• Latest
  • Trending
  • All

Papë “të panjohur” për shqiptarët

20/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Papë “të panjohur” për shqiptarët

20/09/2014
in Opinion

Papa Pali VI, paraardhës i Gjon Palit II, ishte i detyruar të shihte thuajse i pafuqishëm, se si grigja e tij persekutohej vetëm pak kilometra prej Selisë së Shenjtë. Ai e drejtoi Kishën që nga 1963 e deri në 1978 në periudhën më të errët të historisë besimtare të Shqipërisë

Krerët e katolicizmit, të cilët historia, censura dhe padija nuk na lejuan t’i njihnim mirë 

FATOS BAXHAKU

Benedikti XV (Papë 1914 – 1922)

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Vatikani (2)
Vatikani (3)

Në fillim të 1919-s kishte një pështjellim të madh në mesin e dërgatave shqiptare që do të përfaqësonin vendin në Konferencën e Paqes në Versajë. Kishte shumë gjasë që kryevendi i burrave të dheut t’i linte mënjanë shqiptarët. Shumica e tyre ishin rreshtuar për arsye të ditura në krahun e humbësve, pra të Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë së mundur. Rreziku i zhdukjes së shtetit të brishtë shqiptar ishte fare evident. Pikërisht në atë kohë, qeveria e Durrësit vendos të vërë në krye të delegacionit të saj përfaqësues, imzot Luigj Bumçin, asokohe ipeshkëv i Lezhës (1872 – 1945). Bumçi kishte në krah të tij si sekretar personal një frat françeskan, të famshmin Gjergj Fishta (1871 – 1940). Pjesëtarë të tjerë të delegacionit ishin njerëz të njohur të Shqipërisë së asokohshme: Luigj Gurakuqi, Mihal Turtulli, Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Mehmet Konica. Të dy klerikët katolikë e takojnë Papën Benedikti XV në një audiencë të posaçme në Romë. “Uroj që misioni juej të dalë me sukses e prandaj po u nap nji bekim të posaçëm”, kështu thonë burimet e kohës t’u jetë drejtuar Ati i Shenjtë dy klerikëve që vinin nga vendi i rrënuar dhe në zgrip të zhbërjes.

Teksa më pas, Atë Gjergj Fishta ndërmerrte një udhëtim të gjatë në SHBA, imzot Bumçi dhe Mehdi Frashëri, të ngarkuar nga qeveria e Durrësit, kërkojnë një tjetër audiencë te Papa. Takimi mes klerikut të lartë nga Lezha dhe Papës Benedikti XV duhet të jetë zhvilluar diku nga fundi i dhjetorit të 1919-s. Vetë imzot Bumçi në një letër dërguar Atë Gjergj Fishtës e ka rrëfyer përmbajtjen e këtij takimi jo edhe aq të njohur. “Tesh pra Shejtni – shkruan imzot Bumçi – të gjith misat e dërgatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht myslimane, më kan çue perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në botën marë, të na epni ndihmën t’Uej të vlefshme si e u dini Ju vetë, qi të na pshtojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cilat janë në rrezik prej akordit Titoni-Venizelos. Mbasi marova fjlët e mia – vazhdon ipeshkvi – Papa Shejt, si pat ndejtë nji grimë herë pa ba za, u suell e tha: Po shka të baj për Ju? Me Itali s’kam shka me ba, e din gjithë bota si jena. Me Francën marrëdhaniet janë shkëputë. Shka të baj?” Bumçi i është përgjigjur: “Un kishe me thanë, Shejtni, se bota s’ka metë vetëm në Itali e në Francë, ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme të Amerikës”. Atëherë Benedikti XV “bani buzën në gaz e me ‘i herë më përgjegj: ke të drejtë. E pra nesër do të piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me atë të Shteteve të Bashkueme, e po t’ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy province qi kenkan në rrezik e kam me ba shka të mundem për me Ju ndihmue. Zoti ka m’e ba mirë se prej Konferencet të Parisit mos pritni punë të mira, pse Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s’asht Zoti drejtsija s’mundet me kenë …”.

Shteti i parë që njohu zyrtarisht Shqipërinë si shtet i pavarur ishte Vatikani. Më 12 nëntor 1920, Selia e Shenjtë emëroi delegat apostolik në Shqipëri, Ernesto Cozzi (1870 – 1926). Kishte nisur një histori e gjatë dhe e ndërlikuar jo vetëm diplomatike. Në Shkodër, në të njëjtën periudhë, u hap Gjimnazi Klasik i drejtuar nga françeskanët. Drejtues i tij deri në 1940 ishte Atë Gjergj Fishta. Vetë Benedikti XV dha 100 mijë lira. Një shumë goxha e madhe për kohën.

At Gjergj Fishta
Benedictus XV
Dom Zef Oroshi
Imzot Vinçenc Prenushi
Imzot-Jakë-Serreqi_1
Lbumci
Ndre Mjeda_1
Papa pio-xi
Pape Pius XII

Piu XII (Papë 1939 – 1958)

Në fillim të 1945-s, gati në gjysmë ilegalitet në selinë e përfaqësisë britanike në Tiranë, zhvillohej një mbledhje e pazakontë. Diplomatët britanikë kishin marrë një letër urgjente nga vetë Ati i Shenjtë, Papa Piu XII, i cili u lutej që këtë t’ua bënin të ditur klerikëve vartës të tij në Shqipëri. Kontaktet fill pas nëntorit 1944 ishin bërë shumë të vështira. Përfaqësuesi më i lartë i klerit në këtë takim ishte imzot Leone Negris, delegat apostolik i Vatikanit në Shqipëri. Këtë letër Nigris e dërgoi në Shkodër, ku u lexua në heshtje të përkorë nga prelatët më të lartë të kishës katolike. Piu XII shprehte shqetësimin e tij të thellë për marrjen e pushtetit nga komunistët dhe kërkonte informacione të sakta nga grigja e tij. Nigris iu caktua detyra që të shkonte të takonte personalisht Papën.

Në kthim ai u shpall menjëherë persona non grata. Duhej të kalonin shumë vjet që të vinte sërish një emisar i Papës në Tiranë a në Shkodër.

Në maj të 1946-s, Piu XII i shkruante sërish ipeshkvit të Shkodrës, monsinjor Gaspër Thaçit, duke i kërkuar që “në asnjë mënyrë të mos lejohet që Shqipëria të mos qëndrojë gjatë në duart e komunistëve”. Askush nuk e di nëse letra papale mbërriti në duart e ipeshkvit. Ai vdiq në fund të muajit. Ndërkohë, Ati i Shenjtë vazhdonte të emëronte ipeshkvit me anë të Leone Nigris që, ndonëse në Vatikan, vazhdonte të ishte edhe për disa kohë, zyrtarisht në detyrë.

Papa Piu XII ishte edhe dëshmitari i një prej periudhave më të ndërlikuara të Kishës Katolike në Shqipëri, periudhës pas 1951, vit pas të cilit hyri në fuqi “Rregullorja” e imponuar e kishës. Sipas saj, vetë qeveria propozonte ipeshkvit dhe Vatikani vetëm formalisht duhej t’i emëronte ata. Në anuarin zyrtar të Vatikanit, Annuario Pontificio, vetëm rrallë u përmend emri i ndonjë ipeshkvi shqiptar të emëruar në një mënyrë të tillë.

 

Pali VI (Papë 1963-1978)

Papa Pali VI, paraardhës i Gjon Palit II, ishte i detyruar të shihte thuajse i pafuqishëm, se si grigja e tij persekutohej vetëm pak kilometra prej Selisë së Shenjtë. Ai e drejtoi Kishën që nga 1963 e deri në 1978 në periudhën më të errët të historisë besimtare të Shqipërisë. Megjithatë, ai pati rastin të bekojë dhe të ndihmojë aktivitetin e Patër Zef Oroshit. Ky ishte një klerik mirditor, i cili në 1952, madje pat tentuar edhe një kryengritje të armatosur në krahinën e tij. Oroshi pat emigruar në fillim në Jugosllavi e Itali dhe prej andej në SHBA, ku ishte një ndër iniciatorët më të zellshëm të idesë antikomuniste. Papa Pali VI dhe njerëzit e tij patën rastin të bashkëpunojnë me Oroshin në 1971, kur dom Shtjefën Kurti u ekzekutua me pushkatim për të vetmin “faj” se kishte guxuar të pagëzonte një fëmijë. Ekzekutimi i tij shkaktoi një valë protestash ndërkombëtare që mbërritën deri në dyert e selisë së OKB në Nju Jork.

Nën drejtimin e tij vazhdoi dhe u forcua transmetimi në shqip i edicioneve të Radio Vatikanit, stacionit që ishte themeluar që në 1951, fillimisht e drejtuar nga dom Zef Shestani. Për breza e breza të tërë, kjo radio ishte ura e vetme që lidhte besimtarët me zërin që donin të dëgjonin.

(Më gjerë shih: Markus W. Peters, Përballjet e historisë së kishës katolike në Shqipëri, 1919-1996, Ylber, Tiranë 2010).

Si guri e dheu që pengon rrjedhën e ujit!

Nga letra e Atë Pjetër Mëshkallës drejtuar ish-kryeministrit Mehmet Shehu, më 5 prill 1967, pas ndalimit kategorik të besimeve fetare

“…Ç’vlerë ka atëherë qëndrimi i një pakice të pandërgjegjshme e të frikësueme me lloj lloj presionesh. Sidomos pjesa e frikësueme me kërcnime, presjone, premtime o pushime nga puna, pëson torturën ma të madhen, sespe e lidhun nga kafshata e bukës, shtrengohet me mohue me gojë ate që beson, dhe kështu fushata që po bahet, synon me formue nji brezni pa kurojo civile, pa burrëni, oportuniste, servile, tue prishë karakterin e shqiptarit në dëm të Atdheut.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

… Vij tash tek unë. Unë vijën e jetës time nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kem frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit. Populli më njeh dhe e di mirë si kam shkri jetën për te. Unë thom se në këtë luftë kundra fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipëri. Kur në vjetin 1945, në Tiranë, më 8 mars unë u ankova juve Shkëlqesë se kishem ndigjue prej komunistave fjalët: ‘këtë kishë do ta bajmë kinema’, ju mu përgjigjët se ‘Kjo asht propagandë armiqësore’. Në të vërtetë, as anmiku ma i terbuem i Pushtetit s’ka mujtë me ju ba nji propagandë ma armiqësore në 22 vjet, sa i keni ba ju vedit. Nuk më ka shtye me ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira…”.

Post Views: 48
Previous Post

A do t’i kërkojnë ndjesë aleatët e enveristëve Papa Françeskut, për krimet e Enverit?

Next Post

Molla e kafshuar e pafajësisë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Molla e kafshuar e pafajësisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.