• Latest
  • Trending
  • All

Një opozitë në kërkim të sherrit

27/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Një opozitë në kërkim të sherrit

27/09/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Zef Shtjefni

Veshët e shqiptarëve çfarë nuk kanë dëgjuar nga goja e Berishës dhe çfarë nuk kanë dëgjuar nga goja e ndjekësve dhe zëdhënësve të tij për kundërshtarët politikë këto vite. Ata kanë menderosur Kuvendin, foltoren e PD-së, ekranet e medieve, faqet e gazetave dhe çdo gjë që kanë mundur. Me libër shtëpie kanë sharë, kanë ofenduar, kanë denigruar, kanë kërcënuar, kanë akuzuar, kanë mashtruar dhe shpifur për Nanon, për Mejdanin, për Majkon, për Metën dhe tani të njëjtin refren po e dëgjojmë për Ramën, për Tahirin dhe për këdo që u del përpara apo që u ngjall zili në qeveri dhe në PS.

Një nga këta partizanë dhe ndjekës i devotshëm i Berishës ka vite tashmë që është bërë edhe Strazimiri i Durrësit, i cili erdhi nga hiçi dhe zuri vend në krahun e djathtë të tij në  Kuvend, madje duke sfiduar të tjerët në PD nga agresiviteti, tehu dhe helmi i gjuhës kundër palës tjetër. Berisha nuk e zgjodhi Strazimirin si intelektual në ekipin parlamentar, por si njeri të fortë, të sertë, të egër, të ashpër, për ta përdorur ndaj kundërshtarëve politikë.

Kjo bëri që edhe partitë e tjera politike të zgjedhin për balancë me Berishën njerëz nga e njëjta kategori. Dhe ja rezultati që kemi tani. Si gjithmonë Berishës pështyma që hedh sipër kundër të tjerëve, i kthehet dhe i bie në fytyrë. Ia rrahën atë që ka zgjedhur për të fortë, atë që ka zgjedhur për të sharë, për të shpifur, për të fyer dhe për të poshtëruar të tjerët.

Tani kërkojnë të justifikohen dhe të fajësojnë Ramën edhe për këtë bukë që kanë gatuar vetë, njësoj si ata që duan të kacavaren pas xhamave. Në xhama nuk kacavaresh dot, ndaj edhe Ramën e përziejnë kot së koti në këtë punë, siç e akuzojnë kot së koti edhe për shumë gjëra të tjera, duke humbur kështu pikë. Strazimirin e rrahën se e kërkoi vetë, se e mbushi kupën Berisha. Ua bënë për borxh të gjithëve në PS e ndoshta dhe në PD.

Sharës të tillë do t’i rrihnin edhe në parlamentin italian, grek, bullgar, çek dhe belg. Berisha e ka marrë pas vetës Starzimirin për të sharë dhe për t’u rrahur, pasi gjë tjetër nuk kemi parë se di të bëjë ky deputet tani me dy legjislatura. Në pamje të pare, duket se me këtë arsyetim po përpiqem të justifikoj dhunën në parlament, grushtet dhe shpullat e Ndokës dhe të Ndreut të PS-së kundër Strazimirit të PD-së.

Nuk kam ndër mend ta bëj këtë, sepse mendoj se me dhunë veç përkeqësohen gjërat. Në fakt kështu i ndodhi edhe Ramës, edhe PS-së, edhe PD-së, edhe vetë të tre aktorëve të përfshirë në dhunë. Rama gjendet keq dhe nuk di çfarë të thotë për prokurorinë dhe as se si të mbrojë deputet e vet. PS-ja dhe mazhoranca Rama-Meta kanë veç humbje me opozitën jashtë Parlamentit. Opozita vetë ka humbje, jo vetëm prej rrogave të humbura të deputeteve të saj, tani e sa muaj, por dhe sepse i mungon foltorja e Parlamentit për të thënë fjalën e vet dhe për të përfaqësuar zgjedhësit.

Kjo pra, është rruga ku të çon strategjia e sherreve që mbjell Berisha. Ndokën dhe Ndreun nuk mund t’i marrë në mbrojtje njeri dhe këtë ata e dinë mirë përderisa vendosën të ngjiten në shkallët e politikës. As nuk mund t’ua ndryshojë atyre kush biografinë e jetës dhe të punës, pasi e kanë shkruar vetë dhe për to janë gjykuar nga shoqëria, e cila i ngjiti më pas deri në sallën e Parlamentit. Por t’u thuash mafiozë dhe kriminelë atyre, më duket se është njësoj sikur të thuash se Liqeni Artificial është det.

Ndokajt janë një fis i madh dhe ndonjëri prej tyre ka bërë dhe zullume në Lezhë. Por pjesa dërrmuese e tyre janë njerëz të varfër dhe mezi mbyllin muajin me rrogën e ndonjë familjari që punon. Por ajo që të bën më shumë përshtypje këtu është kulti i Berishës në vlerësimin e njerëzve. Kur ato punojnë me dhe për Berishën, janë njerëz të mrekullueshëm dhe ai i emëronte në detyra të rëndësishme nëpër institucionet e shtetit.

Kur janë në krahun tjetër të politikës, ai i quan mafiozë. A mund të besohet ky njeri kur thotë se ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Ndërtimit të qeverisë së tij, i cili ka kaluar me PS-në, është mafioz? Janë mësuar ushtarët e Berishës me sharje ndaj Majkos, me kurthe dhe pengje në Tropojë ndaj Metës, me akuzat të çmendura dhe me burg ndaj Nanos, me kapjet prej zhelesh të Ballës dhe Braçes, me laviret e bulevardit, etj.

Por ja që vjen dita dhe të “ndesh hunda në lesh”, pasi ka njerëz që nuk ta durojnë sharjen dhe provokimin. Duke e parë që ranë vetë në kurthin që ngritën për të tjerët, duke u mundur keqas me armët e veta dhe pasi u shkoi “shtatë në qase”, ata kërkuan ndihmë nga kori mbrojtës i të gjithë grupit parlamentar të PD-së dhe e bojkotuan Parlamentin.

Unë këmbëngul të them se Berisha dhe Strazimiri ka kohë që po i kërkojnë vetë grushtet dhe shpullat, por thjesht nuk e besonin se mund t’u vinin. Ndaj, mendoj se ata duhet të rikthehen në Parlament dhe të sillen si njerëz dhe si opozitarë, në mënyrë që të mos guxojë t’i sulmojë fizikisht njeri dhe të kenë mbrojtjen e prokurorisë dhe të të gjithë popullit me kauza të drejta.

Previous Post

Një tregim për dy qytete…

Next Post

Shoqëria e të dukurit

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shoqëria e të dukurit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.