• Latest
  • Trending
  • All

Shoqëria e të dukurit

27/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Shoqëria e të dukurit

27/09/2014
in Opinion

Nga Paul Krugman

Liberalët flasin për rrethanat; konservatorët flasin për karakterin.
Kjo ndarje intelektuale është më e dukshme kur tema është vazhdimësia e varfërisë në një komb të pasur. Liberalët fokusohen tek stanjacioni i pagave reale dhe zhdukja e vendeve të punës që sjellin të ardhura për klasën e mesme. Ndërsa për konservatorët, gjithçka lidhet me mungesën e përpjekjeve të mjaftueshme. Kryetari i Kongresit, John Boehner thotë se njerëzit kanë krijuar idenë që “nuk ka përse punojnë”. Mitt Romney qorton amerikanët me të ardhura më pak se mesatarja, se nuk janë të gatshëm “të marrin përgjegjësi personale”. Edhe pse deklaron që në të vërtetë kujdeset për të varfërit, kongresmeni Paul Ryan fajëson për varfërinë e vazhdueshme, mungesën e “zakoneve produktivë”.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Por le të themi të drejtën: disa konservatorë janë të gatshëm të censurojnë edhe të pasurit. Ajo që dominon mes shkrimeve më të fundit të konservatorëve është tema se elita amerikane gjithashtu ka dështuar në këtë drejtim, se ajo e ka humbur seriozitetin dhe vetëpërmbajtjen e një epoke të mëparshme. Peggy Noonan shkruan për “elitat tona dekadente”, që thonë duke u tallur se si nxjerrin fitime në dëm të njerëzve të vegjël. Charles Murray, libri i të cilit “Coming Apart” flet kryesisht për kalbjen e vlerave mes klasës punëtore të bardhë, denoncon gjithashtu “pandershmërinë” e shumë të pasurve, me stilin e tyre luksoz të jetesës dhe shtëpitë gjigante.
Por, a ka patur një shpërthim të salltaneteve të elitës? Dhe nëse ka patur, a reflekton një rënie morale, apo një ndryshim të rrethanave?

Sapo kam rilexuar një artikull të spikatur me titull “Si jetojnë drejtuesit e lartë”, i cili është botuar fillimisht në revistën “Fortune” në vitin 1955, dhe është riprintuar disa vite më parë. Është një portret i elitës së biznesit të Amerikës dy breza më parë, dhe aty kupton që jetët e një elite të një brezi më të mëparshëm ishin vërtetë shumë më të përmbajtura, më “të ndershme” po të doni, sesa ato të Zotërve të sotëm të Universit.
“Shtëpia e një drejtuesi biznesi sot”, na thotë artikulli, “me shumë gjasë është e thjeshtë dhe relativisht e vogël – ndoshta shtatë dhoma, dhe dy banja e gjysmë”. Drejtuesi i lartë i një biznesi ka dy makina “dhe i mjaftojnë dy shërbyes”. Jeta është e përmbajtur, edhe në të tjerë drejtime: “Marrëdhëniet jashtëmartesore në majën e botës së biznesit në Amerikë nuk janë aq të rëndësishme sa për t’u diskutuar”. Në fakt, jam i sigurt që ka patur shumë gili-vili, por njerëzit nuk kapardiseshin. Elita e vitit 1955, të paktën pretendonte të krijonte një shembull të mirë të sjelljes së përgjegjshme.

Por përpara se të ankoheni për rënien në standarde, duhet të dini diçka: kur lartësonte elitën “esëll” të biznesit në Amerikë, Fortune e përshkruante këtë si diçka të re. Ajo bënte një kontrast mes shtëpive modeste dhe motoskafëve të 1955-ës, me shtëpitë dhe jahtet e një brezi të mëparshëm. Po përse, elita e 1955-ës, kishte hequr dorë prej salltaneteve të së kaluarës? Sepse nuk mund ta përballonte më atë lloj jetese. Jahti i madh, na thotë Fortune, “ishte mbytur në detin e taksimit progresiv”.

Por që atëherë, ai det është tërhequr. Jahtet gjigante dhe shtëpitë e mëdha janë rikthyer. Në fakt, në disa vende, disa prej “shtëpive me përmasa të tepruara” që Fortune i përshkruante si relike, janë rikthyer me përmasa edhe më të mëdha.
Dhe nuk është mister ai që ndodhi me ditët e bukura të vetëpërmbajtjes së elitave. Thjesht, ndiq paranë. Pabarazia ekstreme në të ardhura dhe taksat e ulëta janë rikthyer. Për shembull, në vitin 1955, 400 amerikanët që fitonin më shumë paguanin më shumë se gjysmën e të ardhurave të tyre në taksa federale, ndërsa këto kohë, kjo shifër është më pak se një e pesta. Dhe rikthimi i taksimit të ulët për pasuritë e mëdha ka rikthyer, pashmangshmërisht, Epokën e Artë të salltaneteve.

A ka ndonjë shans që, këshillat morale, thirrjet për të vendosur shembuj më të mirë, mund të nxisë të pasurit që të pushojnë së dukuri kaq shumë? Jo.
Nuk është puna vetëm që njerëzit që munden të jetojnë në mënyrë të kushtueshme, kanë prirjen ta bëjnë këtë. Si na ka thënë Thorstein Veblen shumë kohë më parë, në një shoqëri shumë të pabarabartë të pasurit ndihen të detyruar të përfshihen në “konsumin e dukjes”, duke shpenzuar në mënyra shumë të dukshme për të demonstruar pasurinë e tyre. Dhe shkenca sociale moderne konfirmon këto mendime të tijat. Për shembull, studiuesit në Federal Reserve (banka qendrore e SHBA) kanë treguar se njerëzit që jetojnë në lagje me pabarazi të madhe janë më të prirur të blejnë makina luksoze, sesa ata që jetojnë në vendbanime më homogjene. Është e qartë që, pabarazia e lartë sjell një nevojë për të shpenzuar para në mënyra të tilla që sinjalizojnë status.

Puna është që, ndërkohë që qortimi i të pasurve për vulgaritetin e tyre mund të mos jetë aq fyes sa këshillimi i të varfërve për dështimet e tyre moralë, ai është gjithsesi i kotë. Kështu si është natyra njerëzore, do të ishte marrëzi që të presim përulësi nga një elitë shumë e privilegjuar. Kështu që, nëse mendoni se shoqëria ka nevojë për më shumë përulësi, duhet të mbështesni politika që do të reduktonin privilegjet e elitës.

Previous Post

Një opozitë në kërkim të sherrit

Next Post

E ardhmja Evropiane

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

E ardhmja Evropiane

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.