Nga Rona Gjonbalaj
Gjithmonë kur dëgjoja të flitej për Beogradin e mendoja si një vend shumë më ndryshe nga këtu, në të cilin shumë vështirë mund të shkelte këmba e një njeriu nga vendi im.
Mirëpo ja që pa menduar fare edhe unë u bëra një nga ata persona që vizituan Beogradin.
Unë personalisht nuk është se mbaj mend shumë nga lufta që u zhvillua këtu, por nga ato se çfarë kam dëgjuar, kam fituar atë përshtypje që çdo kosovar e ka për sërbët.
Ditët kalonin dhe sa më shumë që afrohej dita e nisjes aq më shumë mendoja se si do të ishte vendi, si do na prisnin dhe çfarë do të mendonin ata për ne.
Rasti që mu dha për vizitë në Beograd kishte të bënte me përafrimin e të rinjëve mes 3 shteteve, në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare “Integra” nga Kosova, “Linking Europe” nga Holanda dhe “ Youth Education Comittee” nga Serbia.
18 pjesëmarrës i zgjatën dorën njëri-tjetrit për hërë të parë, ishim 18 persona të ndryshëm, 18 personalitete, pikëpamje e mosha të ndryshme. Thjeshtë ishte një lidhje e përkryer.
Programi “Our Future Europe” na mblodhi të gjithëve që të diskutonimin temat që prekin të shkuarën, të tashmen dhe më të rëndësishmen të ardhmen e Kosovës dhe Sërbisë. Diskutuam rreth Integrimeve Evropiane që i pret këto dy shtete, konflikti Kosovë-Sërbi, por iu kushtu rëndësi e veçantë edhe mediave. Pjesa më interesante personalisht për mua kishte të bënte me cenzurën që i’u është bërë mediave gjatë vitit 1999, e shpjeguar më së miri me rastin e gazetarit Slavko Curuvija, i cili për shkak të shkrimeve të drejta e pagoi me jetën e tij. Vrasja e tij është një nga shembujt e cituar gjerësisht për brutalitetin e qeverisë së Sllobodan Millosheviçit.
U mikpritëm mirë edhe nga stafi i Ministrisë së Rinisës, me të cilët biseduam rreth të ardhmës së bërbashkët evropiane. Gjithashtu vizituam Ambasadën e Holandës në Beograd dhe organizatën Belgrade Open School.
Kjo ishte një vizitë studimore nga e cila mësuam shumë por edhe e shijuam.
Mikpritja nga nikoqirët sërb ishte mbreslënëse, qyteti gjithashtu pa lënë anash as ushqimin. Mbresat e këtij organizimi më bëjnë të pa durueshme për vazhdimin e programit në Ommen, Holand.
















