• Latest
  • Trending
  • All

Gjuha e njësuar është Kushtetutë

11/07/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Gjuha e njësuar është Kushtetutë

11/07/2014
in Opinion

Nga Hamdi HYSUKA    

Kohët e fundit 20 akademikë (gjuhëtarë, shkrimtarë, botues e historianë) jo dosido, kërkojnë publikisht paprekshmërinë dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe, kësaj pasurie të rrallë kombëtare. Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ata theksojnë se “tani është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë”. E menjëhershme lind pyetja: Ç’ka ndodhur?!…   Gjatë këtyre viteve të gjata tranzicioni ka ndodhur ajo që nuk besohej se mund të ndodhte. Kohët e fundit nga një Këshill Ndërakademik dhe Institut i Promovimit të Vlerave në Gjuhën Shqipe është sulmuar kështjella e gjuhës së njësuar. Edhe pse më parë është quajtur një nga arritjet më të mëdha të historisë së kulturës sonë kombëtare, aktualisht gjuha e njësuar është vënë në dyshim. Kongresi i vitit 1972 për drejtshkrimin e gjuhës shqipe po quhet “një gabim i rëndë, i imponuar nga regjimi komunist, posaçërisht nga ish-diktatori Enver Hoxha”. Këshilli Ndërakademik dhe Instituti i Promovimit të Vlerave në Gjuhën Shqipe as që duan t’ia dinë, se ai Kongres ka qenë mbarëkombëtar, një nga arritjet më të mëdha, në themel të së cilit nuk qëndrojnë idetë e regjimit që iku, por puna e palodhur e gjuhëtarëve më të mirë që ka nxjerrë ky komb, me një pjesëmarrje të gjerë të shkencëtarëve tanë edhe nga viset jashtë kufijve shtetërorë dhe se parimi themelor i tij ishte: Një komb, një gjuhë letrare kombëtare!    “Për rreth dy dhjetëvjeçarë pas Kongresit, – shkruajnë 20 akademikët, – gjuha shqipe jo vetëm nuk njohu shpërdorime e kriza zhvillimi, por dëshmoi të gjitha aftësitë e saj të mrekullueshme për të pasqyruar me fuqinë e fjalës çdo krijim të shëndoshë të mendjes dhe të shpirtit njerëzor”.   Por problemi është tepër serioz. Ta ruajmë apo ta prishim gjuhën e njësuar? Kjo është çështja. Nga ai Këshill Ndërakademik nuk po merret në konsideratë se gjuha e njësuar i shërben komunikimit mbarëkombëtar. Ky Këshill ka pasur e ka në shënjestër sulmin kundër gjuhës së njësuar, e cila mori formën e saj përfundimtare në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972. Tashmë debati i hapur për çështje të gjuhës shqipe dhe të njësimit të saj ka kapërcyer kufirin e ekspertëve.   “Në asnjë vend të Europës, – deklaron shkrimtari Ismail Kadare, – nuk sulmohet aq mizorisht, aq shëmtueshëm gjuha, pakti themeltar i një kombi”. Sipas tij, “…zhurma e pandershme është bazuar në disa të pavërteta, ndër të cilat vendin e parë e mban mashtrimi se në komunizëm gegërishtja u ndalua. Komunizmi ka bërë aq mbrapështira saqë nuk ka nevojë t’i shtojmë një krim të paqenë”.  Për Prof. Dr. Emil Lafen, pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, gjuha letrare e njësuar është një arritje e madhe kulturore, shkencore e kombëtare, kurorëzim i një dëshire të shprehur që në fillimet e Rilindjes sonë. Me Kongresin e Drejtshkrimit, – thekson ai, – shqiptarët bënë atë që popuj të tjerë e kishin arritur shekuj më parë.  Debatet vazhdojnë e vazhdojnë. Sipas letrës së 20 akademikëve, drejtuar kryeministrit Rama, koha kërkon që qeveria të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj përpara shoqërisë dhe të ndalë dëmin e pafalshëm ndaj së shenjtës Gjuhë Shqipe! Ndërkohë, realiteti gjuhësor tregon se gjendja nuk është krejtësisht kështu. Natyrisht, si gjuhë e njësuar, shqipja ka nevojë për përmirësime dhe pasurime, sidomos duke rishikuar disa probleme të marrëdhënieve të saj me dialektet dhe nëndialektet. * * * Edhe për gjuhën, pas viteve ’90, ndryshimet në vendin tonë kanë qenë të pritshme. Se gjuha zhvillohet bashkë me shoqërinë njerëzore. Konkretisht, lëvizjet demografike, me apo pa dashje, sollën kontakte më të dendura ndërmjet të folmeve vendore, ngaqë njerëzit, thuajse të të gjitha moshave, filluan të dilnin më shpesh nga krahinat e tyre dhe të sistemoheshin brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë, duke përdorur vend e pa vend fjalë e ndërtime gjuhësore të huaja. Si rezultat, gjuha shqipe iu nënshtrua një lloj reformimi me prurje të rëndësishme dialektesh dhe fjalësh të reja. Sidomos në ligjërimin e përditshëm bisedor vërshuan fjalë të huaja, të cilat gjetën përdorim “pa doganë”. Gjithashtu ato vërshuan edhe në të shkruar. Atëherë, por edhe sot, këto fjalë po ia marrin frymën gjuhës shqipe, ndonëse ndërgjegjësimi në përdorimin e fjalëve shqipe në vend të fjalëve të huaja po rritet. Shumica fjalën e huaj e përdorin ngaqë nuk e dinë se cila fjalë i përgjigjet në gjuhën shqipe. Edhe mediat vizive e të shkruara, në mënyrë të papërgjegjshme, përdorin fjalë të huaja dhe ndërtime gjuhësore jo shqipe. Disa nga arsyet që e kanë çuar gjuhën shqipe deri në këtë gjendje, lidhen me përparimin e teknologjisë së informacionit, përdorimin e rrjeteve sociale, por dhe lënien pas dore të gjuhës së mësuar në nivel parauniversitar.   * * * Gjuha shqipe është thesar kombëtar, pasuri europiane, shpirti dhe zemra e kombit shqiptar, shprehje e kristalizuar e identitetit tonë kombëtar, që nga Ukraina gjer në Argjentinë, Kanadaja dhe Amerika, deri në Australi dhe Zelandën e Re. Siç shkruan gjuhëtari me famë botërore, albanologu Holger Petersen, “gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”.  Duhet ta mësojmë, sepse është gjuha jonë, gjuha e nënës, gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Është gjuhë e ëmbël, e pasur, e bukur, nga gjuhët më të lashta të Evropës dhe të njerëzimit. E mbi të gjitha është gjuha e identitetit tonë kombëtar. Ndahet në dy dialekte, toskërisht e gegërisht, mbi të cilat në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, u sanksionua gjuha e njësuar ose gjuha standarde shqipe.   Kuptohet se për komunikim, veçanërisht për komunikimin në fushën e shkencës e të teknikës, disa fjalë merren nga gjuhë të tjera. Por mjaft fjalë, të huaja, me zhvillimin e mëvonshëm të shqipes, mund të dalin nga përdorimi, madje të harrohen fare. Dhe kjo gjë ka ndodhur me shqipen tonë. Historikisht, për shkak të nevojës që është ndierë, fjalë të reja janë futur nga latinishtja, greqishtja, turqishtja etj. Në kohë të mëvonshme kanë hyrë dhe nga anglishtja, frëngjishtja e ndonjë gjuhë tjetër. Ato fjalë i quajmë huazime, por nuk rezulton të jenë të tilla. Sepse kanë përdorim të gjatë në gjuhën shqipe, aq sa janë bërë si të “shtëpisë”. Prandaj cilësimi “huazim” nuk qëndron. Ato nuk kanë hyrë me kontratë. Madje kanë fituar dhe “nënshtetësinë”. Kështu që, me të drejtë, janë fjalë shqipe me origjinë nga gjuhët e huaja.    Tjetër gjë është sot problem i mprehtë e i ngutshëm për gjuhën tonë, sinjali SOS për të cilin është dhënë. Por… E kam fjalën për pastrimin nga ato fjalët e ardhura prej simotrave europiane, sepse në vend të tyre rrojnë e gëzojnë shëndet të mirë fjalët shqipe. Dmth, për ato kuptime ka edhe fjalë shqipe. Kështu që puna për pastrimin e gjuhës letrare kombëtare nga fjalët e huaja të panevojshme kërkon punë të organizuar, mirë e shumë mirë, sidomos nga gjuhëtarët, pasi ata, pa mohuar edhe të tjerë, gjejnë fjalën e re shqipe, duke e cilësuar atë si fjalë sinonim. Fjalë të huaja, që mund dhe duhet të zëvendësohen me fjalë shqipe, i takojnë leksikut të përgjithshëm, por dhe atyre fjalëve, jo të pakta, të cilat përdoren si terma në fushat e ndryshme të shkencës, teknikës, prodhimit apo fusha të tjera të veprimtarisë shoqërore, ngaqë nuk pajtohen me strukturën tonë gramatikore e leksikore. Jo rastësisht, vargjet e poetit Gjergj Fishta kanë me vete mesazhin e përditshëm:   Pra, mallkue njaj bir shqiptari, qi ket’ gjuhë të Perendís, trashigim, qi na la i pari, trashigim s’ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, qi e perbuzë ket’ gjuhë hyjnore; qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, flet e t’veten len mbas dore… Me këtë rast kam përzgjedhur shumë fjalë të huaja, të cilat përdoren lirshëm nga shqipfolësit, por pa kuptuar se në vend të tyre shqipja i ka fjalët e duhura, madje më tingëlluese:   abandonoj – braktis abrogim – shfuqizim absorboj – përthith abuzim – shpërdorim açik – hapur, qartë adapt – i përshtatshëm adash – njëemërsh adio – mirupafshim agrar – bujqësor akcent – theks akoma – ende akord – marrëveshje  aks – bosht (rrugor) aksham – mbrëmje aksion-veprim  aktivitet – veprimtari aktual – i sotëm, i ditës alet – vegël, mjet pune aman – të lutem ambient – mjedis aneks – shtojcë anti – kundër apel – thirrje aplikim – kërkesë  aproksimativ – përafërsi aprovim – miratim asete – pasuri  asimilim – përvetësim asistent – ndihmës aspekt – pamje avangardë – pararojë avantazh – përfitim avash – ngadalë berberhane – rrojtore bilateral – dypalësh biná – ndërtesë birinxhi – bukur, për bukuri boll – mjaft bravo – të lumtë bujrum – urdhëro civilizim – qytetërim curriculum vitae – jetëshkrim  deciziv – vendimtar dedikoj – kushtoj definitiv – përfundimtar demarsh – përçapje detaj – hollësi elektoral – zgjedhor  eliminoj – zhduk eveniment – ngjarje evident – i qartë, i dukshëm evitoj – mënjanoj, shmang  …e shumë e shumë të tjera.     Sigurisht, çdo fjalë e re shqipe duhet të ketë përparësi, por fjalët e huaja nuk mund të përjashtohen me “urdhër” nga gjuha shqipe si “të huaja”? Kërkohet profesionalizëm i madh, në radhë të parë nga gjuhëtarët, sepse një gjë e tillë do të ishte gati e pamundur. Më efektive do të ishte të sugjerohej fjala e re shqipe, duke e lënë atë fjalë si sinonim.  Po të bëjmë një krahasim gjuha jonë e njësuar i ngjan Kushtetutës. Dhe si e tillë nuk pranon ndryshime. Në etapa të rëndësishme zhvillimi ndërhyrje për konsolidim të mëtejshëm po, por jo me dinakëri politike. Nëse akademikë dhe ndërakademikë nuk janë sot në nivelin e gjuhës së njësuar, në kohën e duhur do të dalin Ndre Mjedë, Koliqë e Camaj të rinj, që së bashku me Naimë, Lasgushë e Kutelë, po të rinj, do t’i japin fund sherrit për shikimin dhe rishikimin e shqipes së njësuar, pa patur nevojë për asnjë lloj mbështetje politike. Dhe vargjet monumentale të Naim Frashërit në shekuj të tilla do të mbeten: “Pa shihni ç`gjuh` e mirë! Sa shije ka e hije! Ç`e bukur dhe e dlirë, Si gjuhë perëndie”! * * * Ajo që është bërë deri tani me gjuhën shqipe nga të shpallurit “Këshill ndërakademik” dhe “Institut i Promovimit të Vlerave në Gjuhë” jo vetëm që nuk i ka shërbyer përmirësimit të punës, por, përkundrazi, ka pasur “arritje” në zhbërjen e njësimit dhe futjen e gjuhës shqipe në një udhë pa krye.  Problemi më i madh qëndron te dialekti gegërisht, me synimin e vetëm për ta ribërë gjuhën e njësuar në bazë të këtij dialekti. Nuk diskutohet që dialekti gegërisht është i bukur e i pasur. Askush s’e mohon këtë. Por gegërishtja paraqet një larmi dukurish krahinore dhe zhvillimesh fonetike, që e kanë bërë të vështirë drejtshkrimin dhe njësimin letrar të saj. Pas 40 e ca vjetësh të përdorimit të suksesshëm të shqipes standarde, që mbështetet në një masë të ndjeshme edhe në pasurinë e gegërishtes, nuk ka asnjë kuptim që të fillojmë ta prishim e ta nisim punën nga e para. Madje, sot kur shtrohet kërkesa e forcimit të njësisë kombëtare, nuk mund të përfaqësohemi me më shumë se një identitet gjuhësor, që sjell edhe pasoja të tjera. Dhe kjo nuk do të thotë që “përndryshe gegërishtja zhbëhet si dialekt”. Ajo i ka folësit e shumtë, në ligjërimin e përditshëm, nëpër faqet e librave të botuara, të mediave vizive e të shkruara, nëpër skena arti, sallave e debateve në tribuna të mendimeve dhe opinioneve etj, etj.    Gjuha shqipe e shkruar, që përdoret në dokumente, shkresa dhe gjithçka tjetër zyrtare, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mospërdorimi i germave “ë” dhe “ç” është problem madhor. Këto dy germa, edhe pse u mësohen fëmijëve që në klasën e parë dhe kanë të njëjtën rëndësi si të gjitha germat e tjera të alfabetit, në pjesën dërrmuese të dokumenteve zyrtare nuk njihen fare.   Pajisjen me dëshmi të njohjes së anglishtes, “Toeflin”, pasuniversitarët e kanë detyrim, por jo zyrtarisht, me ligj, provimin dhe njohjen e gjuhës shqipe, si kusht për të pasur një vend pune në administratë, vendore apo qendrore.   Tendencat e fundit për rishikimin e gjuhës shqipe të njësuar nuk përcjellin dashamirësi. As raporti i ri i gegërishtes me njësimin nuk është i sinqertë. Kështjellë të re për gjuhën shqipe nuk mund të ngremë dhe as kemi pse të kërkojmë të ngremë. Sepse, siç brohoret Ndre Mjeda:   Geg’ e Toskë, Malci jallia janë komb, m’u da s’duron, fund e maje nji a Shqipnija, e nji gjuhë t’gjithve na bashkon..

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Tags: edi rama
Previous Post

Beteja e sajuar për drejtësinë

Next Post

Shumë shqiptarë të Kosovës nuk u lejuan të hyjnë në Maqedoni

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shumë shqiptarë të Kosovës nuk u lejuan të hyjnë në Maqedoni

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.