• Latest
  • Trending
  • All

Beteja e sajuar për drejtësinë

10/07/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Beteja e sajuar për drejtësinë

10/07/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nga Armand Shkullaku 

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri rrezikon të degradojë akoma edhe më shumë pas konfliktit të fundit mes qeverisë dhe Këshillit të Lartë të

Drejtësisë. Në këtë betejë të re, ku nëpërmjet figurës së ministrit Nasip Naço, ekzekutivi kërkon t’u paraqitet shqiptarëve si heroi që po i shpëton nga e keqja e madhe, është fare e qartë se bëhet fjalë për një përpjekje banale për ta marrë nën kontroll dhe jo për ta reformuar gjyqësorin. “Përpjekja e ministrit Naço për të luftuar korrupsionin ka marrë një shuplakë nga KLD”, ishte një deklaratë e përfaqësuesve të qeverisë që i jep edhe nota qesharake gjithë kësaj historie. Nevoja e mazhorancës për të marrë nën kontroll gjyqësorin dhe mënyra butaforike që ka zgjedhur për ta kamufluar këtë tentativë, e bëjnë edhe më të pabesueshme të ashtuquajturën betejë kundër korrupsionit në drejtësi.Kur dëgjon ministrin Naço që flet për KLD e gjyqësorin e korruptuar, për fenomenin “Sude”, për apelin ndaj Parlamentit që të ndërhyjë si forcë e jashtëzakonshme etj., etj, nuk mund të mos bësh pyetjen se, a ishte po ky ministër (atëbotë pjesë e qeverisë Berisha) që lartësoi pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, kur i dha pafajësi Ilir Metës në rastin e “videopërgjimit Prifti”? Loja politike me drejtësinë është më se e kuptueshme, jo vetëm nga personat që kanë marrë përsipër ta luajnë atë, por edhe nga mënyra se si kanë zgjedhur ta bëjnë. Nën mbulesën e shqetësimit ndërkombëtar për funksionimin e gjyqësorit në Shqipëri, mazhoranca ka nisur një sulm aspak parimor që vetëm reformës nuk i afrohet. Nuk ndodh në asnjë vend normal që ministri i Drejtësisë të flasë me atë gjuhë për drejtësinë e vendit të tij. Një gjë e tillë krijon tek qytetarët ndjenjën e kaosit ku shteti i kundërvihet shtetit dhe çon drejt zhgënjimit të parikuperueshëm se në Shqipëri gjithçka është në funksion të interesave të ngushta të një grupi njerëzish. Pa dyshim që drejtësia është më shumë se problematike, se gjyqtarët dhe prokurorët e kanë rrënuar edhe vetë imazhin e tyre, herë duke u vënë në shërbim të pushtetit e herë të parasë. Por gjendja nuk mund të përmirësohet duke sulmuar drejtësinë nga pozita politike, por duke nisur një reformë serioze pa qenë nevoja për të prodhuar show mediatik. Presionet me zë të lartë, akuzat bombastike, përdorimi i individëve që rrallë mbajnë përgjegjësi për ato që thonë, duket se po kombinohen për të justifikuar në sytë e publikut ndërhyrjen e paprinciptë të qeverisë në pushtetin gjyqësor. Fjalia “përpjekja e ministrit Naço për të luftuar korrupsionin” edhe vetë kryeministrit Rama mund t’i shkaktojë të qeshura të forta, por atij i duhet të shpikë një çështje si mjet për ta çuar deri në fund presionin ndaj KLD-së dhe gjyqësorit në përgjithësi.Mazhoranca i ka të gjitha mekanizmat ligjorë për të provuar akuzat e saj, prokuroria po heton për disa gjyqtarë, kontrollet dhe survejimet e ligjshme mund të intensifikohen dhe ky do të ishte vërtet presioni i duhur mbi individët e korruptuar. Nga ana tjetër ndryshime ligjore mund të propozohen, duke kërkuar pse jo edhe konsensusin e opozitës, për të parandaluar në të ardhmen devijimet e sistemit të drejtësisë nga ligji dhe një kontroll më efikas ndaj tij. Qeveria po ashtu mund të kish zgjedhur dikë, një personalitet me integritet të lartë dhe figurë të pastër, të pranuar si të tillë nga të gjithë, i cili mund të drejtonte një program të caktuar, të mbështetur edhe nga BE dhe transparent për këdo, ku do të ndërmerreshin hapat konkretë për reformën në drejtësi. Mirëpo në thelb të betejës së qeverisë dhe ministrit Naço me KLD nuk qëndron reformimi i drejtësisë, por nënshtrimi dhe vënia në përdorim nga pushteti i ri. Pa mbaruar ende fjalimin ministri Naço, Partia Socialiste nxitoi të kërkojë ndërhyrjen e Parlamentit, pa u shqetësuar nëse kjo bie në kundërshtim me ligjin. Prandaj më shumë se sa argumentime ligjore dhe strategji të menduara, do të dëgjojmë akuza për miliona, udhëtime me avionë, vila dhe makina. Një refren i vjetër që përsëritet sa herë që pushteti politik do të shkelë pushtetet e tjera.

Pavarësisht gjithë zhurmës së krijuar për të hutuar qytetarët, ky është qëllimi i qartë i qeverisë Rama. Në këtë dilemë mes gjendjes së rëndë ku ndodhet drejtësia shqiptare dhe tentativës për ta vënë atë nën kontroll politik, më mirë do të ishte e para. Një mazhorancë që ka vullnet vetëm për t’i shërbyer vetvetes, do ta lëndonte edhe më keq një pushtet tjetër që mezi mbahet në këmbë. Aq më tepër kur këtë mundohet ta kamuflojë si një betejë në të mirë të vendit dhe qytetarëve. Ministri i Drejtësisë, për fat të keq, nuk bind aspak për këtë. Edhe kur del e flet nga selia e Kryeministrit.

Tags: edi rama
Previous Post

Ohrin do ta ruajnë edhe xhandarët serbë

Next Post

Gjuha e njësuar është Kushtetutë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Gjuha e njësuar është Kushtetutë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.