• Latest
  • Trending
  • All

Vallja kërçovare nuk është “Kiçevsko Oro”

14/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Vallja kërçovare nuk është “Kiçevsko Oro”

14/10/2014
in Opinion

Bexhet JAGODINI

Këngët kërçovare janë ato vlera të burimit kërçovare, të cilët përveç karakteristikave shumë të veçanta , nga të gjitha këngët tjera, të trojeve shqiptare, janë  edhe  dëshmitarët  që  theksuan lashtësinë arkaike të burimit iliro-pellazgjian etnik të këtyre trojeve, njëherit përshkruan historinë ndër shekuj, por  ato e shoqëruan  edhe e mbajtën gjallë tërë popullatën e këtyre trojeve .

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

            Këto  këngë asaj kohe, por edhe deri  kah vitet e 90-ta të  shekullit të kaluar, u kënduan nëpër odat, këmbë kryq, në grupe, ku çdo grup përbëhej nga tre apo katër këngëtar ,pa shoqërim të  instrumenteve burimore,me karakteristikë kryesore të diafonisë së saj. Këndohej madje, prej orëve të mbrëmjes, e shpesh herë, deri  në mëngjes,që paraqite një lodhje të madhe për këngëtarët.

            Kjo ka rëndësi të madhe, me që gjatë pauzave të këtyre grupeve burimore, në të shumtën e rasteve, në gëzimet familjare, pronarët kishin të ftuar edhe muzicientë rom me instumente, për të vallëzuar, dhe për ti ndarë  gëzimet  familjare. Ato  ekzekutonin valle të ndryshëme, si ajo : e Bilbilave, e Toskës, e Dibrës, e Ibraim Hoxhës , vallja e Rëndë, Çame, etj.

Tash gjatë pauzave të grupeve të këngëtarëve  shqiptar nëpër dhoma, instrumentistët  rom të cilët edhe e flitnin atëherë gjuhën shqipe, në gëzimet familjare, si punëtor, por edhe si argat në tokat e tyre, i dëgjonin këto këngë të bukura  me një vëmendje të veçantë, sidomos këngëtarin udhëheqës me ato tërheqjet shumë specifike, pastaj të tjerët duke mbajtur  iso, apo mbajtësit e intonimit bazë. Kështu ishin  këngëtarët si Kamerr Bllaca, Ferat Kaleshi, Xhevit Sadiku e shumë të tjerë, që janë në të vërtet  meritor për tërë këtë pasuri të madhe kërçovare.

Instrumentistët rom, të prirur me aftësitë e tyre muzikale me zurla,e më vonë klarinetë e saksofon, i absorbuan këto melizmatika dhe mjeshtëri  e specifika vokale të këngëtarëve burimor kërçovarë, duke i vënë në shërbim të ndjenjës për shprehjet emocionale në muzikën e “tyre”, dhe duke i llogaritur madje edhe si “personale”.

Kështu   është rasti me vallen e “Kërçovës” – respektivisht ,, Kiçevsko”, e cila  njihet mirë tek valltarët këtu në Kërçovë, të etniteti  romë, turk dhe  shqiptar. Kjo valle rrallë vallëzohet nga etniteti rom, meqë është valle e rëndë. Kjo vallëzohet  kryesisht tek shqiptarët dhe turqit .

Është me interes të theksohet, se kjo valle nuk haset  edhe tek etniteti maqedonas. Ku tek këto të fundit valle me ritmikë të këtillë, nuk ekziston (makedonski ora.mk; vikipedia.org). Arsyeja  e mos njohjes së kësaj valleje, tek ky etnitet , është sepse ato nuk thirreshin asaj kohe, por edhe më vonë, në ahengjet e ndryshme familjare shqiptare.

            Vallja e,, Kërçovës”  është valle shumë e ngjashme,  me këngën burimore kërçovare ,,Hajde Myzhde Shokë Çeli Pranvera”  varianti i mbretit të këngës burimore kërçovare Ferat Kleshi-Lati , e cila për nga ritmika  është 7/8, me tempo të ngadalshëm, vija muzikore,  është po thuajse e njëjtë, me ca dallime të vogla, por edhe  e përafërt edhe me shumë këngë të tjera si ,,O bylbyl në kafas të argjent” nga Bexhet Jagodini, ”  etj.

            Një dëshmi tjetër bindëse, e aneksimit së origjinalitetit të kësaj vallje,   flet edhe , mënyra e ekzekutimit të valles, si në të  dëgjuar ashtu dhe në të  vrejtur. Ajo në të vërtetë është një diafoni kërçovare grupore, me që njëri instrument mban vetëm iso (në formë bordun ) , ose si i themi ne, zërin e mbajtjes, ndërsa tjetri, e heq, e qa, apo e vajton si themi ne këtu në Kërçovë.

Kjo është identike me grupet burimore të këngës së lashtë kërçovare, d. m. th.  kësaj mund  ti themi tash lirshëm copy-paste. Pra kjo tregon të  vërtetën e plaçkitjes së audio-vizuelitetit  të mënyrës e të kënduarit, dhe  origjinalitetit  të këngës burimore kërçovare.

Kjo valle, tash më  i ka kaluar edhe kufijtë e atarit gjeografik të Kërçovës,  dhe Maqedonisë Perëndimore . Kjo, tash më është mjaftë prezentë  edhe në qytetet  tjera të Maqedonisë Lindore, madje edhe në televizionin Turk Tv Rumeli të Stambollit në Turqi.

Argument tjetër i aneksimit paraqet edhe ajo se romët në shumë qytete të  Maqedonisë si në Ohër,Prespë,Dibër, Strugë dhe Tetovë e flasin dhe këndojnë në gjuhën shqipe ,ndërsa në Kërçovë,Shkup,Gostivar  etj, në gjuhën maqedone. Ato atje,  bukur i këndojnë  këngët dhe i vallëzojnë vallet e midisit jetësor gjeografik, si këngët e jugut dhe ato të Shqipërisë së mesme,respektivisht në qytetet tjera ato maqedone.

Pra kjo është dëshmia që tregon se tek nacionaliteti rom janë të preferuara, ato këngët dhe valle të atyre midiseve gjeografike, ku ato jetojnë dhe veprojnë.

 Nga e gjithë kjo konkludohet  fakti dhe dëshmia bindëse se, sikur etniteti rom këtu në Kërçovë  ta zotëronin në kohën e sodit gjuhen shqipe, sikurse në qytetet tjera si  Dibër,Strugë,Ohër dhe Prespë atëhere sigurisht që vallja “Kiçevsko” do të quhej  vallja e ,,Kërçovës” apo ,,Kërçovarja” .

Këngët ,, rome”, si që i quajnë ato vetë si psh; ,,Naxifojca Majka” ; ,,Qe te prasham babo” etj .Në  këtë variant e të kënduarit nga popullsia rome, shtrur dhe me një ritmikë të rëndë, nuk hasen në asnjë  komunë  tjetër këtu në Maqedoni .Kjo tregon se edhe këto këngë sigurisht janë aneksuar, apo  përkthyera nga gjuha shqipe por, ndoshta edhe kultivimi i tyre nga vet romët, me tipare të midisit gjeografik respektivisht, melosit burimor shqiptarë kërçovar. Ky melos nga popullsia  rome në komunat tjera të Maqedonisë  pëlqehet aq shumë,si diçka shumë e veçantë dhe specifike nga trevat tjera këtu në  Maqedoni .

 Kështu e veçantë dhe me karakteristika interesante në mbarë trojet shqiptare,por edhe më gjerë paraqet kënga e bukur burimore arkaike kërçovare. Ku me këtë pajtohen, edhe shumë autorë të ndryshëm nga trojet etnike mbarëkombëtare .

 Edhe vetë të konsultuarit, gjatë eksplorimit të popullsisë të etnitetit rom, lidhur me vallen në fjalë, pranojnë një realitet të këtillë objektiv.  P. sh. z.Emin Mamudoski i nacionalitetit rom,autor i disa librave dhe këngëtar këtu në Kërçovë, midis tjerash shprehet,  se vallet dhe këngët me ritmikë të rëndë nuk janë tonat .Tek ne dihet mirë se cilat janë. Ne kemi   këngët dhe vallet me një ritëm të shpejtë  dhe  dinamikë mjaft të fortë.

E veçantë e këtyre  aneksimeve , por që e ruajti origjinalitetin e saj, dhe që u bëri ballë shtrembërimeve të të tjerëve,  është  rasti me këngën e  ,,Shtatë Bilbilave”, respektivisht vallja e ,,Bilbilave” . Kjo këngë e ruajti identitetin e saj,ku edhe sot është e pa prekur. Ajo  është e njejtë, si në të kënduar  pa instrumente, ashtu edhe e shoqëruar me ato, pa asnjë ndryshim, pra  edhe si këngë ,por edhe si valle burimore në rajonin e Kërçovës.

Edhe kjo valle respektivisht këngë, është tregues i paralelizmit të transformimit dhe aneksimit të valles në fjalë ,por kjo u ruajt në kontinuitet,sigurisht për shkak të ritmikës së saj specifike si këngë.

Është me keqardhje të theksohet  se këto valle të bukura burimore si e ,,Bilbilave” : “e Kërçovës “ dhe të tjerat  me taban kërçovarë, fatkeqësisht vallëzohen vetëm nga gjeneratat më në moshë ,dhe thuajse aspak nga gjeneratat e reja,që do të thotë është orientuar jo kah ruajtja, por kah zhdukja.

Thënë thjesht, dihet mirë se cilët  janë vallet e etnitetit të romëve, të ardhur nga Penxhabi i Indisë, apo nga Egjipti ,sipas deklarimit të tyre. Janë ato  këngë që ne i hasim ,dhe i vërejmë e i dëgjojmë në shumë filma Indianë, apo thjeshtë thënë tallavonçe.

Këto valle  dhe këngë të ndryshme të burimit kërçovar, me një studim edhe më dinjitoz, nga muzikologët e ndryshëm profesional, sigurisht se do të sjellin sqarime dhe eksplorime shumë më interesante, për vlerat shumë të çmuara  të këtij resursi, në kulturën e artit  kërçovar dhe mbarëkombëtar.

Previous Post

Maqedoni: Shlyerja e borxheve, masë populiste e Qeverisë

Next Post

Vazhdon shkatërrimi i mbulesës më të fuqishme të gjelbërt në çdo kënd të Shqipërisë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Vazhdon shkatërrimi i mbulesës më të fuqishme të gjelbërt në çdo kënd të Shqipërisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.