Nga 225 njësi që i janë përgjigjur propozimit të qeverisë për reformën terriroriale-administrative, 191 prej tyre janë shprehur kundër.Bashkim Fino, Bashkekryetar në Komisionin e posaçëm Parlamentar, u shpreh sot se mbi 70 përqind e vendorëve e refuzojnë variantin e propozuar 39/47.
Argumentat pro dhe kundër, bashkë me dy kërkesat e PDIU për bashkimit e çamëve të Xarës Konispolit dhe Markatas në një Bashki dhe fshatrat jo minoritare me Konispolin do të shqyrtohen dhe më pas do të dilet në një propozim të vetëm. Harta finale pritet te zyrtarizohet me 31 korrik.