• Latest
  • Trending
  • All

Doing terror*

31/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Doing terror*

31/10/2014
in Opinion

Nga Agim Popoci

Shteti policor i Edi Ramës, kopje besnike e Milosheviçit

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Kanë kaluar më shumë se një vit që qeveria policore e Edi Ramës thotë se po çrrënjos fenomenet e këqija. U përndoqën lojërat e fatit, marijuana, ndërtimet pa leje dhe sot ka filluar një fushatë e përndjekjes së hajdutëve të energjisë elektrike me polici. Qeveria shqiptare thotë se duhet të presim rezultatet por shteti policor ka pretendentin, dhe një rezultat me shtetin e Milosheviçit, për të cilin të gjithë duhet të kemi frikë. Pse?!

“Doing terror”/lexo shqip: Të bërit terror/ është mjeshtëria e vetme me të cilën qeveria policore e Edi Ramës mund të mburret sot pas më shumë se një vit qeverisje. Sot kur ligji shkeli me të dyja këmbët në kërkim të kurimit të gjyqësorit shqiptar me polici, aty ku lojërat e fatit u përndoqën me polici dhe nuk kanë qenë kurrë më shumë në numër se më parë; u bë një aksion i paparë policor në çrrënjosjen e marijuanës nga Lazarati, policia foli për djegien e miliarda eurove substancë narkotike dhe përveç se Gates së shkretë nuk u kap njeri; për t’iu gjuajtur zbrazjes së kapanoneve me tritol kundër ndërtimeve pa leje, duke i dhënë një mesazh të qartë terrori të gjitha atyre ndërtimeve me ose pa leje që u ndërtuan në bashkitë e administruara nga PS, dhe duke mos çarë kokën nëse dikush duhet të përgjigjet për të gjitha ato ndërtesa pa leje që policia e Saimirit i shndërroi në gërmadha; për të ardhur në marifetin më të ri të luftimit të vjedhjes së energjisë elektrike sërish me polici.
Sot, qeveria Rama trumbeton se duhet të presim rezultatet e kësaj veprimtarie terroriste të policisë shqiptare ndërkohë një sistem i tillë policor është ngritur në Ballkan pikërisht me të tilla pretendime nga Slobodan Milosheviç, në luftën kundër terroristëve shqiptarë, për tu ngushtuar rradhët tek ata serbë,  ata që nuk rrespektuan gjykatat, tatimet, doganat, pyjet, lumenjtë, shtyllat elektrike etj. për të përfunduar tek opozita, atëherë kur ishte vonë, kur tanket shtypën opozitën dhe hapën një epokë të re të krijimit të shteti terrorist serb i cili do të përfundoj me 130 mijë policë, i rrezikshëm jo vetëm për ata që jetonin në Serbi por edhe përreth saj.

Mbjellja e frikës

Ishte viti 1989 kur Slobodan Milosheviç e filloi luftën kundër mosbindjes qytetare të shqiptarëve ndaj shtetit serbë me gjuhën policore. Edhe pse për shumë vite, një luftë e tillë në mënyrë shumë të sofistikuar ishte zhvilluar nga shteti serb, Milosheviç e mori përsipër që do ta zbatonte terrorin policor duke u betuar se në Kosovë do të jetojnë vetëm ata që do t’ia kenë frikën shtetit serb, dhe asnjeri tjetër.
Pasqyra dhe këndvështrimi shtetëror ishte i njëjtë sikur i Edi Ramës! Shqiptarët nuk do të lejohen më të mos paguajnë dritat dhe ujin, tatimet dhe doganat dhe nuk do të lejohen më  ti shpëtojnë gjykatave, sepse sipas Milosheviçit që kishte filluar të ndërtoj një shtet të shëndoshë serb, ishte krijuar një sistem i kalbur që duhet të luftohet me çdo mjet. Për fatin e keq të shqiptarëve dhe e më vonë edhe domosdoshmërish serbëve, shteti policor që ndërtoi Slobodan Milosheviçi u shndërrua në një shtet kriminal në duart e disa individëve që kontrollonin taksat, doganat, shit-blerjen e ujit dhe dritave, dhe një policie të fortë që kishte filluar të forcohej pas demonstratave të kobshme të 9 Marsit të vitit 1991 në Beograd; kur protestat e opozitës serbe u munduan të shuhen edhe me ushtri, dhe dy të vrarë, 114 të plagosur dhe 158 të arrestuar, i dhanë një projeksion të ri Slobodan Milosheviçit për shtetin, njeriut, shteti i të cilit, për shumë pak kohë, policia do ti numëroj 130 mijë policë. Por do të jetë vonë. Të gjithë ata që ishin kënaqur kur policia po terrorizonte shqiptarët e Kosovës në kërkim të mosprerjes së pyjeve, pagesës së dritave, ujit, taksave dhe doganës, tashmë do të kenë policinë në pragun e tyre; jo për të ruajtur rendin dhe qetësin publike por interesin e të madhit Millosh, përmes frikësimit të qytetarit si normë për mbajtjen e shtetit nën kontrollin policor dhe jo respektimin e ligjit dhe Kushtetutës. Ndërkohë të gjitha këto që po i luftonte policia serbe e Milosheviçit, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, vetëm sa shtuan koston në jetesën e tyre, me të vetmin ndryshim se ishin të shoqëruara me policë të armatosur kriminal, që për xhepin e tyre ishin në gjendje edhe të vrasin.
Me të njëjtin vrull, madje pak më të tmerrshëm, regjimin filloi ta ndërtoi edhe Edi Rama. Futi duart tek tatimet, vazhdoi me doganat ndërsa ndërtimet pa leje i filloi nga shefi i opozitës duke thurur legjendën urbane për një ndërtesës pa leje të kunatit të Lulit në Vlorë. Kur ajo rezultoi me leje, dhe tritoli ishte bërë gati për ta shembur, u sajua një “lungo mare” e Vlorës që as edhe kur po bëhet gati viti nga shkatërrimi i kësaj godine, asnjë vlonjat dhe shqiptar nuk e ka të qartë se për cilën “lungo” dhe çfarë “mare: ka folur Edi Rama. Por tritoli u bë normë, jo vetëm në shkatërrimin e ndërtimeve me ose pa leje, por edhe atyre biznesmenëve që nuk po e kuptonin se çfarë do të thotë shteti policor. Për ta u kujdesën vrasësit me ose pa pagesë, ndërsa shteti vazhdoi të tregoi dhëmbët me tritol duke dhënë një mesazh me uniform.
E kryeministri i shtetit të ri terrorist shqiptar nuk ndalohet duke akuzuar gjyqësorin shqiptar dhe prokurorinë që po ulëte kokën jo tashmë nga tritoli ose ndonjë apartament që mund të ishte blerë nga ky gjyqësor, por nga tritoli i cili mund të përfundonte edhe në zyrat e tyre; askush nuk pyeste dhe nuk pyet se pse nuk respektohet ligji dhe procedura ligjore deri tek tritoli në një ndërtim me ose pa leje, por vazhduan dhe vazhdojnë inkurajimet në luftën e kësaj të keqeje, ndërtimit pa leje, sikur ai të bëhet edhe atje ku është dhënë leje, dhe sipas të madhit Millosh, pra Edit, kjo leje nuk duhej dhënë. Dhe jo vetëm kaq!
Në një mëngjes të bukur me diell, 6.000 policë të Saimirit ishin nisur të luftojnë lojërat e fatit! Luftë e madhe, për të cilën premtonin sa komunistë fanatikë, të cilëve u shkoi mendja se kështu edhe mund të përfundoj  beteja me këtë të keqe të madhe që kishte kapluar çdo lagje në Shqipëri.
“Vendi i krimit” ishin shiritat e shumtë që u përhapen gjithandej, ndërsa militantët e kollarisur kapardiseshin duke menduar se kështu edhe mund të përfundoj kjo e keqe, për të cilën të gjithë të gjithë harruan se si erdhi e fut në shtëpitë shqiptare, por u mjaftuan me faktin socialist shqiptar “se fajin e ka Saliu”.   Pas disa ditësh, të gjithë e kuptuan se kjo nuk ishte dhe nuk gjë, lojërat e fatit sërish u hapën, dhe me raste ndryshuan edhe ca liçenca për t’i dhënë mesazhit regjimit aktual se lekët do të shkojnë në vendin e duhur.
Vjen dhe Lazarati. Përdoruesit më të mëdhenjtë fillojnë luftën kundër lëndëve narkotike! Mediatikisht ishte e bukur, u futën policët e Saimirit dhe duke shitur terror vizual, filluan të kapin drogën e shumëkërkuar në siç u tha “Kolumbinë shqiptare”. Me media filluan të bëhen publike personat në kërkim ndërsa me telefon konfirmimet e “veprave kriminale” të atyre që pretendohej se do të arrestohen për shumë pakë kohë. Për fat të keq, të gjithë ata që nuk ishin brenda plantazheve të Lazaratit filluan të kënaqen, ekzaltim i cili nuk do të zgjasë më shumë se disa orë; zyrtarisht u tha se u djegën miliarda euro marijuanë, por as mileti I thjeshtë dhe as mijëra prokurorë dhe gjyqtarë nuk pyetën se ku janë keqbërësit. Gate u tha se përfundoi në burg ndërsa të gjithë ata stërshitës të drogës që në zonat më të frekuentuara të Tiranës kanë bizneset e tyre do të vazhdojnë lirshëm jetën e tyre edhe kur shteti ligjor u transformua në shtet policor.
Kaloi një vit i tërë nën terrorin e këtij lloji policor, kur policët rrugor më shumë se sa shoferët janë në ankth për punën e mirëfilltë që duhet të kryejnë në hartimin dhe dhënien e gjobave, kur ndërtimet me ose pa leje vazhdojnë të çmontohen me dhunë, ndërsa qytetarët e paprekur nga kjo dhunë të bëjnë sehir përderisa nuk ka prekur shtëpitë e tyre. Duke mos dyshuar për asnjë moment, se dhuna ishte kudo dhe pse jo nën çatinë e tyre, prej nga shikuan “luftën” kundër lojërave të fatit, ndërtimeve pa leje, parkimit të dyshimtë, marijuanës etj, duke dëgjuar kohë pas kohe edhe për një SHIK që nuk funksionon dhe gjyqësorin e kalbur!
Dhe, papritmas, popullit që për pesëdhjetë nuk i tha as “gëk e as mëk” Enverit, shteti policor futet në shtëpi në emër të luftës kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Drejtori i operatorit të shpërndarjes thotë se ka 600 mijë lidhje të palidhshme, kryeministri u thotë taksidarëve të këtij operatori se edhe ata janë hajdutë, dhe gjithë këtë zallamahi hajdutësh Saimiri e kërcënon me policët e tij. Fal zotit, për momentin Edi dhe Saimir kanë vetëm 10 mijë policë në dispozicion dhe nuk mund të terrorizojnë aq sa kanë ndërmend por rreziku tashmë është futur në shtëpitë shqiptare. Përderisa nuk ka transparencë dhe ai vazhdon terrorin dhe jo kurimin e situatës, policët të mbushin ekranet duke mos u kuptuar se kujt I prenë dritat se çfarë borxhi kishte, shoqëria civile hesht e ata që kujdesen për të drejtat e njeriut si Komiteti Helsinkit të shqetësohet vetëm për ata që përfundojnë për këtë shkelje në polici, të mos u shtrëngohen prangat, kjo situatë nuk do shumë mend!

Të bërit terror

Ngjashëm si në Serbinë e vitit 1991! Kur dhuna policore vazhdoi trajektoren në Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Sanxhak e aktin final në Kosovë,  për tu kthyer aty ku filloi, në Beograd! Kur tatimet paguheshin nën kujdesin e policisë ashtu si edhe doganat, kur faturat e dritave duhet të likuidoheshin sepse paratë I duheshin shtetit, për të përfunduar tek ç’kyçjet kolektive të dritave, sepse policia e Milosheviçit tashmë kishte marr dhenë.
Edi dhe Saimiri vazhdojnë të përsërisin se duhet të presim rezultatet, prokurorët dhe gjykatësit të akuzohen se janë hajdut, I pari I SHIK-ut se është kundër shtetit shqiptar presidenti si person i papërgjegjshëm ndërsa qytetarët si hajdut të dritave. Dhe, pa fije turpi, për këtë shtet, i pari i ekonomisë Ahmeti të thotë se jemi të parët për “doing business”, që në gjuhën e partnerëve evropian të këtij shteti do të thotë “të bërit biznes”.
Se për kë e kanë fjalën këta pushtetarë nuk është e qartë, se me kë bëjnë biznes as kjo nuk është e qartë por përderisa 10 mijë policë vazhdojnë të shpërndajnë gjoba trafiku dhe trafiku është si mos më keq, lojërat e fatit janë shtuar edhe aty ku më par shiteshin frutat dhe perimet, të gjitha ndërtimet me leje socialiste u bën nul me ndihmën e po kësaj policie, dhe e gjitha kjo vetëm sa përkeqëson mirëqenien e qytetarëve, kjo qeverisje më shumë ka predispozita të futet në garë për “të bërit terror”, aty ku ky ekip qeverisës nuk do të zhgënjej. Të paktën siç veproi deri më sot…

Previous Post

Shqiptarët e Turqisë dhe “Turqitë” e Kosovës

Next Post

“Ish-politikani” me çelësat e kashtës

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

“Ish-politikani” me çelësat e kashtës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.