• Latest
  • Trending
  • All

RULETA RUSE NË LAS VEGAS

28/02/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

RULETA RUSE NË LAS VEGAS

28/02/2019
in Kosova, Opinion

Nga Fadil LEPAJA

Paramendojeni sikur në Las Vegas, të ri-konceptohej hazardi. Kush ka shumë para, apo shumë fuqi politike, nuk luan më me para, por me kokë. E hedh kokën e tij politike në tavolinë. Jep ide për këmbim territoresh, apo vendosë taksën krejt njësoj nga këndvështrimi i lojërave të fatit! Zaret janë hedhur! Bam! Por, nuk varet nga ne.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

As në Las Vegas, nuk është më si ka qenë. Rreziku të humbasësh paratë e fituara pa djersë, nuk e ngre adrenalinën mjaftueshëm, për politikanët. Politikën tonë, mund të e nxjerrësh cullak nga kazinoja dhe ne prapë e veshim me rrobat më të shtrenjta. Por, kjo nuk  është problem. Këta kanë bërë aq shumë para sa që nuk e kanë për gjë të humbasin milionat tona, në tavolinë.

Kur them të hedhësh kokën në tavolinën e ruletit, gjithnjë po mendoj në kokat e tyre politike e jo kokat në kuptimin ballkanik të fjalës. Je ose nuk je në politikë, dhe krejt kjo vendoset nga fati global.

Kjo, në mënyrë metaforike, do të dukej pak a shumë kështu: e vë kokën tënde politike në tavolinën numër kaq dhe rrota sillet. Sillet, në fakt, mulliri i revolverit, dhe ti nuk e di se ku do të ndalet. Ti nuk e di nëse do të shkrepë apo nuk do të shkrepë. Pastaj e tërheq këmbëzën dhe pret. Në fakt ,nuk pret, sepse në ruletin rus, rezultatet i ke aty për aty. Ose e kupton se shpëtove duke e pasur në kulm adrenalinën, ose nuk e kupton kurrë. Kështu e ka ruleti rus.

Por, ka tendenca që të përzihen tavolinat e fatit në politikën globale. Bashkë me këtë ka tendenca të ri konceptohet ideja e së mirës dhe e së keqes në politikën globale. Për shembull, përpara përmendej një rus dhe (nën)kuptohej gjithçka. Oruelli, ferma e shtazëve, krejt. Përpos nëse nuk ishte disident. Përmendej Amerika dhe dihej gjithçka. Sidomos kënga e moçme, për djemtë në Amerikë e përzier me frikën nga fqinjët sllav, ishte orientuesja jonë kryesore ideologjike. Por, çfarë ndodhë kur në Las Vegas përzihen tavolinat? Kush mbetet mik dhe kush armik?

Nëse ne i kemi bijtë në Amerikë dhe nuk kemi më frikë, ndërkohë që ideja për rusët, në Amerikë, ka ndryshuar, çfarë të bëhet me frikën? Tashmë edhe rusët i kanë djemtë në Amerikë. Edhe serbët kishin Nikolla Tesllën, dhe mendojnë se kjo mjafton të e meritojnë përkrahjen e Trump.

Çfarë të bëjmë ne, kur tashmë të gjithë po i qojnë djemtë në Amerikë? Kuartet nacionale, ballkanike ka kohë që janë konfiguruar në lagjet e politikës dhe mafies. Të kemi apo të mos kemi frikë? Apo vetëm të tërheqim këmbëzën në ruletin rus me bindjen se tashmë kanë ndryshuar gjërat dhe se arma politike nuk do të shkrepë?

Pra, puna me ruletin, politik është kështu: bënë një lëvizje dramatike politike dhe pret çfarë po ndodhë me popullin. Ja tërheq këmbëzën dhe pret pasojat. Pasojat në politikë janë kolektive. Ashtu si ka qenë gjithë. Liderët dhe familjet e tyre e kanë një imunitet.

Tash, duhet parë gjërat edhe në terrenin e historisë. Pa histori nuk jetohet, por as me të. Nuk jetohet në një ambient kur votuesit janë parapaguar për dekada dhe çdo vendim është i konceptuar veç për historinë, të cilën na e kanë shkruar të tjerët. Ne vetëm e lexojmë historinë.

Për shembull, tash e kemi kuptuar se nuk janë me rëndësi ata që e sollën pavarësinë, por kush e lexoi atë në ballkonin e famshëm, në Vlorë. Tash për shembull, te ne, ka grindje publike kush e shpalli pavarësinë në Kosovë: kryetrari i kuvendit, kryeministri, apo presidenti i cili, asokohe ishte lënë në margjina duke duartrokitur.

Duke u nisur nga kjo, tashmë e kuptojmë se çfarë do të ketë menduar e Ismail Qemajli, sa do të jetë gëzuar që Isa po vonohej, dhe nuk do të ishte të fotografohej në ballkon. E kishte kuptuar edhe ai se me rëndësi është kush do të dali në ballkon, para masës, pra me cilin do të hapeshin lajmet në dekadat e ardhshme.

Tash, ruleti ynë: taksa apo Lugina? Do të  këndojnë me sharki, apo të mbetesh në pushtet? Këmbëza është tërhequr. Ende nuk e kemi kuptuar, nëse kemi shpëtuar apo e kemi pësuar. Krejt kjo varet nga tavolinat në Las Vegas,  apo nga bastoret globale. Nuk ka të bëjë me patriotizmin. Ishte patriot  Esat pasha apo Avni Rrustemi? Po këta tonët?

Shikuar historikisht, mund të strehohesh në Beograd, të qëndrosh atje gjashtë muaj, të shtrëngosh armët serbe, mercenarët rus, dhe mercenarë tjerë të blerë me paratë serbe dhe të shkosh në Tiranë për të çliruar Shqipërinë nga shqiptarët dhe prapë të mbahesh mend në histori si mbret i të gjithë shqiptarëve dhe të jesh simbol i atdhe dashurisë. Mund të kesh nënshkruar marrëveshje të fshehta, të kesh falur sovranitetin dhe krejt kjo nuk të prishë punë.

Koncepti i atdhedashurisë dhe tradhtisë riformulohet në epoka ndryshimesh globale. Nëse Amerika  lidhë aleancë globale me Rusinë, kjo na bënë të kujtojmë rregullat e logjikës formale. Atëherë edhe lista jonë e (ar)miqve rishikohet. Politikanët tonë do të vrapojnë të fotografohen me Putin, dhe rrjedhimisht të këmbejnë territore me Serbinë. Ose të i japin territore.

Nëse edhe Serbia i ka djemtë në Rusi, sikur se ne, në Amerikë, ndërkohë që Trump dhe Putin e ri- konceptojnë Evropën dhe globin, atëherë do të gjendet një kompromis edhe për satelitët.

Kush është patriot e kush tradhtar në këtë tregim? Askush nuk e di! Këmbëza është tërhequr në përmasa globale. Ende nuk e dimë çfarë është bërë me ne! Kush mbijeton është fitues. Është rulet rus!

Gazeta Shqip

Post Views: 120
Tags: ballkanRusiaSerbia
Previous Post

Donika Prela, një arsye më shumë pse duhen djegur mandatet

Next Post

Përmbysen raportet gjinore, në 2061 do ketë 78 burra për 100 gra

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Përmbysen raportet gjinore, në 2061 do ketë 78 burra për 100 gra

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.