E perditshmja britanike “The Guardian” e cileson kryeqytetin si nje nder me te ndoturit ne Europe dhe per shkaktare ben makinat. Gazetari Sean Williams e nis shkrimin me nje rikthim ne vitin 91 ndersa thekson se“23 vite prej asaj kohe demokracia e ka ndihmuar Shqiperine per te harruar qeverisjen 4 dekadeshe despotike, nen te cilen u be nje prej vendeve me te izoluara ne bote.
Por gjate kesaj kohe “The Guardian ve ne dukje se nje cmim te larte duhet paguar per dashurine per makinat. Gazetari i te perditshmes britanike gjate nje mengjesi ka bere nje xhiro ne rrugen e Dibres, te cilen e pershkruan si nje rruge te kendshme, por qe kthehet ne nje ambjent me ajer te ndotur prej karburantit te makinave. Williams thote se Tirana ka pesuar ndryshime rrenjesore qe prej renies se regjimit brutal socialist me 91. Lagjet te tera atehere te vdekura tani i gjen te populluara, ai permend bllokun.
Ndersa thekson se modernizimi i shpjete ka prodhuar edhe problemin e madh te mbipopullimit dhe ndotjes. Kur regjimi ra ishin vetem 250 mije banore. Veturat personale nuk lejoheshin dhe kishte vetem rreth 7 mije makina ne te gjithe qytetin. Karrocat me kuaj dhe bicikletat kane qene mjeti i preferuar i transprotit. Ne 2004 qyteti u dyfishua ne banore dhe kishte 300 mije makina shume prej te cilave me nafte dhe te vjedhura nga europa eprendimore.
Niveli i grimcave te ajrit pm10 pergjegjes per shkaktimin e shume semundjeve kancerogjene shkonte deri me 10 here me I larte se limit i vendosur nga OBSH. Pavaresisht se rrethohet nga male dhe vije bregdetare mjaft e bukiur tirana shkruan the Guardian ka nje nga sip me te uleta ne Europe per hapesira te gjelberta. Perpjekjet per te ndertuar tramin ne Tirane jane ndalur nga ngadalesimi I ekonomise. Per mijera Tirarnas pergjigja eshte e dukshme njerezit te fillojen ti kthehen bicikletave.
Tashme ka mbi 20 mije cikliste ne qytet, rreth 3% e popullsise. Tirana ka vijezime per bicikletat, por ato nuk vezhgohen mire dhe jane te rrezikshme. “ Une jam fans i madh i bicikletes, por eshte ende e rrezikshme t’i japesh asaj ne Tirane” thote Eno Bozdo nenkryetari i bashkise, e cila ka lancuar nje sere projektesh ekologjike, duke perfshire ketu rritjen e sherbimeve te autobuzeve dhe mbjelljen e pemeve ne mase. Nen drejtimin e kryetarit aktual te bashkise Lulzim Basha njekohesisht kryetari i PD partise me te madhe te opozites.
Perqasja me politiken e shkuar te kryeministrit socialist Edi Rama ka qene sipas nenkryetarit te bashkise shume e veshtire. Pavareissht kesja Bashkise ka rritur vijen e transportit publik nga 35 milje ne 80 milje, duke shtuar 20 hektare siperfaqe te gjelber ne qytet, shkruan e perditshmja britanike. Shtimi i pemeve eshte dicka. T’i bindesh tiranasit te lene makinat eshte dicka tjeter, ka shenja premtuese, por ende eshte nje rruge e gjate per te bere per te kuruar demin e bere nga fiksimi per makinat thote gazetari i prestigjozes britanike.














