• Latest
  • Trending
  • All

Një qeverisje mes pasionit dhe logjikës

26/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Një qeverisje mes pasionit dhe logjikës

26/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Skënder Minxhozi

Ka ende zhurmë në media e opinionin publik, për përmasat dhe mesazhet e protestës së opozitës më 22 nëntor. Ka gjithashtu akoma shumë komente lidhur me efektet e drejtpërdrejta ose të tërthorta që kjo ngjarje do të prodhojë brenda kampit të shumicës. Përtej toneve triumfaliste të PD-së, të pritshme dhe të kuptueshme, protesta e 22 nëntorit tregoi se ka një masë të madhe shqiptarësh, të cilët ndihen të prekur nga reformat dhe masat shtrënguese të qeverisë aktuale. Natyrshëm, jo e gjitha kjo masë njerëzish, mund të cilësohen hajdutë, shkelës dhe dhunues të ligjit. Ka nga ata që realisht janë frikësuar nga rritja e mundshme e çmimeve, nga shtrenjtimi i jetesës e pasiguria për të nesërmen.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ka shumë të tjerë që, me ato biznese të vogla që po shemben, e që në fakt mund të jenë në shkelje ligjore ose me energji të papaguara, kanë mbajtur me vite familjet e tyre duke bërë një jetesë modeste e në zgrip të varfërisë. Ka pastaj shumë e shumë të tjerë që nuk e dinë ç’është ligji dhe sporteli i pagesës së dritave prej vitesh. Nga ana tjetër, është e qartë se kjo qeveri ka përballë sot një ish-qeveri, e cila e la këtë vend në një rrumpallë të pashoqe financiare e ligjore. Katastrofa e CEZ-it, borxhet e papaguara bizneseve, ndërtimi i një sistemi ku mungesa e kontrollit, tarafet, korrupsioni e klientelizmi politik ishin përditshmëria e jo përjashtimi – e ka klasifikuar si totalisht të dështuar qeverisjen e asaj pjese të politikës, që sot ngre zërin nëpër sheshe. Megjithatë e majta u votua për të qeverisur më mirë, e jo për të numëruar pa pushim “një milion votat” e 23 qershorit. Dhe të qeverisësh më mirë, ndoshta do të thotë, ndër të tjera, edhe që të evitosh krijimin e tensioneve të mbivendosura sociale. Nga pikëpamja taktike, Edi Rama nuk ka pasur nevojë të krijojë thuajse nga hiçi kauzat e kundërshtarit. Ai nuk ka pasur as nevojën që të acarohet me shqiptarët e thjeshtë, shumë prej të cilëve e kanë votuar diçka më shumë se një vit më parë. Ai nuk ka pse i jep pikë një kundërshtari dukshëm të dobësuar, pa ide, me lidership të dyzuar dhe në vështirësi reale për të ndërtuar një aksion opozitar bindës. Qoftë edhe nga një aspekt ngushtësisht politik, Kryeministrit i nevojitet që t’i ndërmarrë hapat e vështirë të axhendës së tij qeverisëse, duke u përpjekur njëkohësisht që t’i arrijë objektivat, duke evituar krijimin e një mase kritike pakënaqësie kundër tij dhe mazhorancës që drejton.

Nëse sheh se çfarë po ndodh në këtë fundviti, vëren pa vështirësi se ka një këmbëngulje deri diku pasionante dhe emotive të Edi Ramës, për të imponuar me çdo kusht grushtin e hekurt në disa drejtime njëherësh. Prishje masive ndërtimesh pa leje, mbledhje faturash energjie dhe rishikim i buxhetit të vitit të ardhshëm, duke prekur disa taksa e tarifa, të cilat direkt ose indirekt, do të shtrenjtojnë jetesën e shqiptarëve. E gjitha kjo, nën një fjalor të përditshëm, ku fjalët “hajdutë”, “burg”, “kancer”, “pranga” etj., etj., po krijojnë një psikozë jo të këndshme në trutë e njerëzve që shohin e dëgjojnë lajmet e lexojnë gazetat. A është e rrugës që të gjitha këto lëvizje të ndërmerren paralelisht e me kaq patos apo do të ishte më mirë që të kishte gradualitet në imponimin e dorës së fortë? Bie fjala, a nuk ishte më mirë që të pritej më parë që aksioni kombëtar për mbledhjen e detyrimeve të energjisë elektrike, t’i paraprinte me distancë hapit të dytë, atij të heqjes së fashës së 300 kilovatëve?! A nuk është më mirë të hiqet nga përdorimi fjalori i skajshëm, në etiketimin e asaj që realisht është negative, e që duhet luftuar e shëruar, pa përmendur një mijë herë të njëjtat gjëra? “Mos përdor topa për të vrarë miza”, thotë diku Konfuci. Një tjetër problem që një qeveri gjen në rrugën e saj, kur ndërmerr masa drastike që prekin pjesë të mëdha të shoqërisë, është të vepruarit në bazë të ligjit dhe duke shmangur çdo keqinterpretim e subjektivizëm. E thënë ndryshe, një kartë e fuqishme etike e morale, në raport me veprimet që ndërmerren.

Kur Edi Rama kërkon me të drejtë të rrafshojë përtokë ndërtime pa leje, që i kanë zënë frymën vendit, kur ai kërkon të vjelë (po me të drejtë) të gjitha faturat e vjetra e të reja të energjisë, të cilat kanë krijuar prej vitesh një klasë të privilegjuarish që nuk e paguajnë këtë mall – atij i duhet të jetë i drejtë e i paanshëm deri në grimcën e fundit të uraganit që ka ngritur me duart e veta. Sepse kur sheh sesi ndërtimet pa leje në bregdet, për disa janë të paligjshme e shemben, e për disa të tjerë pranë partisë, janë thjesht “të paprekshme”, kur sheh sesi disa drejtues lokalë të majtë kanë mundësinë të hedhin beton mbi gjetjet arkeologjike, ose të shkulin objekte historike në qytetet ku drejtojnë, pa u hyrë asnjë gjemb në këmbë apo kur vëren sesi shemben dyqane e ndërtime abuzive, por nuk preken projektet për të betonizuar hapësirën poshtë digës së Liqenit Artificial, ose kur ngre taksën e qarkullimit të naftës, por ul akcizën e pijeve energjike – të gjitha këto, sado të izoluara si raste, kthehen më pas në gryka topi për palën tjetër, shtypin ose opinionin publik. Kryeministri i ka dëgjuar prej javësh krismat në fjalë. Ai e ka të gjithë mundësinë dhe kapacitetin të dallojë se cilat pushkë bien për propagandë e për fanfara mitingjesh, e cilat bien për të paralajmëruar probleme reale që po hasen në rrugën e vendosjes së ligjit, nga qeveria e tij. Cila rrugë është më e kushtueshme për Ramën?

Të tregohet vërtet i paanshëm e të mos “shohë njeri në sy”, siç ka premtuar shumë herë apo të durojë presionin e opozitës, mediave e opinionit publik, për hir të “solidaritetit partiak”?! Protesta e opozitës nuk ka pse të frikësojë askënd. Zgjedhjet janë ende larg, kurse vetë PD-ja ka ende shumë rrugë për të gjetur një ekuilibër dhe një linjë aksioni të qëndrueshëm. Në shesh zbritën vërtet shumë njerëz. Por shumica dërrmuese e tyre nuk kanë hallin e karrierës së Bashës, por frikën e kostos së jetës, në një vend ku e keqja trashëgohet apo transformohet, por nuk zhduket.

Previous Post

Rrahje mes serbëve e shqiptarëve në Novi Sad

Next Post

Zemra e Ballkanit dhe integrimi i saj në UE

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zemra e Ballkanit dhe integrimi i saj në UE

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.