• Latest
  • Trending
  • All

Kur Washington Post shkruante për Konicën

12/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kur Washington Post shkruante për Konicën

12/12/2014
in Aktualitet, Histori, Lajme, Opinion

Gazetari i së përditshmes amerikane Gerald G. Gross e intervistoi Faik Konicën, ambasadorin e Shqipërisë në Uashington dhe shkroi artikullin me titull “Ministri Konica i Shqipërisë ende beqar; Pasionet e tij janë muzika, teatri dhe filologjia”. Shkrimi u botua më 13 shkurt 1938.

(Marrë nga libri i Ilir Ikonomit “Faik Konica – Jeta në Uashington”)

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Mes shefave të misioneve në Uashington, beqarët janë aq të rrallë sa edhe meshkujt në shfaqjet e orëve të ditës. Ata mund të numërohen me gishtat e një dore, siç del nga një studim i shpejtë. Por më i pandreqshmi prej tyre duket se është ministri Faik Konica i Shqipërisë.

“Gjithnjë e shtyj për vitin tjetër”, thotë me zërin e tij të butë ky emisar, të cilit vetëm një muaj më parë iu desh të bënte një deklaratë zyrtare për t’u dhënë fund zërave se ai dhe një farë kërcimtareje amerikane kishin ndërmend të lidhnin kurorë. “E vërteta është se nuk do të martohem kurrë”.

Ai nuk i jep arsyet dhe në fakt nuk u pyet për to, por hamendja të thotë se ai e kupton që gratë nuk i durojnë dot komodinat plot me libra, gramafonët me bririn gjigand në dhomën e ndënjes dhe dorëshkrimet të shpërndara andej-këtej nëpër shtëpi. Lulet e portokallit, pranon ai, kanë vendin e tyre, por ajo që kërkon ai është biblioteka, muzika, një kallamar plot me bojë dhe e drejta e pamohueshme për t’iu gëzuar atyre kur dhe si të dëshirojë.

Këmbanat e dasmës dukeshin të pashmangshme jo vetëm se ministri Konica i plotësonte kushtet si dhe për shkak të aferës që u shfaq nëpër gazeta e që e përmendëm më sipër, por edhe sepse Shqipëria, për të cilën flitet pak, është bërë temë e faqeve të para të shtypit pas shpalljes nga Mbreti Zog I javën e kaluar të fejesës me konteshën hungareze Apponyi, nëna e së cilës është amerikane.

E gjithë kjo ngre një çështje tjetër: diplomatëve shqiptarë u ndalohet me ligj të martohen me gra të kombësive të tjera. Por, kufizime të tilla me sa shihet nuk vlejnë për monarkun, megjithëse ai, si musliman, dhe nusja e ardhëshme, janë zhytur në vorbullën e ndërlikimeve kishtare. Kjo nuk duket e drejtë sidomos kur mendon se martesa e një diplomati në Uashington me një grua nga vendi i tij është më tepër përjashtim se sa rregull.

***

Faik Konica është njeri që disa gjëra i pëlqen pa masë, të tjerat nuk i pëlqen fare. Në kategorinë e të parave hyjnë studimet filologjike, teatri, muzika klasike, ushqimi dhe pijet e mira, të shkruarit krijues dhe vetmia. Ato që ai nuk i duron dot janë turmat, ushtrimet fizike, kafshët, ritmet e xhazit, të shtirurit në shoqëri dhe të folurit me zë të lartë.

Kur iu kërkua të bënte një përshkrim të vetes për ta përdorur në këtë artikull, ai shkroi:

“Megjithëse ka një mospëlqim të madh për turmat dhe natyra e rezervuar është cilësuar si tipari i tij kryesor, Faik Konica ka shfaqur gjithmonë një simpati të vërtetë për masat. Në vitin 1930, ai iu lut Mbretit Zog të merrte në shqyrtim një projekt për rishpërndarjen e tokës në Shqipëri. Pa kaluar shumë, projekti u mishërua në një reformë të gjerë agrare, e cila pas një debati të gjatë në parlamentin e vendit u kthye në ligj”.

I vetëdijshëm për natyrën e tij të tërhequr – ndonëse nuk është as i drojtur dhe as njeri që e fsheh veten nga modestia – shkëlqesia e tij dyshon se të tjerët e shohin si asket. Ai kurrë nuk e tregon se sa vjeç është, por duhet thënë se edhe kolegët e tij ministra apo ambasadorë preferojnë të mbajnë heshtje për këtë temë. Ai nuk ka qenë në atdhe prej nëntë vjetësh sepse, siç thotë, vizita të tilla “më rraskapisin fizikisht”.

Diplomatët e tjerë mund të luajnë golf, të ngasin kuaj, të merren me alpinizëm apo me boks sa të duan, por për Faik Konicën çdo formë ushtrimi fizik është e huaj. Kjo urrejtje, si dhe mospëlqimi i tij për kafshët shtëpiake, mund të ishin të kuptueshme për një psikanalist po të mësonte se në moshën 15-vjeçare, Faiku është rrëzuar nga kali dhe është detyruar të qëndrojë një vit në paterica. Sot ai i urren kuajt, qentë dhe macet. Qentë, mendon ai, janë tepër servilë, ndërsa macet tepër të pavarura.

“Po të kishte ndonjë krijesë shtëpiake që të ishte në mes të qenit dhe maces, ndoshta do të dëshiroja ta mbaja pranë”, thotë ai.

***

Emisari i Tiranës në Uashington është lindur në qytetin Konicë, nga i cili ka marrë emrin familja, në kufirin e Shqipërisë dhe Epirit grek. I ati ishte pronar i madh tokash dhe i përkiste njërës prej 30 e ca familjeve feudale, të cilat prej disa shekujsh formonin klasën sunduese të këtij rajoni malor në brigjet perëndimore të gadishullit ballkanik. Stërgjyshi i tij ka qenë mik i ngushtë me Sër Hudson Lowe, në atë kohë guvernator i ishujve jonianë dhe që më vonë do të bëhej i famshëm si guvernator i Shën Helenës dhe roje i Napoleonit të burgosur. Mes punimeve që ministri po përgatit për botim është vëllimi i korrespondencës mes paraardhësit të tij të shquar dhe anglezit të njohur.

Ministri Konica studioi në Kolegjin Jezuit të Shkodrës (Shqipëri), në Liceun Perandorak të Stambollit si dhe në Francë. Në vitin 1909 erdhi për herë të parë në Shtetet e Bashkuara për të bërë propagandë në favor të autonomisë së Shqipërisë në Perandorinë Otomane, për të ndihmuar refugjatët në këtë vend si dhe për të marrë titullin Mjeshtër i Artit në filologji nga Universiteti i Harvardit.

Familja e tij, mjaft e kënaqur me regjimin e Stambollit, shpresonte se ai do të hynte në Shkollën e Shkencave Politike të Parisit për të shërbyer më vonë në trupin diplomatik të Sulltanit. Por me të marrë gradën e bakalaureatit në Francë, Konica i ri, i ndezur me zellin e çlirimtarit, filloi lëvizjen kombëtare shqiptare që synonte autonominë. Megjithëse programi ishte fillimisht i moderuar, ai i zemëroi aq shumë autoritetet otomane saqë tokat e themeluesit të tij u konfiskuan dhe Konica u dënua me vdekje në mungesë.

Këto masa nuk bënë tjetër veçse e forcuan lëvizjen, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Kur Konica kërkonte mbështetje dhe simpati në Shtetet e Bashkuara dhe ithtarët e kësaj çëshjtjeje bënin të njëjtën gjë në vende të tjera, rebelimet kundër sundimit otoman u shtypën brenda vendit. Pika e kthesës erdhi në vitin 1912, kur turqit e dhanë autonominë dhe po atë vit u shpall pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemal Vlora. Konica u emërua si njëri nga delegatët në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila, më 20 dhjetor, njohu në parim pavarësinë e Shqipërisë. Shtatë muaj më vonë, konferenca e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur dhe sovran.

Në vitin 1925, Konica si udhëheqës i opozitës nacionaliste liberale, këshilloi kundër një kryengritjeje të armatosur për rrëzimin e qeverisë së atëhershme konservatore, në krye të së cilës Ahmet Zogu sapo ishte zgjedhur president me një mandat shtatëvjeçar. Pas kësaj, Konica, ky burrë me sy të zinj që kishte mbaruar Harvardin, u nderua duke u emëruar si emisari i parë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Ai ia paraqiti letrat kredenciale Presidentit Coolidge në tetor 1926 dhe shërbimi i tij këtu ka vazhduar i pa ndërprerë.

Lidhur me përkrahjen e tij për reformën agrare, ministri thotë:

“Pronarët e mëdhenj të tokave e dënuan atë me zemërim. Ata e mallkuan Faik Konicën si njeri që kishte tradhtuar klasën e vet dhe lanë të kuptohej se do të hakmerreshin dhunshëm. Por ligji nuk ishte i padrejtë, sepse ai përfshinte një dispozitë që parashikonte dëmshpërblim të plotë në para për pronarët e tokave të rishpërndara dhe pikërisht për këtë arsye, ligji nuk ka arritur ende fazën e zbatimit, sepse shteti ende nuk ka patur mundësi të heqë mënjanë milionat që duhen për dëmshpërblimet”.

Ministri shqiptar është ndoshta pranë të gjashtëdhjetave dhe flokët e thinjura po i rrallohen. Ai ka shtat mesatar dhe të ngjeshur. Bethoveni, Moxarti dhe Bahu janë kompozitorët e tij të pëlqyer. “Kur isha i ri më pëlqente Vagneri, por tani muzika e tij më duket tepër e ngjyrët dhe ekstravagante”, thotë ai.

Ai i shmanget dëgjimit të radios për shkak të reklamave që ato japin, por kontribuon për transmetimet e përjavshme të Toskaninit. Banesa dhe legata e tij janë të kombinuara në një apartament të thjeshtë në Hotelin Mayflower.

***

Në Amerikë ka 30 mijë shqiptarë dhe 100 mijë burra, gra e fëmijë me prejardhje shqiptare. Shumica e tyre janë të shpërndarë në shtetet lindore dhe pjesa më e madhe punon në industri. Vetë Shqipëria, një vend pak më i madh se Belgjika, ka jo më shumë se 1 milion e 500 mijë banorë.

Ministri Konica ka këtu 2 mijë e 500 libra dhe po aq në shtëpinë e tij. Disa vizatime origjinale të Rodinit zbukurojnë muret e dhomës së tij të gjumit. Ai lexon në italisht, spanjisht, rumanisht, portugisht, turqisht, gjermanisht, greqishte të vjetër e të re, latinisht, hebraisht dhe arabisht si dhe shqip, frëngjisht dhe anglisht, të cilat i flet me të njëjtën lehtësi.

Ai është i kujdeshëm dhe selektiv kur pi por rrallë pi përpara drekës sepse nuk i pëlqen të ndërpresë të ngriturit e gotës për t’iu përgjigjur një telefoni apo për të nëshkruar një letër. Është i shqetësuar se duhani e ka vënë poshtë. Ai pi tri paketa cigaresh amerikane në ditë.

Shkon në kinema “vetëm kur nuk ka gjë tjetër për të bërë”, por le të guxojë dikush po deshi ta pengojë për të parë filmin “Borëbardha”!

Previous Post

Reagim ndaj “përgjigjes dashamirëse të z.Afrim Mustafa”autorë i librit”Bardhësitë e Atdheut”

Next Post

Rrëfim mbresëlënës: Patino, njeriu që mbajti në këmbë një shtet e popullin gjallë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rrëfim mbresëlënës: Patino, njeriu që mbajti në këmbë një shtet e popullin gjallë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.