Një polic i uniformuar nga Serbia dhe një i kriminalistikës do të punojnë së bashku me kolegët e tyre maqedonas në Ohër nga 10 korriku deri më 24 gusht, ka njoftuar MPB e Serbisë, transmetojnë mediet në gjuhën maqedonase.
Në këtë mënyrë do të vazhdohet bashkëpunimi i dy ministrive, asaj të Maqedonisë dhe Serbisë, si pjesë e protookolit të nënshkruar për sezonin turistik 2014, njoftojnë këto medie.
Ministria Serbe e Punëve të Brendshme ka bërë publik edhe numrat e telefonit të policëve, tek të cilët shtetasit e këtij vendi që pushojnë në Ohër, mund të drejtohen në rast nevoje.faktinews
















