• Latest
  • Trending
  • All

Molla e kafshuar e pafajësisë

20/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Molla e kafshuar e pafajësisë

20/09/2014
in Opinion

deja e bashkëpunimit ndërmjet Apples dhe U2 është vendosje e një rekordi të ri botëror, por – sigurisht pa e bërë hesap edhe ata vetë – edhe një test studim “revolucionar” për sjelljen njerëzore. Atë që flet për lirinë e përzgjedhjes së individit. D.m.th. lirinë themelore

Nga Adriatik Kelmendi

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Njerëzit përgjithësisht nuk duan as t’iu bësh dhuratë, ose t’i shpërblesh, nëse më parë nuk i ke pyetur. Qytetarët, në botën mbarë, nuk impresionohen nëse ti një ditë iu shfaqesh në ambientin e tyre privat i paftuar.

Këtë si duket po na e dëshmon gjithë çka ndodhi përgjatë këtyre 7 ditëve të fundit.

Në qoftë se e mbani veten për entuziast të muzikës, ose të teknologjisë, tashmë e keni të qartë çfarë ka ndodhur më 9 shtator.

“Albumi i ri i U2-së ‘Songs of Innocence’ do të publikohet gratis për gjysmë miliardi njerëz pas 5 sekondash… 5, 4, 3, 2, 1”, paralajmëroi në Cupertino frontmeni Bono Vox, teksa shefi i Apples, Tim Cook, vërtetoi: “Nuk po bëjmë shaka. Kjo tashmë ndodhi”.

Në ato momente bota përjetoi publikimin më të madh të një produkti muzikor në histori të njerëzimit. Njëmbëdhjetë këngët e albumit të ri të bendit irlandez tashmë ishin në librarinë muzikore të iTunes tek të gjithë përdoruesit e saj, përfshirë edhe Kosovën.

ASNJEHERE, ASNJE ALBUM tjetër muzikor nuk ia ka dalë që të jetë në dispozicion të gjysmë miliardi njerëz dhe, sidomos, asnjëherë në të njëjtën kohë. Deri më sot, vetëm albumi legjendar “Thriller” i Michael Jacksonit është shitur në më se 50 milionë kopje, dhe atë që nga viti i publikimit, më 1982.

Dhe, natyrisht, kush do ta thyente edhe një rekord botëror përveç kompanisë së themeluar nga Steve Jobs, i cili me të gjallë krenohej se ia ka dalë t’i prodhojë tri pajisje revolucionare, të cilat kanë ndërruar rrënjësisht marrëdhëniet njerëzore me teknologjinë, siç janë iPod, iPhone dhe iPad.

Mirëpo, pas vdekjes së hershme të tij, pasardhësit dështuan ta mbajnë vijën revolucionare (vështirë të ketë gjë revolucionare në zgjatjen e iPhone-it, ose zvogëlimin e iPad-it) dhe pa dyshim i duhej një boom i madh.

Duhet pranuar – më në fund u shkoi përdore. Ideja e bashkëpunimit me U2 është vendosje e një rekordi të ri botëror, por – sigurisht pa e bërë hesap edhe vetë – edhe një test studim “revolucionar” për sjelljen njerëzore. Atë që flet për lirinë e përzgjedhjes së individit. D.m.th. lirinë themelore.

Qofsh ti edhe bendi më i madh në botë – U2, ose kompania brend më e madhe në botë Apple.

GJITHCKA ISHTE E menduar mirë nga të dyja palët. Rockerët irlandezë në karrierën e tyre që po zgjat për më shumë se tre dhjetëvjeçarë kanë arritur majat e top-listave, kanë marrë shpërblimet më të rëndësishme muzikore, kanë shitur dhjetëra miliona albume, kanë pasur recensione kulminante nga kritikët, si dhe kanë arritur të ardhurat më të mëdha ndonjëherë nga koncertet gjatë turneut të tyre të fundit (736 milionë dollarë).

çka ka më për t’u arritur, përveç depërtimit te numri më i madh i veshëve?! Plus të ardhura prej 100 milionë dollarësh përnjëherë, pa pasur nevojë fare që albumi të promovohet dhe të shpërndahet nëpër shitore, sa është shuma që ka paguar Apple.

Mirëpo ka shumë nga ata njerëz që në një moment të caktuar të ditës janë bërë pronarë të albumit të U2-së,e të cilët kanë ngrysur vetullat. Jo domosdoshmërisht se nuk iu pëlqen muzika rock, ose se parapëlqejnë Samsungun. Thjesht, se nuk janë pyetur.

P.sh. e përditshmja prestigjioze britanike “The Guardian” ka botuar një shkrim ironik me dhjetë këshilla se çka të bëhet me albumin e padëshiruar të U2-së. “Merreni njërën nga këngët e mira, nëse ka ndonjë të tillë, dhe bëjeni zile të telefonit për të gjitha thirrjet nga personat të cilët nuk i doni”, thuhet në njërën.

Po ashtu “Songs of Innocence” ka marrë ndër recensionet më negative që janë bërë ndonjëherë për albumet e U2-së.

“Financial Times”, “Independent”, “NME” dhe “Spin” që të gjitha i kanë cilësuar këngët si nën mesatare të përgjithshme, duke shpotitur pashmangshëm edhe bashkëpunimin me Apple.

Për një javë, prejse është vënë në qarkullim albumi, (vetëm) 33 milionë konsumatorë të produkteve të Apples, nga gjithsej 500, kanë vendosur që ta dëgjojnë atë. Teksa disa të tjerë kanë shkuar aq larg, saqë e kanë detyruar kompaninë teknologjike që të lansojë një aplikacion të veçantë vetëm për t’i hequr këngët nga pajisjet e tyre.

A ia ka vlejtur?

MEGJITHATE, BASHKOHEM me të gjithë ata që thonë se Apple dhe U2 janë ndër më të mirët e asaj që bëjnë. Dhe, natyrisht, nuk ka asgjë të keqe kur dy të mira bëhen bashkë për të prodhuar një të mirë tjetër.

Albumi i ri i U2-së(të cilin edhe unë e mora gratis), ka këngë shumë të mira, ndonëse sigurisht jo të krahasueshme me “With Or Without You”, “Sunday Bloody Sunday”, ose “One”. Gjithashtu, jam i bindur se iPhone 6 dhe iWatch do të jenë impresivë, por jo aq sa ishin iPod, iPhone dhe iPad.

Arti, përveç bukurisë së origjinalitetit, gjithnjë ka qenë i përcjellë edhe me të papriturën e befasisë. U2-së asnjëherë askush nuk ia ka mohuar statusin e artistëve të nivelit më të lartë. Siç nuk mund të thuhet se krijimet e kompanisë kaliforniane nuk janë, përveç pajisje teknologjike – edhe vepra arti.

E arti – na kanë thënë gjithmonë – nuk ka kufij. Nuk duhet të ketë kufij.

Ashtu si dhe muzika e mirë që shpërndahet me pajisjet “artistike” teknologjike.

Dhe, mbi të gjitha, arti i mirëfilltë provokon.

U2 dhe Apple kanë thyer kufijtë, na kanë provokuar dhe na kanë hapur horizonte të reja me bashkëpunimin befasues.

Njëkohësisht, duke na bërë të ditur edhe në praktikë se sa nevrikë mund të jemi nëse na servohet diçka pa na pyetur së pari.

Besoj, eksperimenti doli i suksesshëm.

Në shumë aspekte.

Post Views: 47
Previous Post

Papë “të panjohur” për shqiptarët

Next Post

Vizitës së Papës i gëzohen edhe qytetarët e Kosovës

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Vizitës së Papës i gëzohen edhe qytetarët e Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.