I nderuari Afrim Mustafa, në artikullin e shkruar nga un,që u publikua në portalin Zhurnal me 1 dhjetor,ju reaguat me artikull të juajin po në Zhurnal me datë 8 dhjetor.Nuk kisha paramenduar se ju do të reagoni në këtë mënyrë,nga vetë fakti se un në shkrimin tim u lash shumë hapsirë për ta tejkaluar këtë çështje në forma dhe mundësi tjera.Mirëpo,pasi që ju zgjodhët këtë formë të bashkëpunimit mua ma imponove të veprojë ashtu si nuk kam dashur.
1.Në artikullin tim,me as edhe një herë,me as edhe po qe një fjalë,nuk e kontestova vlerën dhe aq më pakë vlerësimet që i jan bërë librit të juaj ” nga personalitete të rëndësishme të jetës publike akademike, ushtarake e institucionale në hapësirat mbarëshqiptare”.
2.Nga që ti z.Afrim Mustafa,shqetësimin tim e cilëson të pa arsyeshëm,kur shkruaj;Me rastin e përpilimit të listës së dëshmorëve të UÇK-së Kombëtare nuk përfshin emrat dhe të dhënat për disa dëshmorë…,ku edhe kërkon pë hirë të korrektësisë ” të tregohen cilët janë ata”mua tani më detyron ti shpalos emrat e dëshmorëve që mungojnë në listën e dëshmorëve të UÇ Kombëtare,pëmbledhur në faqet 534 dhe 535 të librit në fjalë,si vijon;
1.Sulejman R. Limani(24.12.1969-08.08.2001)
2.Xheladin B. Bajrami (02.03.1073-27.07.2001)
3.Rami E. Jusufi (20.12.1966-12.08.2001) dhe
4.Ramadan A. Alimi (03.071977-28.06.2001).
Në librin e juaj,në kaptinë “102 ngjyrat e Atdheut Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” faqe 167-400,nuk jepni të dhëna për këta 4 Dëshmor,
Gjitashtu ta bëjë me dije se në këtë listë Dëshmorët me numrat rendor;10.Aliriza Selmani,18.Beqir Limani,35.Haxhi Shabi Kajolli,44.Ismet Jashari-Kumanova,45.Ismet Mustafa,57. Mujdin Aliu,75.Remzi Xhaferi,78.Safet Ajeti,93.Tahir Osmani dhe 100.Zekiria Dardhishta,nuk janë nga radhë e UÇ Kombëtare,por kanë flijuar jetën duke rënë Dëshmor si pjesëtarë të UÇ të Kosovës nga viset shqiptare në R. e Maqedonisë.
Afrim Mustafa,dëshmorët nuk shpallen nga individ,komisione,shoqata apo ndonjë organ tjetë,po ata i legjitimon pëkufizimi si vijon”Ai që vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore, ai që fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut”.
3.Nuk të kuptoj AfrimMustafa për çfar frike aludon në vijim të artikullit,sepse un as edhe vetëm një herë,në jetën time nuk jam luhatur ,nga friga,të shmangem përcakëtimeve të mia jetësore,pëjashtimisht vigjilencës,në favor të interesave madhore.
4.Në kaptinën “Një nderim i Vogël për Njerëzit e Mëdhenj-Fjala e Autorit” f.65-166,
ju ngreni në kupë të qiellit shumë personalitete nga fusha të ndryshme si në të kaluarën poashtu edhe ata të ditëve tona,disa mbase edhe me shumë meritë.Nëse në librin e juaj keni siguruar hapsirë për të promovuar,vlerat edhe të Toshe Proeskit,ku shkruani”Mark Marku interpretoi këngën e këngëtarit të njohur polak Toshe Proeski,me emrin “Zajdi-Zajdi” “.Afrim Mustafa, këngëtari i “nohur”,nuk është “polak”,por është nga Krusheva e ish Vilajetit të Manastirit………,medoj se keni patur detyrë të gjeni hapsirë edhe për…….!
Zotni Mustafa,ju në librin në fjalë,për njeriun,që dha aq shumë për afirmimin e vlerave tona,nëpëmjet sportit,të madhin e Kombit tonë të ndjerin profesor Mentaz Allajbegu,nuk keni thënë as edhe një fjalë.Të shkruash për këtë vigan të kombit,duhen zotëruar aftësi të jashtëzakonshme krijuese,pasi që un nuk jam i dhuntuar me aftësi të këtilla,do tua lë radhë të shkruajnë ata që meritojnë.
Zotni Mustafa,do tu isha shumë mirënjohës,sikur të prononcoheni se në cilën rubrikë dhe në cilën faqe të librit tuaj keni shkruar emrin e të madhit Allajbegu.
Edhe shum çka kam për të thënë,por për respekt ndaj lexuesëve,opinionit dhe shumë arsye tjera do të pëmahem…………………..!
Me respekt!
Baki Halimi
















