Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Muzeun e Kosovës, në Prishtinë, sot (e martë) është bërë përurimi i databazë të trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njoftoi se në këtë databazë, e cila mund të vizitohet edhe në internet, në faqen www.trashegimia.org, prezantohen asetet e trashëgimisë arkitekturore e arkeologjike dhe ato të trashëgimisë së luajtshme të Kosovës.
Në faqen online janë prezantuar 265 asete të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Prej tyre, 185 janë monumente arkitekturore, 52 arkeologjike dhe 30 të luajtshme. Aty monumentet paraqiten të ndara edhe sipas rajoneve të Kosovës. Faqja është në 3 gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht.
Ky projekt është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe është implementuar nga organizata ndërkombëtare Trashëgimia Kulturore pa kufij dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në ceremonin e përurimit kanë marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, përfaqësues të disa ambasadave dhe organizatave e ndërkombëtare, dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të trashëgimisë kulturore.
Ministri Krasniqi ka thënë krijimi i databazës është një mundësi tjetër për prezantimin e trashëgimisë së Kosovës.
“Nga sot ne po hapim një dritare të re që bota ta njoh me mirë Kosovën, ashtu siç edhe është. Databaza e trashëgimisë kulturore, që po hapet sot për publikun, përveç një mundësi informimi për monumentet tona historike, kulturore e fetare, për traditat, zakonet, zejet, veshjet, e shumë gjëra të tjera, është edhe një mundësi më shumë që qytetarë nga mbarë bota ta njohin më mirë trashëgiminë tonë kulturore dhe të vizitojnë këto monumente”, ka thënë ministry Krasniqi.
Ai e ka falënderuar ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë për mbështetjen financiare si edhe organizatën ndërkombëtare Trashëgimia Kulturore pa Kufij për implementimin e projektit.
Ambasadori Cliff ka thënë se Kosova ka trashëgimi të pasur kulturore.
“Ka një përzierje të objekteve të ndryshme historike të të gjitha feve dhe kjo databazë është një dritare publike e asaj se çfarë Kosova ka të ofrojë”, ka thënë ai.
“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike
Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...