• Latest
  • Trending
  • All

Legalizimi i prostitucionit në Shqipëri? Një model europian satirik

01/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Legalizimi i prostitucionit në Shqipëri? Një model europian satirik

01/10/2016
in Opinion

Nga Aida Liko

Fenomeni i prostitucionit në Shqipëri nuk ka një histori te mirëfilltë si para dhe pas formimit të shtetit tonë kombëtar. Kjo pre faktin se nuk është një fenomen tipik shqiptar, ashtu sikurse në vende të tjera të Europës të cilat bëjnë ndryshimin dhe kanë një qasje më të thellë. Në këtë drejtim, me hapjen e kufijve, në kushte të tilla si të qënit në udhëkryqe historike apo sociale, njohja dhe bashkëjetesa me kultura të tjera ka sjellë si pasojë edhe dukuri të ndryshme të tranzicionit shqiptar. Diversiteti në vendet multikulturore ka pasur ndikimet e veta në shoqërinë shqiptare, gjë që në sajë të pikëpamjeve të ndryshme disa nocione, ligje apo rregulla janë keqinterpretuar, gjithashtu edhe modeli bashkëkohor i jetesës, duke u fokusuar në elemente materiale pa e pozicionuar veten si pjesë e një debati frytëdhënës me qëllim shqyrtimin e faktorëve që kanë cuar në këtë zgjedhje të pranueshme dhe korrekte për ta në çdo fazë të qytetërimit të tyre.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Duke e parë në këtë këndvështrim, shoqëria e ka thuajse të pamundur të integrohet dhe të pranojë këtë ndryshim pasi në optikën shoqërore shqiptare, kulturalisht prek dhe ka pasoja të rënda për moralin tradicional. Si një vend i vogël, ndonëse jo i izoluar, njerëzit kanë krijuar lidhje miqësore me njëri-tjetrin dhe janë të disiplinuar e rritur thuajse me të njëjtën frymë, prandaj që opinioni publik do ta përjashtonte me një reagim të hekurt këtë dukuri, duke qënë se ky fenomen është edhe i panjohur, jo i gjykuar e shqyrtuar mirë as nga një nivel intelektual në vendin tonë. Në një situatë të tillë, nuk mund të lihet në mëshirë të fatit apo zgjedhjes personale sepse do të ishte një vendim i marrë në kushte jo optimale, ashtu sikurse do të ishte edhe ushtrimi si profesion një rrugë e zgjedhur pa vetëdije ose në rrethana imponimi a detyrimi. Dhe po t’a gjykojmë kompleksitetin e problemit do të kalonte në hapa të tjerë duke i çelur rrugën një bote paralele dhune, makthi e shfrytëzimi, ndoshta kështu do të kishte lehtësira edhe për veprimtari të trafikut të qenieve njerëzore pa kontrollin e plotë që nevojitet në raste të tilla flagrante, duke lënë në harresë në një farë mënyre subjektin e ndëshkimit, që me shumë mundësi mund të përfshihej edhe vetë viktima.

Sa i përket këtyre rrethanave, do të rezultonte fatal ky vendim, angazhimi në këtë shkallë do të mundësohej vetëm nën monitorim apo kontroll, si rrjedhojë kjo nënkupton nënshtrim dhe legalizimi i këtij aktiviteti siguron një orvatje dhe një sistem të organizuar epidemik që synon të thyejë kodin, etikën, dinjitetin e qënies femër në luftën e saj për shpëtim nga një rrjet apo në luftën për mbijetesë. Vlen të theksohet se arsyet që i nxisin këto femra në pjesën më të madhe të rasteve, janë për shkaqe ekonomike, vajza apo gra të cilat vijnë nga grupime të ndryshme racore dhe etnike, apo që vuajnë në skamje, apo edhe kategori të ndryshme sociale që janë në kërkim të luksit, në pavetëdije e të detyruara hedhin hapa në mënyrë të pavullnetshme dhe ky fakt përbën një shqetësim të rëndësishëm social pasi konstatojmë komercializim të qenieve të gjalla. Kurrsesi nuk mund të konsiderohet një e mirë publike një ligj i tillë i cili jo vetëm që nuk do të zgjidhte problemin, por do t’a tjetërsonte atë në njëmijë hallka, si fillim joshëse, konfuzuese, shkatërruese, e së fundmi proceduriale.

Çfarë do të ndodhte me vendin nëse ky ligj do të miratohej? Eshtë e qartë se mungesa e mjeteve financiarë prek edhe vlerat kulturore të shoqërisë. Do të lindte nevoja për fuqizim të kapitalit financiar me një nxitje të një niveli akoma më të lartë se mundësitë që na ofrohen. Në këtë kuadër, do të kishim një rritje dhe favorizim të grupeve tashmë jo më të fshehtë, ku masivisht do të thurnin kurthe në një nivel alarmant komunikimi dhe organizmi, për të arritur qëllimet e tyre tinëzare të lirë për të hutuar dhe kapur prenë e shenjestruar. Në këto kushte një rrezik i mundshëm që shënon në krijimin dhe funksionimin e mafias, s’do të mund të parandalohej dot më as nga autoritetet shtetërorë e as ligjet. Si rrjedhojë do të pasonte një kaos publik, një ndotje e mëtejshme morale, pasoja shëndetësore, por edhe një shkatërrim ekologjik gjithashtu. Sepse në rast se marrim shembull perceptimin e adoleshentëve në lidhje mbi këtë fenomen, frymëzuar dhe ndikuar nga edukata familjare e shkollore, ky perceptim do të zbehej dhe zgjedhja më e lehtë për një pjesë do të ishte vetë natyra, gjë e cila zgjeron rrezen e ndotjes së saj. Dalëngadalë brezat e ardhshëm, njëri pas tjetrit, do të humbisnin kuptimin e të moralshmes. Po ta marrin edhe në aspektin familjar, një familje e shëndoshë në konceptin e shqiptarëve jeton e gëzon në harmoni të plotë jetën krah një bashkëshorti dhe ky fenomen do të sillte një realitet tjetër, të pastudiuar më parë, i cili do të tentonte të prishte pabesisht stabilitetin në familje (përmendim këtu edhe faktin se në Shqipëri jeta shoqërore bazohet edhe në kritere të dispozitave të fesë). Reagime të ndryshme, përplasje interesash, këndvështrimesh dhe idealesh, për shkak se ende nuk zotërojmë një identitet europian, prostitucioni konsiderohet një vepër e shëmtuar dhe asnjë formë e të prezantuarit të tij nuk mund të mirëpritet.

As shtetet perëndimore nuk kanë mundur ti bëjnë ballë kaosit që ka sjellë fenomeni i prostitucionit bashkë me pasojat e veta, ndonëse në kushte të tjera ata kanë një bazë të qëndrueshme institucionale, individët që përfshihen dhe janë pjesë e tij tejkalojnë dhe “shkruajnë” kufij të rinj ligjorë. Duke e parë në këtë sfond, duhet ti kushtojmë vëmendje të madhe kësaj problematike tejet shqetësuese e cila rezulton deficente sidomos në horizontin dhe hapësirën tonë, ndonëse kjo dukuri gjithmonë buron për të vlerësuar dhe predikuar vlerat materialistike në konturet e skllavërisë, anashkalon dhe neglizhon njëkohësisht, faktin se ka vend për garanci në integrimin, ecurinë me prosperitet për brezat dhe për vazhdimësi vlerash njerëzore që mund të përcillen në njëmijë dimensione.

Tags: edi rama
Previous Post

Itali, shqiptari tenton të djegë gruan me benzinë, por digjet vetë

Next Post

Mustafa takon shefin e FMN-së, bisedojnë për pagesat e veteranëve

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Mustafa takon shefin e FMN-së, bisedojnë për pagesat e veteranëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.