• Latest
  • Trending
  • All

Varfëria dhe zhvillimi ndër shqiptarë

23/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Varfëria dhe zhvillimi ndër shqiptarë

23/06/2016
in Kulture, Opinion

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Në asnjë libër të profesorëve dhe ekonomistëve më të njohur të planetit nuk kam mundur të gjej përkufizim më të ngjeshur të varfërisë se sa nga një plak nga Malisheva në Republikën e Kosovës dhe nga një grua e ve nga Kruma në Republikën e Shqipërisë. Definicioni i plakut: “Varfërinë e sheh cullak këtu. Shikoje shtëpinë time dhe numëroj vrimat në të. Hajde futu brenda dhe shihi enët e vjetra dhe mobiliet e rrëzbitura. K’ qyri rrobat që i kemi veshë. Shiko përreth dhe shih se, përpos natyrës, këtu gjithçka është e mjerë. Kjo është varfëria!” Definicioni i gruas së ve: “Për të varfrin si unë çdo gjë është e tmerrshme. Njeriu i varfër është ulok. Ne të varfrit frikësohemi nga çdo gjë sepse ne varemi nga mëshira e të tjerëve. Ne si vyejmë askujt. Ne jemi mbeturina të cilat çdokush ka dëshirë t’i humbë diku pa nam e nishan!”
Varfëria nuk është faj apo mëkat, ose, nëse duhet të jetë faj apo mëkat, më shumë është faj dhe mëkat kolektiv se sa individual. Por a është varfëria fatalitet? A ka shpresë që kjo “fatkeqësi” mund të zhduket në trojet tona dhe çdo shqiptar dhe shqiptare mund të jetojë me dinjitet njerëzor?
Shpëtimi nga varfëria do të vije nga zgjidhjet që i ofron disiplina më të bukur e shkencës së ekonomisë e quajtur ekonomia e zhvillimit. Kjo lëmi është fusha më e re dhe më sfiduese e ekonomisë ndonëse ka profesionistë që mund të këmbëngulin se Adam Smith në fakt është ekonomisti i parë zhvillimor me librin e tij “Pasuria e kombeve” (Wealth of Nations) botuar në vitin e largët 1776.
Shkenca e ekonomisë përqendrohet në efikasitetin e akordimit të burimeve produktive si dhe në zgjerimin optimal të këtyre burimeve. Pra ekonomia tradicionale merret me një botë kapitaliste të avancuar me tregje perfekte, konsumatorë sovran dhe çmime që përcaktohen automatikisht nga takimi i kërkesës dhe ofertës. Ekonomia e përgjithshme supozon se sistemi ekonomik është rezultat i një racionalizmi të pastër dhe orientimi të qartë vetjak dhe material të subjekteve ekonomike. Ndërkaq ekonomia politike shkon një hap përtej ekonomisë duke e veneruar aktivitetin ekonomik në kontekst politik ndërsa tenton të shkrijë analizimin ekonomik me politikat praktike.
Megjithatë ekonomia zhvillimore qëndron më lartë se të dyja— edhe se ekonomia, edhe se ekonomia politike. Ekonomia e zhvillimit është disiplina e cila studion dhe tregon rrugët se si një ekonomi mund të transformohet prej prapambetjes në rritje dhe prej statusit me të ardhura të vogla në status me të ardhura të mëdha. Kjo disiplinë e re i ndan shtetet e botës në dy grupe: 1) në vende me shumë të zhvilluara (VSHZH) dhe 2) në vende më pak të zhvilluara (VPZH). Shtetet e shqiptarëve bëjnë pjesë në VPZH.
Dallimi mes VSHZH dhe VPZH qëndron në faktin së në VPZH shumica e tregjeve të mallrave dhe burimeve janë jashtëzakonisht imperfekte, konsumatorët dhe prodhuesit kanë informacion të kufizuar, ndryshime të mëdha strukturale janë në proces e sipër si në shoqëri si në ekonomi dhe në vend të një ekuilibri, zakonisht, ekzistojnë disa ekuilibra, bile disekulibrat janë shpeshherë të pranishëm. Në shumë raste në vendet që janë në grupin VPZH kalkulimet ekonomike dominohen nga prioritetet politike dhe sociale— siç fjala vjen unifikimi i kombit, zëvendësimi i këshilltarëve dhe tutorëve të jashtëm me vendimmarrës vendor dhe ruajtja e substancës kulturore. Në fazën e parë të kalimit të një shteti nga VPZH drejt nivelit VSHZH ndërhyrja e qeverive është më se e nevojshme për shkak të lëvizjeve dhe ndryshimeve të mëdha që kërkojnë shtetin si faktor me fuqi dhe peshë, por më vonë, nëse qeveritë përzihen, ato vetëm sa e pengojnë zhvillimin. Është e rëndësisë së veçantë që ekonomia zhvillimore e një populli duhet ta marrë parasysh sistemin social, strukturën organizative të shoqërisë, përfshirë vlerat, kodet, strukturën hierarkike dhe traditat e saj, përndryshe modelet e eksportuara apo të papajtueshme me kulturën dhe traditën mund të sjellin rritje negative dhe regres.
Zhvillim nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje e të ardhurave për krye banori ose PPB-së, por se sa janë realizuar tri objektivat themelore të zhvillimit, e të cilat janë: 1) aftësia për të mbajtur vetveten, që përfshin mallrat dhe shërbimet bazike si ushqimi, veshmbathja dhe kulmi mbi krye— të nevojshme për mbijetesë; 2) vetërespekti, që reflekton ndjenjat e vlefshmërisë që pjesëtarët e një populli i ndiejnë përkundrejt dhe për sistemin social, politik dhe ekonomik që kanë krijuar; dhe 3) liria— situata në të cilën njerëzit kanë në dispozicion alternativa të ndryshme me të cilat mund t’i plotësojnë dëshirat individuale dhe kolektive duke pasur mundësinë të zgjedhin sipas vullnetit dhe preferencave të tyre.
Në shtator të vitit 2000, 189 anëtarë të OKB-së u morën vesh për arritjen e tetë Qëllimeve Zhvillimore të Mileniumit (Milleneum Development Goals) duke u betuar që do të bëjnë përparim substancial për zhdukjen e varfërisë ekstreme dhe urisë, mundësim të shkollimit primar në tërë botën, eliminim të pabarazisë gjinore, ulje të mortalitetit të fëmijëve, përmirësim të shëndetit të nënave, luftim të virusit HIV dhe sëmundjeve si SIDA, malaria dhe sëmundje tjera me rrezikshmëri epidemike, ruajtje të ambientit dhe krijim të një partneriteti global për zhvillim.
Republika e Shqipërisë si anëtare e OKB-së është bashkëzotuese për këto qëllime fisnike dhe Republika e Kosovës si shtet që mëton anëtarësimin në OKB duhet të përqafojë dhe përmbushë të tetë qëllimet. E ardhmja e varfërisë dhe zhvillimit tashmë janë të kodifikuara në nivel global dhe qeveritë që nuk punojnë t’i jetësojnë synimet mileniumale të OKB-së dhe që nuk përfshihen në aplikimin e zgjedhjeve që propozon ekonomia zhvillimore janë të destinuara të përmbysen. Madje mund të thuhet që rreziku më i madh ekonomik— e në esencë— ekzistencial i kombit shqiptar është dhe do të jetë varfëria. Si çdo kund në botë, ashtu edhe ndër shqiptarë, nuk mund të ketë dy të ardhme: një për një pakicë të pasurish dhe një për një shumicë të madhe të të varfërve. Në fjalët e një poeti— ose do të ketë një të ardhme për të gjithë, ose për askënd!

Tags: capitalismeconomic developmenteconomic systemedi ramaekonomisti i parëfirst economistkapitalizmipasuriapovertypropertyscience of economicsShkenca e ekonomisësistemi ekonomikvarferiazhvillimi ekonomik
Previous Post

Përurohet databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës

Next Post

Vendorët kundër variantit të qeverisë për reformën territoriale

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Vendorët kundër variantit të qeverisë për reformën territoriale

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.