyetur për lagjen ku banonte farefisi i gjyshit. Shkojnë në njërën prej familjeve të farefisit dhe u tregojnë se kush ishin dhe nga vinin. Shumë shpejt ishte mbledhur farefisi dhe nisin e llafosin… Dy vëllezërit e flisnin shqipen rrjedhshëm dhe po mburreshin se kishin ruajtur identitetin e tyre kombëtar shqiptar… Mirëpo, për habinë e tyre, këta njerëz, të cilët gjyshi i këtyre shqiptarëve nga Turqia i kishte lënë shqiptarë kur ishte detyruar të shpërngulej nga atdheu i tij, tashmë ishin « turqizuar » dhe po thonin me mburrje: « ne jemi turq”…!! Madje, edhe nisën t’i “akuzonin” kushërinjt nga Turqia për krenarinë e tyre shqiptare…!! Kjo i kishte hidhëruar dhe lënduar pa masë shqiptarët nga Turqia. Megjithatë, ata kishin pyetur për lidhjet farefisnore në vendbanime dhe qytete tjera. Pasi kishin marrë vesh se ku i kishin dajallarët, hallat, tezet, nipat, mbesat… kishin vazhduar me vizitat e tyre në këto familje farefisnore. Pak a shumë e njëjta “histori” ishte përsëritur edhe në Mamushë, Miresh e Gjilan, ku kishin njerëzit e të atit dhe të gjyshit të tyre!! Mysafirët nga Turqia flisnin shqip dhe mburreshin se kishin mbetur shqiptarë (kishin ruajtur gjuhën, kombin, kulturën kombëtare shqiptare…), ndërsa farefisi i tyre në Mamushë, Gjilan e Miresh “mburreshin” se ishin bërë “turq”, se ishin “turqizuar”!!

KOMBËSINË TURKE NË KOSOVË E KRIJOI BEOGRADI

“Turqizimi” i shqiptarëve dhe krijimi i “kombësisë turke” në Kosovë ishte bërë sipas planeve dhe projekteve të Beogradit dhe të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për qëllime shoviniste dhe fashiste ndaj shqiptarëve dhe tokave të tyre të pushtuara! Politika të njëjta u ndoqën edhe në krahinat shqiptare që ishin përfshirë në Republikën e Maqedonisë sllave (e krijuar kryesisht në tokat e pushtuara të Shqipërisë)! Krahas ndjekjes, dhunës, terrorit dhe masakrave, pushteti sllavomaqedonas kishte intensifikuar edhe trysninë për shkombëtarizimin e shqiptarëve, të cilët i detyronte të deklaroheshin « turq » (ata të besimit islam) dhe « maqedonë » (ata të besimit ortodoks) ! Me qëllim të shkombëtarizimit të shqiptarëve u hapën edhe shkolla turke e maqedone për fëmijët shqiptarë !

Ndërsa në Kosovën e atëherëshme, vendimin për krijimin e “kombësisë turke”, nën presionin dhe me kërkesën e Beogradit, e kishte marrë Këshilli Popullor Krahinor i Kosovës më 20 mars 1951, i cili ishte me shumicë serbo-malazeze. (Këshilli populluer i Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë, Prishtinë 1955, f. 564-565)! Ashtu sic ishin krijuar kombet artificiale « greke » dhe « maqedone » nga arvanitasit-shqiptarët, nga shqiptarët e Kosovës u krijua kombësia « turke » me një vendim politik dhe për qëllime shoviniste e fashiste, për shkombëtarizimin, shpërnguljen dhe shfarosjen e shqiptarëve! Ky VENDIM politik-fashist u “pranua” nga një numër i mirë i shqiptarëve, të cilët nuk mundën t’i rezistonin vullnetit, zullumit, terrorit dhe masakrave të shovinizmit serb dhe të ideologëve të tij, binomit, Tito-Rankovic, për zhbërjen-shfarosjen e shqiptarëve të pushtuar nga Jugoserbia…!!

Të shohim pak cfarë dëshmojnë shifrat-statistikat e kohës… Në vitin 1948, në Kosovë ishin 1315 banorë të deklaruar turq, ndërsa në vitin 1953 (pas VENDIMIT fashist…) ishin 34 583 banorë që u deklaruan turq !! Rritja artificiale e kësaj « kombësie turke », në dëm të shqiptarëve, ishte galopante edhe në Republikën e Maqedonisë. Në vitin 1948 në Maqedoni ishin 95 940 banorë turq (numër i fryrë…), ndërsa në vitin 1953 nga zyrtarët jugosllavë u regjistruan 203 000 banorë turq !! E njëjta gjë edhe në Luginën e Preshevës. Nga 523 veta të regjistruar turq në vitin 1948 numri ishte rritur në 19 555 turq në këto komuna shqiptare në vitin 1953!! Ndërsa numri i shqiptarëve në Jugoserbi kishte mbetur pothuajse i njëjtë ! Vetëm 3 814 shqiptarë ishin më shumë nga viti 1948 në vitin 1953!! (Të dhënat janë marrë nga libri E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë 1990) « Turqizimi » i shqiptarëve (në letra-dokumente…) vetëm gjatë pesë viteve ishte i përmasave të mëdha dhe kërcënues për qenien shqiptare në tokat e pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia ! Krahas këtyre politikave fashiste shkombëtarizuese vazhdonte edhe shpërngulja e madhe me dhunë, terror e masakra të ndërmarra nga shteti jugoserb.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Shqiptarët e “turqizuar”, që edhe sot mbajnë mbiemra të pastër shqiptarë, si : Luma, Krasniqi, Bytyqi, Berisha, Kryeziu, Kastrati etj., për të përfituar nga kushtetuta e Ahtisarit dhe nga qeveria megalomane turke, po shtiren si “turq” edhe pas clirimit të Kosovës nga cizmja serbe…!! Qeveria e Kosovës (klasa e mjerë politike shqiptare…), për t’i qëndruar besnike projektit antishqiptar të një Kosove multienike-artificiale (jo shqiptare !!) dhe për të ruajtur « trashëgiminë » serbo-jugosllave me kombësitë politike, të krijuara për qëllime shoviniste e fashiste antishqiptare…, edhe në Mamushën qind për qind shqiptare krijuan një komunë “turke”…!! Prandaj, është koha që dy shtetet shqiptare, R. e Shqipërisë dhe R. e Kosovës, t’i rishikojnë marrëdhëniet me Qeverinë turke, me theks të vecanët, pozitën dhe të drejtat e miliona shqiptarëve në Republikën e Turqisë. Ka ardhur koha që shteti turk ta njoh kombësinë shqiptare në Turqi dhe t’ia garantojë të gjitha të drejtatë kombëtare, qytetare, politike dhe demokratike me Kushtetutën e Republikës. Ndërsa vëllezërit tanë të « turqizuar » në kohëra të vështira dhe dramatike të përmbahen nga ambicjet e tyre për pozita e përfitime që ua « garanton » kushtetuta e Ahtisarit dhe Qeveria turke e të (ri)bashkohen me kombin dhe gjakun e tyre… Dy qeveritë shqiptare, ajo e Tiranës dhe kjo e Prishtinës duhet të kërkojnë nga Qeveria turke që t’i denoncojë dhe dënoj traktatet për shpërnguljen-shfarosjen e shqiptarëve me mbretërinë serbo-kroato-sllovene dhe me Jugoserbinë e Tito-Rankovicit.

Previous Post

Prirjet për të ngritur sërish kultin e individit të Enverit

Next Post

Doing terror*

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Doing terror*

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.