• Latest
  • Trending
  • All

Garë për dialog me Serbinë

29/06/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Garë për dialog me Serbinë

29/06/2016
in Opinion

Nga Alma Lama

Dikush mund të picërrojë sytë nga habia, dikujt mund t’i duket se është në ëndërr, dikush mund të mos e besojë, të tjerë të hidhen përpjetë me kundërshtimin në majë të gjuhës, por faktet janë kryeneçe.  Dialogu me Serbinë është shndërruar në një garë. Jo nga ato të vrapimit me rregulla në fushë, e me sprintera profesionistë, por nga ato të trokitjes në dyert e ambasadave me kokën në torbë, me jargë që shkojnë teposhtë, me ngulje thikash pas shpinës së tjetrit, me lutje përgjërime apo me premtime e rrahagjoksje të tipit:  “unë mund ta bëj dialogun” apo “vetëm unë mund të bëj marrëveshje” apo “ma besoni mua pushtetin, se këtë temë kurrsesi se vëmë në diskutim” apo “edhe ne nuk jemi kundër dialogut, ama duam ta drejtojmë vetë se të tjerët nuk dinë.”

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Po kokulur dalin, të “bindur” se dialogu me Serbinë është e vetmja mënyrë  për të mbërritur deri tek ai posti që po vezullon atje; te ajo karrigia për të cilën ia vlen barra qiranë të përjargesh; apo të shkelësh mbi interesat e vendit tënd; tek apo pozita që do ta mjelësh si lopën qumështore, ditë përditë, mëngjes e darkë.

Dialogu pra, kjo patate e nxehtë të cilën nuk do dëshironte ta mbante askush në dorë e që kur kritikoheshin nga opinioni publik justifikoheshin se nuk ishte dëshirë e tyre për t’u ulur me Daçiça e Nikoliça por ishte imponim i bashkësisë ndërkombëtare këto ditë të pazareve politike është shndërruar në një mollë sherri, si në mitologjinë greke ku tre perëndeshat luftojnë për ta marrë dhe për këtë i bëjnë lloj-lloj premtimesh Paridit.

Ndryshimi është se në këtë mollë nuk shkruan “për më të bukurën” si në tregimin mitologjik, por shkruan “Kompromise të dhimbshme në kurriz të Kosovës.”

Një transformim të tillë të “patriotëve” të Kosovës që udhëheqin politikën nuk ma kish marrë mendja se do ndodhë kaq shpejt. I harruan krimet e Serbisë, të zhdukurit, viktimat, gjenocidin, dhunën, obstruksionizmin e saj në veri që vazhdon sot e kësaj dite. E ndryshuan retorikën për to, u zbutën e bënë lepuj, pa përjashtim.

Ato shqelmat që dikush po mundohet t’i qesë ndaj dialogut janë pallavrat e radhës për  t’iu hedhur hi syve votuesve. Në të vërtetë qëllimi është pushteti, pushteti me çdo kusht, ose më mirë pushteti pa asnjë kusht. E bukura e kësaj: maskat po bien.

Ata që e patën në dorë dialogun deri tani, duket se kanë qenë një hap më përpara, e kanë nuhatur pushtetin disa vite më herët dhe për këtë  e bënë kurrizin urë përpara ambasadave në Prishtinë, duke dhënë premtime se do ta lakojnë edhe më shumë në tryezat me Daçiçin e …vicat e tjerë, edhe pse këto premtime nuk ua kërkonte njeri.

Dhe ashtu ndodhi. Shikoni çfarë kemi në terren. Krijimin e një monstrumi në urën e Mitrovicës, që quhet “Park i Paqes”. Ndryshime është se kjo barrikadë me emërtim eufemik, tani nuk u vendos nga struktura ilegale, siç ishte vendosur barrikada e mëparshme, por tani u vendos hiç më pak se nga kryetari i Mitrovicës në veri, apo të Veriut zyrtarisht.

E kjo pra nuk është gjë tjetër veçse produkt i dialogut qorr me Serbinë, ku ndërkombëtarët të kanë futur për të zgjidhur mosmarrëveshjet e jo për të pranuar gjithçka që kërkon Beogradi.

Personalisht e kam thënë shpesh nëpër shkrime, por edhe në Kuvendin e Kosovës, më mirë 10 vjet bisedime, se një ditë luftë, dhe se dialogun si proces për zgjidhjen e konflikteve e kam mbështetur prej fillimit; ama asnjëherë nuk do të mbështes dialogun qorr, që shkon kundër interesave të vendit tënd, vetëm e vetëm sepse disa e duan pushtetin aq shumë sa jargaviten për të hyrë në këtë proces, pa pasur as përgjegjësinë më të vogël për vendimet që marrin.

Ta zëmë cila është platforma e subjekteve politike për këtë proces, a kanë zhvilluar ato ndonjë ide, a kanë krijuar grupe punuese për këtë çështje, a kanë thirrur ekspertë për t’u përballur me Serbinë e cila për hir të së vërtetës në vazhdimësi janë shumë kreativë dhe po i arrijnë ato që dëshirojnë. Deri tani kemi parë se si qeveria I shpenzonte paratë për të argëtuar zyrtarët që të bredhin me avionë e jo për të angazhuar ekspertë.

Për mua është e papranueshme që të pritet që punët të na I bëjnë amerikanët apo zyrtarët evropianë. Ata e kanë ndihmuar shumë Kosovën në të gjitha proceset deri tani. Tani duan paqe në rajon, nuk duan më kokëçarje me Serbinë, duan ta rehatojnë njëherë e mirë këtë konflikt shekullor. Dhe me të drejtë. Ama Kosova është çliruar prej 15 vitesh, ka marrë pjesë në disa procese negociatash, dhe ende se ka mësuar ABC-në e këtij procesi: mos prano gjithçka që të thonë, mos u dorëzo para presioneve, mos tejkalo vijën e kuqe që është funksionimi i shtetit.

A pak iu duket shumica e dyfishtë në Kuvend, ose më saktë e drejta e vetos që kanë komunitetet pakicë në Kuvend, e cila u dëshmua si bllokuese për interesat vitale të Kosovës, siç është rasti i krijimit të ushtrisë?!

E pra kjo e drejtë e vetos i është dhënë komuniteteve pakicë në një marrëveshje ndërkombëtare (pakoja e Ahtisarit) dhe duhet një tjetër marrëveshje ndërkombëtare për ta ndryshuar. E dimë të gjithë se kjo është praktikisht e pamundur.

Edhe marrëveshjet që po arrihen në dialogun me Serbinë, janë marrëveshje ndërkombëtare, dhe sa kohë që të ketë një rend ndërkombëtar, ato vlejnë, veç nëse shkojmë në kaos. Prandaj është kaq me rëndësi që dialogu me Serbinë të mos jetë një garë për të marrë pushtetin, por të shihet si një proces me interes kombëtar, ku të gjitha partitë, ku të gjithë politikanët të flasin me një zë e të veprojnë  si një trup i vetëm. Veç për kujtesë, çdo shtet normal i mbron deri në fund interesat e veta.

Këtë “pragmatizëm” në raport me dialogun, që i ka përfshirë të gjitha partitë politikë, e shoh po kaq të dëmshëm sa pragmatizmin elektoral i cili po çon përditë e më shumë në flirtimin me fundamentalizmin islamik, siç ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit.

Post Views: 127
Tags: dialog politikedi ramagare absurdekompromise politikenjohja e pavaresispolitical dialoguerace absurd political compromisesrecognition of independence
Previous Post

Serbët shpallën zi tri ditëshe në Mitrovicën Veriore, pa e konsultuar Presidenten

Next Post

Zbulohet rrjeti kriminal i trafikut të bombave celular

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Zbulohet rrjeti kriminal i trafikut të bombave celular

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.