Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka vendosur shkrirjen e ‘Task Forcës së Policisë Rrugore në Tiranë. Urdhri i Didit ka efekt të menjëhershëm. Zyrtarisht nuk u dha asnjë shpjegim për këtë vendim. Burime nga Policia e Shtetit thanë se pas aksionit të gjerë që përfshiu kryeqytetin Tiranën për ata persona që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor, kjo strukturë nuk do të vazhdojë së funksionuari. “Task Forca” vepronte në zonën e Unazës së re në Tiranë, ku ndalonte makinat të cilat nuk respektonin semaforët rrugorë, duke shkelur rregullat e qarkullimit. Për tre muaj, kjo strukturë ka bllokuar më shumë se njëmijë patenta. Po ashtu kjo trupë speciale ka arrestuar dhjetëra drejtues mjetesh që nuk i bindeshin urdhrit të policisë, duke kundërshtuar punonjësit me fyerje ose përplasje fizike.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















