• Latest
  • Trending
  • All

Ballkani dhe sistemi i antenave amerikane HAARP

30/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ballkani dhe sistemi i antenave amerikane HAARP

30/07/2016
in Opinion

Ismet Azizi

Në opinionin serb është ngritur shumë “pluhur” në lidhje me vendosjen e sistemit të antenave HAARP nga SHBA-të, të cilat janë fajësuar në lidhje me fatkeqësitë natyrore. Emisionet, shkrimet në gazeta, portale, emisione televizive, kanë hutuar njeriun e zakonshëm në Serbi. Si zakonisht, për gjithçka fajësohen SHBA-të.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në lidhje me sistemin e antenave HAARP, kanë shkruar edhe mediat kroate. Shumë analistë, të cilët në Serbi merren me seriozitet, janë të sigurt se përgjegjësinë për tërmete, thatësira, shtrëngata dhe vërshime, madje edhe për gjendjen psikike të njeriut në Ballkan, fajin e kanë HAARP (shih: hrvatski-dom.hr).

Programi aktiv për hulumtim auroral të frekuencës së lartë ( High Frequency Active Auroral Research Program, shkurt HAARP) është një projekt – program ushtarak dhe civil i SHBA-ve, i cili ka për qëllim hulumtimin me qëllim të kuptuarit, nxitjes dhe kontrollimit të proceseve në jonosferë. Jonosferë është një pjesë e atmosferës së Tokës në një lartësi prej 50-80 kilometra, e cila përmban një sasi të madhe të joneve (grimcave të elektrizuara) të krijuara nga veprimi i erës diellore që ka ndikim të madh në përhapjen e valëve elektromagnetike.

Ekzistojnë mendime të ndryshme të ekspertëve. Nikola Aleksiq, kryetari i Lëvizjes Ekologjike të Novi Sadit, për gazetën “Pravda”, thotë se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë bombe është e tempuar në psikikën e njeriut e cila gjendet në afërsi të Beogradit.

HAARP nuk është asgjë tjetër përveç kontrollim elektromagnetik i sistemit nervor të njeriut. Ajo, njerëzit mundet t’i bëjë aggressive dhe pa dëshirë për të jetuar- transmetonbedem.rs. Mendimin e Aleksiqit.

“Pravda” e Moskës shkruan se HAARP është instaluar në Serbi nën presionin e madh të administratës amrikane. Instalimi i HAARP-it në Serbi ka qenë e planifikuar në vitin 1999, por në bisedimet e Milosheviqit me Holbrukun kërkesa është refuzuar nga Millosheviqi, gjë që kinse ka ndodhë bombardimi i Serbisë nga NATO-ja ( shih novi-svjetski-poredak).

Megjithatë, ditëve të fundit ekspertët tërheqin vërejtjen se është duke u manipuluar opinioni në Serbi në lidhje më sistemin e antenave HAARP. Ndryshimet klimatike, gjegjësisht fatkeqësitë natyrore që po ndodhin në Serbi dhe më gjerë nuk kanë të bëjnë asgjë me HAARP-in por kemi të bëjnë me një histeri masive.

Kur në muajin maj të këtij viti në Serbi ndodhi fatkeqësia natyrore- vërshimet të papara deri më sot, shumë njerëz besonin se të reshurat e mëdha të shiut dhe përmbytjet janë shkaktuar nga sistemi i antenave HAARP. Milani Cirkovic nga Observatori Astronomik, fizikanti Milovan Shuvakov dhe psikologu Oliver Toshkoviq u përpoqën të ndriqojnë këtë mashtrim të opinionit. Të tre ekspertët bien dakord se i gjithë tregimi është vetëm përhapje e teorisë së konspiracionit, shkruan blic.rs..

Milani Cirkoviq mendon se përhapja e informacioneve të tilla e ka krijuar histerinë masive e cila gjë vjen si pasojë e analfabetizmit shkencor. Të njëjtin mendim e ndanë edhe Toshkoviq i cili thekson se mendja e njeriut nuk mund t’i përballojë pasigurisë dhe në këto rrethana pranon çfarëdo shpjegimi.

“Në situata të rënda, mendja e njeriut është vend i përsosur për zhvillimin e teorive konspirative, sepse në atë moment njeriut i konvenon çfarëdo shpjegimi. Mendja jonë vështirë pranon idenë se çdo gjë rreth nesh ndodh krejt rastësisht“ – thotë Toshkoviq.

Deklaratat e rreme, thonë ekspertët, shpesh përhapen nga pakujdesia e njerëzve. Nëse merrni informacione që janë shumë të detajuara, shumë lehtë pjesët e pakuptueshme do t’i komentojmë sipas përshtypjeve tona personale.

Fizikanti Shuvakov deklaron se qëllimi konkret i këtij sistemi është komunikimi dhe se nuk ka asnjë rast potencial që antenat të përdoren për rregullimin e kushteve klimatike.

Sido që të jetë, se kush ka të drejtë, të parët apo të fundit, do të shihet në të ardhmen e afërt. Megjithate ndryshimet klimatike tregojnë se po ndodhë diçka e jashtëzakonshme në këtë pjësë të planetit Tokë, gjegjësisht në Ballkanin e trazuar.

Tags: Balkansballkaniedi ramaemisione televiziveportaleportalsshkrimet në gazetasistemi i antenave amerikanetelevision showsthe American system of antennaswriting in newspapers
Previous Post

Gjeçovi nuk ishte vetëm një shkatërrues i planeve të armiqëve të kombit shqiptarë dhe i luftës kundër injorancës, por ai ishte edhe autor kryesor i nisjes së reformave të mëdha në arsim

Next Post

“The Guardian”: Tirana po lufton për t’u kthyer tek biçikletat

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

“The Guardian”: Tirana po lufton për t’u kthyer tek biçikletat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.