• Latest
  • Trending
  • All

Veton Surroi: Duhet të ndërtojmë një lloj mini Bashkimi Europian brenda rajonit

19/03/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 21 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Veton Surroi: Duhet të ndërtojmë një lloj mini Bashkimi Europian brenda rajonit

19/03/2019
in Histori, Kosova, Opinion

E përditshmja e Beogradit, “Blic”, ka zhvilluar një intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi, i cili këto ditë qëndroi në Beograd, si pjesë e panelit të organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike i Serbisë.

Veton Surroi bën pjesë në llojin e atyre intelektualëve, fjalën e të cilëve duhet ta dëgjosh. Flet me kuptim dhe pa pozicionime kategorike, nuk jeton në të kaluarën, por nuk mendon se fantazmat e saj duhet futur nën rrogoz.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Të enjten ishte mysafir në tribunën “Paradigma e re për Kosovën dhe Serbinë” të Forumit për Marrëdhënie Etnike, ndërsa shikimi i tij ndaj problemeve dhe recetave për zgjidhje është shumë larg nga shkumëzimet ditore politike që i ndeshim çdo ditë.

Duke e dëgjuar, njeriu mendon se për serbët dhe shqiptarët megjithatë ka njëfarë shprese. A ka?

Surroi: Natyrisht se ka shpresë. Gjithmonë ka shpresë. Më e keqja ka kaluar, kanë kaluar luftërat. Ajo që nuk ka kaluar është gjuha e luftës dhe ajo kulturë e luftës është ende në mesin tonë, por na pret periudha e paqes që duhet ta ndërtojmë.

Blic: Në Forum keni folur për “gjuhën e konfliktit të papërfunduar”, për problemin e harresës dhe se të ardhmen përpiqemi ta ndërtojmë mbi amnezinë.

Surroi: Ky është një problem i madh. Nëse keni pasur luftën dhe keni njerëz të zhdukur, nuk mund t’i fusni nën rrogoz gjëra aq të tmerrshme dhe të thuani t’i harrojmë ato dhe të vazhdojmë tutje. Ne kemi 1600 të zhdukur në atë konflikt, shqiptarë, serbë, romë, ka familje që vazhdojnë të vuajnë mungesën e më të dashurve të tyre dhe kjo është pjesë e një psikoze kolektive. Duhet të shohim kush janë ata njerëz, kush janë ata dhe pse janë vrarë, ku janë varrosur, pse ende vazhdojnë të evidentohen si të zhdukur, kush po e mban fshehtë? Shoqëritë që fshehin njerëzit e zhdukur duan të fshehin të keqen që është bërë, ndërsa kjo e keqe vazhdon të jetojë në shoqëritë tonë.

Blic: Si e komentoni tërheqjen më të re të litarit në mes Prishtinës e Beogradit, a është kjo një lojë politike e ditës, apo diçka tjetër?

Surroi: Kjo vetëm sa dëshmon se ky proces i negociatave nuk ishte i mirë dhe se nuk ka bërë hapa seriozë përpara në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve. Nuk mund të keni normalizim dhe taksën qind për qind. Kjo vetëm tregon se ato marrëdhënie janë anormale dhe se është e nevojshme të pranohet gjendja reale, ndërsa situata reale nuk është e mirë. Nëse e bëni të qartë se nuk është e mirë, atëherë atë duhet ta ndryshoni. Nuk them se duhet nisur nga fillimi, diçka edhe është bërë, disa lëvizje përpara ekzistojnë, porse duhet me më shumë ambicie të avancohet ajo që është bërë. Duhet të hyhet në një proces shumë më serioz në të cilin edhe negociatorët, edhe Bashkimi Europian të jenë më seriozë. Vetëm kështu mund të arrihet paqja e qëndrueshme.

Blic: A mendoni ose a keni informacion se gjatë gjithë kësaj kohe janë bërë negociata nën plaf dhe larg nga sytë e opinionit mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

Paj, negociata të fshehta janë bërë më shumë se një vit në lidhje me ato farë korrigjimesh të kufijve, për rikufizimin, delimitimin etnik, çfarëdo si të quhen ato. Kanë gjetur disa terma për të, ndërsa në fakt bëhet fjalë për shkëmbim njerëzish dhe territoresh që do të çonte atje që të ketë sa më pak shqiptarë në Serbi dhe sa më pak serbë në Kosovë, që nuk do të ishte kurrfarë zgjidhje. Lufta midis serbëve dhe shqiptarëve nuk shpërtheu për shkak të Leposaviqit ose Preshevës, por këtu bëhet fjalë për shkaqe shumë më të thella, të kryehershme. Rreth 150 vjet ideja romantike serbe e ndërtimit të shtetit mbështetej në mitin e Kosovës dhe papritmas thoni lerën, kjo nuk vlen, do ta marrim Leposaviqin e Zubin Potokun, ndërsa Fushë Kosova le të jetë atraksion turistik.

Blic: Mendoni se ideja e rikufizimit është një projekt koti dhe se potencohet “gjuha e disfatës”. Shpjegoje?

Tash dy vjet thuhet ky do të jetë një kompromis i dhimbshëm, diçka duhet të humbet, pastaj se të gjitha palët duhet të humbasin nga diçka, në vend se të thuhet ja, të shohim si të fitojmë të gjithë dhe si të jetë prosperues ky rajon. T’i bëjë viç lopa dhe jo t’i ngordhë lopa komshiut. Duhet ndryshuar këtë perspektivë midis gjuhës së humbjes dhe gjuhës së fitimit dhe prosperitetit. Prosperitet do të thotë paq dhe planifikim të përbashkët të ardhmërisë, dhe kur planifikoni bashkërisht të ardhmen, atëherë bashkërisht planifikoni edhe hapësirën. Prandaj, koncepti i rikufizimit është një qasje pemëshitësi – eja të nxjerrim diçka, në vend se të thuhet: kemi një hapësirë të përbashkët që nuk është në Bashkimin Europian dhe që përfshin të gjithë që nga veriu i Serbisë, Bosnja e Hercegovina e deri te Shqipëria dhe të shohim si të hiqen të gjitha barrierat për të krijuar liri për investime, tregti, aktivitete. Që të ndërtojmë një lloj mini Bashkimi Europian brenda asaj hapësire. Pra, në vend të konflikteve dhe shkëmbimeve gjeografike, të forcohet partneriteti. Të zbatojmë ato që vlejnë ndër popujt evropianë, ndërsa ne jemi popuj evropianë dhe pse kjo nuk do të funksiononte edhe në këto hapësira? Ja për shembull “Volkswageni”. Sikur ai të vinte në Kragujevc, e kuptoni se si do i gjithë rajoni do të kishte dobi prej kësaj. Pse Qeveria e Kosovës të mos angazhohej për që “Volkswageni” të vinte në Kragujevac? Nëse për asgjë tjetër, do të shisnim lëkura për karriget e automjeteve, Maqedonia do të ofronte diçka tjetër, Bosnjë një gjë. Duhet të mendojmë për këto koncepte të mëdha, vetëm ato sjellin investime të mëdha e të shëndetshme.

Blic: Po, por që të mendohet për koncepte të mëdha janë të nevojshëm njerëz të mëdhenj, por këta që i kemi në pushtet nuk përfaqësojnë ndonjë gabarit të madh.

Surroi: Ashtu është, por duhet të dilet nga idetë e tilla fitimprurëse të imëta dhe t’u hyhet ideve dhe projekteve më të mëdha. Një formulë e moçme thotë: Nëse nuk mund ta zgjidhi një problem në një kontekst, atëherë zgjerojeni kontekstin.

Blic: Ne nëse nuk mund ta zgjidhim një problem, e krijojmë tjetrin.

Surroi: Po, ne e ngushtojmë kontekstin.

Blic: Kohë më parë keni pohuar se Kosova e ka vënë në pikëpyetje pavarësinë e vet. Në çfarë mënyre?

Surroi: Tash njëmbëdhjetë vjet zhvillohen negociata dhe nga momenti kur hyri në bisedime rikufizimi dhe shkëmbimi i territoreve, Thaçi e solli në pikëpyetje atë koncept që ishte ndërtuar gjatë gjithë kësaj kohe. Nga ana tjetër, nëse Kosova bëhet jofunksionale dhe shtet i zënë rob, në këtë mënyrë ajo vetvetes ia heq pavarësinë. Pavarësi nuk është vetëm pavarësia nga Serbia ose ndonjë tjetër, kjo është mundësi që njerëzit të ndërtojnë të ardhmen e vet brenda. Nëse dikush në emër të pavarësisë zë hapësirën dhe kontrollon policinë, gjyqësinë dhe si këto, atëherë ajo nuk është pavarësi, kjo është autokraci. Pavarësi reale është mundësia e partneritetit me të tjerët, ndërsa ne jemi larg nga kjo.

Blic: Pak, pak dhe aktualizohet çështja e Shqipërisë së Madhe. Momentalisht është nuk “stina e saj”, por nuk dyshoj se kjo temë do të nxjerrë kokë. Cili është mendimi juaj për këtë çështje?

Surroi: Ajo vazhdimisht gufon si opsion, ndërsa posaçërisht tash bëhet moderne për shkak të narrativës në lidhje me atë farë rikufizimi etnik, që do të vendoste kufirin në mes të serbëve dhe shqiptarëve dhe pastaj shqiptarët të shkojnë rrugës së vet, ndërsa serbët në të veten dhe le të bëjnë të gjithë shtetet e veta të mëdha. Kjo është një recetë e sigurt edhe për një proces kaotik i cili në fund mund të prodhojë dhunë dhe konflikte të reja. Këto janë ide nga shekulli i 19-të dhe 20-të, ndërsa tani nuk shtrohet pyetja si të ndërtohen shtete të mëdha, por si të bëhen shtete funksionale dhe hapësira mbishtetërore funksio9nale që do t’u shërbejnë të gjithëve. Theksi nuk ka të bëjë me vendosjen e kufijve të rinj etnikë, por për fshirjen edhe atyre ekzistuese. Nuk është e thënë të tjesh serb vetëm në Serbi, ose shqiptar vetëm në Shqipëri të Madhe, mund të jesh njëri dhe tjetri ku ta dojë qejfi në atë hapësirë dhe të jetosh e të punosh me lirinë tënde të identitetit personal. Nëse do ta kishim një hapësirë të tillë lirie, kufijtë do të ishin të parëndësishëm.

Blic: Kur jemi këtu, kemi relativizmin e kufijve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Përse bëhet fjalë në këtë rast?

Surroi: Kjo nuk është serioze. Ekziston nevoja për relativizimin e kufijve kudo, por ky duhet të jetë i përgjithshëm ku të gjithë kufijtë nga Hungaria deri në Greqi do të ishin të plogët, të depërtueshëm, të padukshëm, jo vetëm ndaj njerëzve dhe makinave, por edhe për mallra e kapital. Ka këtu një problem. Shqipëria, Serbia e Maqedonia kanë regjim pa viza ndaj Bashkimit Europian, ndërsa Kosova nuk e ka. Edhe BE-ja mund t’i thotë Shqipërisë ose Serbisë, nëse ju liberalizoni kufijtë, ne mund t’ua kthejmë regjimin e vizave. Prandaj ky është një proces i cili duhet të jetë serioz dhe i koordinuar me BE-në.

Blic: Po flisni për një lloj “stabiliteti të afatizuar” të Kosovës, të cilin, sipas parimit “ndale ujin deri sa të largohen mjeshtrit”, e mbajnë ambasadorët: le të ketë qetësi sa të jem unë këtu. A vlen kjo edhe më tutje?

Surroi: Edhe më tutje është kështu. Është krijuar kultura e tillë e vartësisë në spektrumin politik dhe për disa politikanë është një situatë si ajo nga Jugosllavia Socialiste kur shkohej në komitet për të marrë mendim. Kështu sot disa shkojnë n[për ambasada për të marrë mendim. Askush nuk do t’u sjell fat popujve tanë nëse ata nuk e gjejnë vetë, e kjo vetëkupton gjuhën e përbashkët.

Blic: Edhe pak ditë mbushen 20 vjet nga bombardimet. Ju keni qenë në Rambuje për negociata, a kishte mundësi që atje të arrihej marrëveshja, çfarë në fakt ndodhi, kush e refuzoi marrëveshjen?

Surroi: Mendoj se zotëri Millosheviqi nuk ishte i interesuar për marrëveshje, madje as fizikisht nuk mori pjesë në bisedime dhe dërgoi një delegacion në të cilin vetëm Ratko Markoviq ishte serioz. Prandaj që në fillim u pa se Millosheviqi nuk ishte për marrëveshje. Po të ishte, do të merrte pjesë siç mori në Dejton dhe do të gjendej një gjuhë e përbashkët.

Blic: Por marrëveshjen nuk deshi ta nënshkruante as Hashim Thaçi, shefi i delegacionit të shqiptarëve?

Surroi: Në fillim nuk deshi, por në Rambuje unë e kam parafuar marrëveshjen që e kemi nënshkruar në Paris.

Blic: Shkurt, çfarë do të thoshte?

Surroi: Ishte një tranzicion gjatë të cilit së pari do të ndalej lufta, do të tërhiqej pjesa më e madhe e forcave serbe, por një pjesë do të mbetej përkohësisht, do të çarmatosej UÇK-ja, do të vendosej një kornizë institucionale demokratike. OKB dhe NATO do të hynin se garantues të sigurisë për të gjithë dhe pas tri vjetësh do të ndodhte procesi në të cilin do të zgjidhej statusi i Kosovës.

Blic: Mendoni se sikur Serbia të nënshkruante se nuk do të ndodhnin bombardimet?

Surroi: Absolutisht, nuk do të ndodhnin. Dhe jo vetëm nuk do të ndodhnin bombardimet, por për palën serbe do të ishte një mundësi që të merrte pjesë aktive për vendosjen e të gjitha mekanizmave të sigurisë në Kosovë, sidomos ato për serbët e Kosovës. Dihet se vendosja e sundimit shumicës do të çonte nga majorizimi dhe në Rambuje negociuam me shumë konstruktivitet rreth asaj që kjo të mos nodhë. Sikur sot të mund të ktheheshim njëzet vjet pas, nuk e njoh ndonjë politikan serb që, nga perspektiva e sotshme, nuk do të nënshkruante.

Blic: Nuk keni ndonjë mendim për presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi? Duket sikur e shihni si njëfarë Millo Gjukanoviq të Kosovës?

Surroi: Jo, Millo Gjukanoviq është shumë më i mençur dhe më i aftë. Thaçi nuk ka një vizion të veçantë, posaçërisht jo vizion demokratik të ndërtimit të shoqërisë, dhe sikur ai të tërhiqte së mbari ashtu siç tërheq së mbrapshti, atëherë Kosova do të ishte shumë prosperuese.

Blic: Para një viti keni refuzuar të pranoni dekoratën që ua kishte akorduar. Pse?

Surroi: Nuk mund të marr dekoratë nderi nga dikush që nuk është i ndershëm!

Blic: E Haradinaj?

Surroi: Haradinaj është njeri i cili gjatë këtyre 20 vjetëve është përpjekur të mësojë. Ai intensivisht ka ndryshuar në kuptimin e edukimit dhe instinkti i tij është i mirë me vështrimin se i gjithë koncepti i rikufizimit është hyrje në konflikte dhe tragjedi të reja.

Blic: Ka nisur punën Gjykata Speciale për krimet e UÇK-së. Si do të funksionojë, a do të ndryshojë ndonjë gjë?

Surroi: Është e qartë se kjo gjykatë do të ndikojë në jetë politike ditore, sidomos në sjelljet e Thaçit, i cili ndihet i pasigurt. Edhe i gjithë ky proces i rikufizimit është mënyra e tij që të thotë se si do të jetë kooperativ madje edhe në këto ide të marra.

Blic: Para katër vjetësh, pas 15 vjetësh keni shkelur në Beograd. Si ju duket sot Serbia?

Surroi: T’jua them të drejtën, nga pak është e pikëllueshme se si këtu është ndalur koha. Nuk shoh aq përparim dhe e shoh se gjuha e atij konflikti të papërfunduar vazhdon të jetë e pranishme. Tjetër gjë është puna me miqtë e mi, aty çdo gjë është në rregull.

Blic: Kur do t’u vijë radha njerëzve normalë e të kuptueshëm që të bisedojnë për problemet e serbëve e të shqiptarëve?

Surroi: Nuk e di. Borisav Pekiq e ka pasur një titull brilant: Vitet e ngrëna nga karkalecat. Këtu karkalecat tash njëzet vjet kanë shkretëruar dhe nuk e kanë ndërmend së shpejti të ndalen.

Post Views: 95
Tags: Serbia
Previous Post

20 vite nga përfundimi i Konferencës së paqes për Kosovën

Next Post

Me lamtumirën britanike, Kosova humb mikun më të madh në BE

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Me lamtumirën britanike, Kosova humb mikun më të madh në BE

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.