• Latest
  • Trending
  • All

Zemra e Ballkanit dhe integrimi i saj në UE

26/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Zemra e Ballkanit dhe integrimi i saj në UE

26/11/2014
in Opinion

Historiku i UE-së dëshmon se njerëzit brenda natyrës së tyre humane janë paqësor. Ndërsa tendenca për t’u bashkuar me këtë union shtetesh dobiprurës, shfaq vetëdijen e formuar  të popujve si qenie politike. Si parakusht për t’u vetëdijësuar është dituria mbi rajonin, kurse frut i saj ndjenja e përgjegjësisë që ka secili banor. Sot kur planeti është shndërruar në një fshat global, integrimi në UE qartë paraqitet si një domosdoshmëri. Prandaj çdo vonesë në zgjidhjen e çështjeve konfliktuoze që shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë mes vete, është më se e pajustifikueshme. Thjeshtë sepse “Është koha të ndërtojmë ura në Ballkanin Perëndimor, jo t’i shkatërrojmë ato. T’i hapim kufijtë, jo t’i mbyllim ato. T’i ndreqim marëdhëniet, jo t’i prishim ato.” (Romano Prodi, President i Komisionit Evropian në Samitin EU-Balkan në Selanik, 21 qershor 2003).

Le të shqyrtojmë, për shembull, Republikën e Maqedonisë, e cila siç dihet nga të gjithë, pret të integrohet! Fillimisht le të kujtojmë se kërkesa greke që shteti maqedonas të ndryshojë emrin aktual u pranua ndërkombëtarisht që nga viti 1992!  1 milion grekë protestuan, të gatshëm edhe për të luftuar. Për këtë arsye ndërkombëtarët nuk u ndalën duke dërguar përfaqësues diplomatik që të ndërmjetësojnë, por kot. Të kota qenë edhe propozimet: “Republika Qendrore e Ballkanit” apo “Republika e Maqedonisë (Shkup)”. Greqia nuk pranonte asnjë alternativë që do të përmbante fjalën “Maqedoni”.  Vetëm pas ndërmjetësimit amerikan (7 prill 1993), u vendos një kompromis i përkohshëm me emrin “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”  (FYROM). Ndërsa  de jure “Normalizim i raporteve” u arrit në vitin 1995 kur vëmendja u përqendrua në Marrëveshjen e Dejtonit (pra në raportin Serbi e B &H), de facto që nga ky moment Greqia rrit presionet edhe më shumë… Sidoqoftë, e vërteta është se që nga viti 1992 FYROM dhe Greqia nuk arritën dot ta zgjidhin këtë çështje. Edhepse liderët politik thonë se synojnë anëtarësimin në UE, është e çuditshme që nuk mjaftuan 12 vite që kjo çështje të zgjidhej. Kaq vite që asnjëra palë nuk lëshoi pe, duke e fajësuar palën e kundërt për kokëfortësi! Duke mos guxuar të cenojmë lashtësinë e maqedonasve të FYROM-it, për ndërtimin e së cilës ata janë në gjendje të investojnë tërë pasurinë që kanë, ka diçka tjeter më të mençur që duhet bërë- Ashtu si nëna e vërtetë që pikërisht për të mirën e fëmisë së saj heq dorë nga ai; ashtu dhe përfaqësuesit e popullit, po për të mirën e këtij populli duhet të heqin dorë nga krenaria e padobishme! Para shumë vitesh njerëzit gjetën mënyrën për të zbutur egërsirat apo për të shkuar në Hënë, ndërsa është qesharake dhe e turpshme njëkohësisht, që të mos arrihet kompromis mes dy fqinjëve, secili nga të cilët pretendon se është i civilizuar!

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Por të mos harrojmë gjithashtu se FYROM-i  u nda paqësisht nga Federata Jugosllave dhe shpalli pavarësinë me anë të referendumit. Ndërsa bojkotimi i plotë nga ana e shqiptarëve autoktonë, që  në territoret e veta janë shumicë e zbeh karakterin demokratik të këtij referendumi, respektivisht legjitimitetin e tij. Derisa aktet e formimit të Republikës së Krushevës, dokumentet e ASNOM-it dhe Kushtetuta e vitit 1974 garantonin statusin shtetformues të shqiptarëve… karakteri nacionalist i Kushtetutës së vitit 2001 e me këtë edhe diskriminimi i skajshëm, u bë shkak i konfliktit mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të popullit shqiptar dhe pushtetit maqedonas. Konflikt ky i cili u ndal me nënshkrimin e Marëveshjes së Ohrit, akoma të pazbatuar. Burgosja e mbi 100 ushtarëve të UÇK-së, Rasti i Sopotit, Rasti i gazetarit kumanovar, Rasti i Brodecit, ai i enciklopedisë, vrasja e Harun Aliut me tre shokët, Projekti “Shkupi 2014”, rrahja e nxënësve shqiptarë nëpër autobusë si dhe rasti “Monstra” akoma e  cenojnë elementin demokratik të këtij shteti multietnik, multifetar dhe multikulturor. Pra protestat gjatë korrikut nuk ishin të rastësishme. Për më tepër kur ata që protestonin në mënyrë të duhur, e dinin arsyen pse e bënin një gjë të tillë.

Indiferenca e autoriteteve kompetentë të shtetit në heqjen e pengesave të lartëpërshkruara e vë në dyshim dëshirën e tyre për integrim në UE. Kjo bën që Maqedonia t’i ngjajë hallexhiut që nuk pranon të heq këpucët e baltosura e të futet brenda në shtëpinë e bamirësit bujar. Vërtetë duket sikur Maqedonia as që është e interesuar të integrohet në UE! Dikush me të drejtë mund të mendojë me vete nëse Maqedonia i tha “JO” UE-së!!! Por sido që mund të duket, investimi i tërë kapacitetit në gjëra të vdekura, na vetëdijësoi të gjithëve se për aq gjatë sa ne qëndrojmë jashtë kornizave të UE ne jemi më të dëmtuarit, pa dyshimin më të vogël. Ne nuk mund ta ngopim barkun me përralla të bukura! Qetësia jonë është në UE dhe jemi të gjithë përgjegjës për ta arritur këtë qetësi sa më shpejtë!

Shkruan: Anesa Aliti, studente në Shkenca politike, diplomaci e gazetari, FON

Previous Post

Një qeverisje mes pasionit dhe logjikës

Next Post

Patriotizmi Kushtetues: Fakt apo fiksion

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Patriotizmi Kushtetues: Fakt apo fiksion

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.