Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, pasi e njoftoi për progresin ekonomik në vend, kryeministri Mustafa foli për performancën fiskale pozitive si dhe përkushtimin e Qeverisë për respektimin e mëtejshëm të marrëveshjes me FMN-në në aspektin e menaxhimit të financave.
Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi rezultatet dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës.
“Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjen e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nevojën e adresimit ligjor të kësaj çështje, në përputhje me planifikimet e mëhershme të dakorduara me subjektet përgjegjëse dhe me FMN-në”, thuhet në komunikatë.























