Policia e Durrësit arrestoi tre persona dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë, pjesë e grupit që vepronte edhe në Mal të Zi e Greqi
Policia e Durrësit arrestuoi sot tre persona, pjesë e një trafiku të gjerë ndërkombëtar të bombave me telekomandim. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mekanizma celularë bombe që personat do i shisnin në treg. Policia e Durrësit deklaroi se bombat janë bllokuar në Lezhë, ku dhe janë arrestuar tre personat dhe janë shpallur në kërkim disa të tjerë. Nga policia mësohet se grupi kriminal furnizonte tregun me bomba-celular, për të kryer vepra të ndryshme kriminale.
Policia e Durrësit informon gjithashtu se operacioni kishte nisur disa muaj më parë, pasi ishte marrë informacion se një grup shqiptarësh bashkëpunonin me persona në Malin e Zi dhe Greqi me qëllim trafikimine bombave celuare që përdoren për akte kriminale.















