• Latest
  • Trending
  • All

Prirjet për të ngritur sërish kultin e individit të Enverit

30/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Prirjet për të ngritur sërish kultin e individit të Enverit

30/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nga Kostaq Xoxa

1997-a qé një ngjarje rrënimtare për t’i çuar fatet e popullit tonë në vitin zero. Preteksti për të përftuar një kryengritje të armatosur bandat enveriste, të flashkura disi, shërbeu humbja në firmat piramidale, të cilat nuk u shpallën dot të gjitha si të tilla në gjykatat e kohës, pas zgjedhjeve “të domeneve” në të cilat, në mjaft zona zgjedhore, zgjedhjet u bënë me veten, domethënë pa kundërshtarë politikë! Në të vërtetë firma “Vefa”, për shembull, nuk u shpall piramidale me gjyq, për shkak të aseteve të shumta të saj, për hir të të cilave ishte kryer një punësim i jashtëzakonshëm. Megjithatë, me ndihmën e shoqërisë Deloitte & Touche, u rrafshuan të tëra firmat, në favor të përfitimeve në dobi të së majtës. Provat që solli komisioni i zgjedhur nga të humburit në këto firma, nxori një dokumentacion të bollshëm që provonte se përfituesit nuk ishin ata që akuzoheshin, por ata që shfrytëzuan falimentimin e detyruar të firmave, për t’u fuqizuar ekonomikisht, në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Kështu Komisioni qeveritar ( i majtë), në bashkëpunim me Deloitt-in e dyshimtë dhe të përfolur në Itali për veprimtari të kundërligjshme, u përfshi në abuzime skandaloze: Përmendim më të bujshmin. Kishte shitur një helikopter me çmimin e një autobusi të rëndomtë! Nuk po zgjatemi në të tjerat, si këto. Blerësit kuptohet se cilët ishin. Për të zbutur pakënaqësinë e të humburve në këto firma u shpall se të dëmtuarit do të rimbursoheshin me 100 % ! Në të vërtetë nuk u morën veçse 10 %. Edhe 1/10-tën mundën ta përfitonin vetëm ata që i kishin dokumentet fare të rregullta, në origjinal, se dublikatat nuk kishin mundësi t’i gjenin te firmat përkatëse, meqë dokumentacioni i firmave kishte rënë në dorë të pushtetit të ri, apo ishte zhbërë nga mësymjet e kohës, djegiet dokumentare, etj… Të dy komisionet , ai i qeveritari me veprime si ato që u thanë në fund dhe ai që përfaqësonte të humburit pa dallim, u përballuan ashpërsisht. Kryetari i Komisionit të zgjedhur nga humbësit doli në shtyp me dokumente në fac símile, me përfundimin se pjesa dërmuese përbëhej nga të majtët dhe pjesa tepër e vogël e përfituesve i mbetej së djathtës. Por Komisioni qeveritar i ndërroi zaret në të kundërtën. Paska pasur të drejtë Napoleoni kur kishte thënë se parja e bën luftën (L’argent fait la guerre). Enveristët , përveçse ishin tanimë të pasur, duke nisur nga privilegjet e kohës së diktaturës dhe, më tej, me atë që u quajt “afarizmi i kuq”, e vunë në dorë pushtetin, siç e thamë, me zgjedhjet e domeneve, pa kundërshtarë. Tashmë togfjalëshi “pronari i ri”, përcaktonte domethënien e zhvatjes së pronarit të ligjshëm, në rastin më të mirë për pronarin e ligjshëm kur ky mbetej në bodrum të shtëpisë dhe uzurpuesi gëzonte pjesën e sipërme të vilës së pronarit legjitim. U krijua një gjendje kur drejtuesi i dikasterit kishte venë foton e E.H.-s në vend të dukshëm të Ministrisë, duke revoltuar ish-të përndjekurit politikë që ngryseshin dhe gdhiheshin në demonstrata para Ministrisë, ndërsa vetë ministri as që donte t’ia dinte për protestat. Titullarja e BE-së, Doris Paku, i kishte dhënë fund këtij turpi, kur erdhi në Tiranë, duke e kërcënuar ministrin ithtar të diktatorit, se do ta bënte çështje në komunitetin europian atë që po ndodhte në Shqipëri…

U krijua një gjendje kritike . Mjaft historianë nostalgjikë u shndërruan në lektorë të indoktrinuar. Është spekuluar, veçanërisht , për traktatin e fshehtë italo-shqiptar të 1926-s, të cilin Enver Hoxha dhe historianët e tij e kishin shpallur si një akt tradhtie.

Tani traktati është zbardhur plotësisht dhe zërat më të autoritetshëm për këtë traktat janë diplomati italian Aleksandër Lesona, – në radhë të parë – si edhe mëkëmbësi i Viktor Emanuelit III, Françesko Jakomoni. I pari ka përshkruar hollësisht, hap pas hapi, peripecitë për përpilimin e këtij dokumenti historik, maturinë e presidentit të Republikës (A. Zogut) për lidhje sa më përfituese dypalëshe me Italinë, për t’i prerë përfundimisht synimet shoviniste jugosllave. Kjo shprehje e fundit është e rëndësishme, sepse historianët enveristë u orvatën ta shndërrojnë fajësinë e tyre në të kundërtën e saj, siç kishin bërë me ’97-n. Kujtuan se mund t’u vinte për mbarë citimi i pandalueshëm i kontit Galeaco Çianos, dhëndrit të Msolinit. A nuk e dinin se ai ishte dënuar për tradhti, me ekzekutim prapa krahësh pa i dalë në mbrijtje as Musolini, as bashkëshortja Eda, e bija e Musolinit? U mjaftonte vetëm fakti se ishte antishqiptar!

Eksponenti i marrëveshjes italo-shqiptare ishte diplomati Aleksandër Lesona, i cili ka fjalën parësore për traktativat e 1926-s, që e portretizojnë Zogun si antijugosllav dhe si antigrek, në kuptimin politik të fjalës. Por edhe me një këmbëngulje që dëshmojnë për ndjenjat e tij kombëtare..

Kështu del në pah falsifikimi enverist për të mos rënë nën kthetrat e jugosllavëve, ashtu siç është akuzuar E.H.-a, me të drejtë, përkundrejt një sajese se edhe Zogu paskësh rënë në këtë batak! Këmbënguljen nga ana shqiptare se presidenti nuk do të firmonte nëse nuk do të shtohej edhe klauzola se Italia do të hynte në luftë përkrah shqiptarëve, nëse Shqipëria do të pësonte një akt agresioni nga Jugosllavia, e bëri Musolinin të lëshonte, së fundi, edhe në këtë pikë, me kushtin që traktati të mbahej i fshehur. Ngritën edhe versionin e lidhjes me Pashiçin, kur të dy dëshmitarët-shtyllë të ngjarjes, Lesona dhe Jakomoni, pohojnë se Jugosllavia ishte e detyruar nga faktori ndërkombëtar t’i jepte lejekalimi Zogut që të kalonte nga Jugosllavia, për të rimarrë pushtetin e rrëzuar në mënyrë jo konstitucionale nga kryengritja e cila ishte emërtuar si “demokratike” nga historiografia e pas -’44-s. (Fan Noli, ky njeri i madh i kulturës dhe i letrave, por politikan i papranueshëm nga faktori ndërkombëtar për lidhjet me qarqet majtiste dhe me B.S., nuk arriti të gjejë mbështetje në Lidhjen e Kombeve, të cilën e quajti, madje “ flluskë sapuni”). Lesona dhe Jakomoni i dinë më mirë se kushdo sesa Presidenti shqiptar i kohës (1924) mund të bëhej vasal i Pashiçit, siç do të dëshironte historiografia komuniste.. Lesona shkruan se “Presidenti kishte ambicien të ishte një kryepushtetar i pavarur dhe jo një vasal, i kujtdoqoftë”. Jakomoni jep një frazë vërtet emblematike: Në takimin e përshëndetjes, kur Zogu do të linte truallin jugosllav, Pashiçi e përshëndet:- “Lamtumirë, miku im i sotëm dhe armiku im i nesërm!”. Tepër domethënëse për ata që i shohin mbarë thëniet e rëndësishme historike dhe nuk i shformojnë ato, apo i lënë në harresë, si tema-tabù. Ka dalë në shqip edhe një vepër dinjitoze e studiuesit Hubert Neuwirth, me titullin “Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri”. Një libër që i sheh ngjarjet historike jo ashtu siç i kanë shfytyruar “historianët” fanatikë.

Lesona, duke folur gjithmonë në synimin e nënshkrimit të këtij traktati, ka pasur ditë të qeta, periudha mirëkuptimi, por edhe çaste të stuhishme, në bashkëpunimin me Presidentin, (A. Zogun) i cili ishte shumë i matur, në përkushtimin për të jetësuar një akt të fuqishëm në dobi të sigurisë së Shqipërisë, në përshtatje me idenë se rreziku më i madh i vendit, në atë kohë, ishin mëtimet jugosllave për ta shtrirë pushtimin përtej kufijve të Kosovës, të cilën e kishin në zotërim, qysh nga pazaret e 1913-s. Por duheshin ruajtur edhe kufijtë jugorë, vazhdimisht të kërcënuar nga një shtet gjithmonë ngacmues dhe ndërhyrës. Lesona kishte vlerësime si “është i sinqertë, përkundrejt pabesive të Çianos”. Duke qenë se Lesona nuk ishte ithtar i Presidentit shqiptar, por i Musolinit, me Zogun, madje, kishte gjetur pengesa, në ngulmimin e këtij të fundit, – duke e futur Italinë në vështirësi të padëshiruara prej saj, – nëse Jugosllavia do ta cenonte sadopak pavarësinë dhe integritetin shqiptar. Faktet historike, në pajtueshmëri me atë që quhej “tendencioziteti klasor”, paraqiteshin gjithmonë e vazhdimisht, në mënyrë drejtvizore të shfytyruara në një trajtë të çuditshme, nga historiografia staliniste. Për historinë e viteve Njëzet, marrëveshja e fshehtë me Romën, veçanërisht, ishte masakruar në mënyrë të turpshme. Historia panegjirike ishte e ngarkuar që të mbeteshin si një argument i mbyllur të gjitha temat nën rrogoz dhe ato të hapura që, në të vërtetë, qenë tepër poshtëruese për vasalitetin ndaj emisarëve jugosllavë gjatë luftës e, për njëfarë kohe, edhe pas saj. Faktet dëshmonin për nënshtrim pa kushte në dëm të frymëzimeve kombëtare. Antikombëtarizmi maskohej nën sloganin e internacionalizmit proletar. Ndërkaq programohej që ta bënin Republikën tonë Popullore, si një republikë te shtatë të Republikës Federative të Jugosllavisë. Kuptohet, pra, dëshira e ethshme e regjimit të E. Hoxhës, për të bërë të qenësishëm mendimin se edhe pushtetarët e paraluftës, ia kishin shitur Jugosllavisë fatet e Shqipërisë. Në detyrën e ngutshme për çindoktrimin e historiografisë së diktuar, ngjarjet që shtjellohen në librin e Lesonës, si edhe faktet e paraqitura, bashkë me dokumente historike të pakundërshtueshme, janë një ndriçim që s’mund të vihet dot në errësirë, për periudhën e fillesës së ndërtimit të një shteti të ri, të një shteti ligjor, me frymëzime perëndimore, duke nisur thuajse nga asgjëja kur kishte kaluar vetëm një dhjetëvjeçar nga Shpallja e Pavarësisë, në nëntorin e 1912-s. Autori, Aleksandër Lesona, është personi që ka dhënë ndihmesën më të madhe vetjake, në bashkëpunim me Presidentin e Republikës, Ahmet Zogun, për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ai i njeh më mirë se kushdo, – edhe më mirë se Jakomoni, – të gjitha hollësitë e kësaj marrëveshjeje. Madje, edhe peripecitë që lidhen me të. Lesona ka bërë një portret të besueshëm për figurën e personit më të rëndësishëm të kohës, Zogut, që ishte në atë kohë figura përfaqësuese e një vendi të varfër, të çorganizuar, të kapluar nga anarkia, të rrezikuar nga fqinjët, në prag të mynxyrës. Vlerësimet e Lesonës janë thelbësore, veçanërisht në atdhedashurinë e Presidentit shqiptar dhe, më vonë, të monarkut të shqiptarëve. Në këtë pamje, ambicia e Zogut për të qenë “i pari i vendit” është fatlume për fatet e kombit shqiptar, në një çast aq kulmor.

Natyrisht Jugosllavia, nën trysninë e faktorit ndërkombëtar të atëhershëm, i dha njëfarë ndihmese Zogut (duke i ofruar truallin e saj) për të rivendosur pushtetin e vënë në dorë nga regjimi i Fan Nolit, prej të cilit tashmë fuqitë e madha kishin pësuar zhgënjim. Këtë ndodhí Jugosllavia donte ta shfrytëzonte duke e mbajtur gjithmonë urtë e butë me Zogun, për ndonjë përfitim në dobi të saj, kundër integritetit shqiptar. Por ky “idil” qe jetëshkurtër, për arsye se Zogu ia njihte mirë lakminë Jugosllavisë dhe nuk ia lejoi vetes që të binte në kurthin e saj. Kjo shkaktoi, madje, armiqësinë e shfaqur sheshit kundër Presidentit shqiptar nga të gjitha institucionet jugosllave qëllimkëqija. Askush tjetër, përveç Zogut, në gjendjen e hamullt të kohës, nuk do të kishte aftësinë diplomatike dhe vendosmërinë e karakterit, për t’u bërë ballë këtyre kanosjeve, që do të shkaktonin zgjatjen e kohës së anarkisë së brendshme.

Pa këtë aftësi diplomatike, rrezikohej të zhbëhej edhe ajo pavarësi e cunguar e 1913-s. Lesona e kishte të qartë, në bashkëbisedimet me protagonistin shqiptar, se një pikë ishte e pacenueshme: solidariteti i numrit Një, me shqiptarët që kishin mbetur jashtë kufijve, si pjesë përbërëse e politikës kombëtare të Zogut. Kjo do të përbënte thelbin e traktatit të fshehtë të 1926-s. Kjo i ishte bërë e qartë edhe Musolinit. Më duket se Lesona e tepron paksa në gjendjen e mjeruar në Shqipëri, kur erdhi për misionin e tij që përshkruan në libër. Ai thotë se s’kishte as ura dhe makina e tij duhej të kalonte nëpër vaun e lumit, për të mbërritur në Tiranë, me një hotel të vetëm , në të cilin ai nuk guxonte të zhvishej për t’u futur në shtrat. Mbase donte të nënkuptohej se ç` përparime ishin bërë me ndihmën e Italisë Por, ama, kjo tregon edhe hapin e madh përpara që kishte bërë Shqipëria, kur Zogu e forcoi brishtësinë e tij të kohës së traktatit dhe Tirana, në një hark kohor kaq të shkurtër, ishte krejtësisht e ndryshme nga ajo ku “nuk ecje dot me makinë”. “Dyshimet e traktativave të fshehta ndërmjet Zogut dhe Jugosllavisë u treguan të pathemelta, ashtu siç ia kisha thënë unë kryetarit të Qeverisë italiane (Musolinit)”. Njëri ndër blofet e historiografisë komuniste në vendin tonë ishte “lulëzimi ekonomik” i ekonomisë socialiste, vjedhjeje “e lejuar”, për të mos vdekur nga uria! Pesëvjeçarët buçitës u shndërruan në një të vërtetë mashtrimi…Krahasimit qesharak, me kohën e Zogut. Kur themi se shteti i parë shqiptar, ishte i ngritur nga asgjëja, duhet të na shkojë mendja se në ç’ gjendje e mori në dorë shtetin kryetari i parë i këtij institucioni, që u vu vërtet në baza ligjore. Ja ç’ dëshmon Aleksandër Lesona, në kapitullin “Panoramë e një vendi në pikë të hallit”:

“Mbërrita në Shqipëri andej nga mesi i shkurtit. Përshtypje e mjerë. Disa shtëpiza në Durrës; një rrugë thuajse e papërdorshme për të vajtur në Tiranë; por edhe krye     qyteti të bënte përshtypje për varfërinë,. Ndriçimi publik ishte i paqenë. Ashtu edhe elektriciteti, apo gazi. Rrugët me zhavorr, ishin ato mbi gjurmët e lashta romake Pjesa me gropa dhe shkëputjet rrugore nuk të lejonin të ecje pa ndalesa ; nuk kishte ura dhe detyroheshim të kalonim në vaun e përrenjve e lumenjve. Ujët e pijshëm mezi merrej, me pagesë, nëpër qytete nga shitës bredhës, që e përçonin duke e mbartur me kafshë. Hoteli i kryeqytetit ishte kaq i pisët, sa rashë me rrobe mbi shtrat… (dhënë me shumë shkurtime). Krahasimet ndërmjet Zogut dhe Enverit nuk janë të mundshme vetëm në vasalitetin e të dytit ndaj Jugosllavisë titiste dhe dinjitetin e të parit, Zogut, ndaj Jugosllavisë, siç e trajton gjerësisht Lesona. Pajtimi Kombëtar i Zogut është i njëmendët, jo si ai i R. Qosjes, që mori trajtë qesharake. Zogu ka falur edhe komplotistët kundër tij, ndërsa Enveri ka pas dënuar njerëz të pafajshëm Zogu i kishte kufijtë e hapur, ndërsa për dhunim kufiri vriteshin njerëzit. Zogu nuk akuzohej për luftë klasash, ndërsa lufta e klasave në Shqipërinë e diktaturës kishte bërë kërdinë.

Previous Post

Skandali/Nënë Tereza, De Rada e Ibrahim Rugova hiqen nga lista rekomanduese e Ministrisë së Arsimit

Next Post

Shqiptarët e Turqisë dhe “Turqitë” e Kosovës

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shqiptarët e Turqisë dhe "Turqitë" e Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.