Nuk pranonte faktin që bashkëshortja donte ta ndante dhe pas një zënkë rreth orës 18:30, të pasdites së djeshme mori një bidon me benzinë dhe tentoi t’ia hedhë asaj, por gabimisht ia hodhi vetes. Çifti me origjinë shqiptare, ai 42-vjeç dhe ajo 41 vjeçe, rezidentë në Gorgonzola të Milanos, kishin nisur procedurat e divorcit në Shqipëri dhe në tetor pritej vendimi i gjykatës.
Prej 6 vjetësh ata jetonin në rrugën “Molino Vecchio” dhe gjithmonë kanë pasur probleme, edhe pse më parë dhuna që ai ushronte ndaj gruas nuk ishte denoncuar në organet kompetentet.
Në momentin që burri mori lëndën djegëse, tentoi që t’i vërë flakën gruas, të gjitha dritaret e shtëpisë ishin të mbyllura, përveç derës së ballkonit. Shtëpia ndodhej në katin e parë dhe aty gruaja u hodh nga ballkoni, për t’i shpëtuar agresionit të burrit. Mi me rrobat nën flakë, ai e ka ndjekur nga pas, ndërkohë, gruaja përfundoi fillimisht sipër një çatie dhe më pas në tokë, ndërsa burri menjëherë ra në beton. Një kalimtar, dha alarmin në orën 18:40, të pasdites, kur i gjeti trupat në një distancë të afërt nga njëri-tjetri.
Fillimisht gjeti burrin në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët thanë se ai ka marrë djegie të shkallës së tretë dhe është djegur në masën 98% të trupit. Më pas kalimtari gjeti gruan, e cila fatmirësisht nuk kishte dëmtime serioze. Burri është në gjendje të rëndë në spitalin Niguarda dhe ruhet nga policia. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.























