Presidenti amerikan, Barack Obama ka marrë të dielën përgjegjësinë për humbjen e madhe të demokratëve në zgjedhjet e javës së kaluar për Kongresin.
“Kemi pësuar humbje. Unë mbaj përgjegjësi për humbjen. Dhe unë, si lider i partisë, duhet ta marrë përgjegjësinë çdo herë kur ajo nuk kalon mirë”, ka deklaruar Obama për CBS.
Republikanët kanë marrë kontrollin në Senat, e kanë shtuar përparësinë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kanë marrë nga demokratët funksionet e guvernerëve në shtete kryesore amerikane, ka përcjell AFP. “Porosinë që e kam marrë në këto zgjedhje, e këtë e kemi parë tashmë disa herë në zgjedhje, me zgjedhjet e njëpasnjëshme, është që njerëzit duan që Uashingtoni të funksionojë”, ka thënë presidenti amerikan. “Ata kanë përshtypjen se nuk funksionon”, ka thënë Obama, duke shtuar se në ShBA po ndodh “mossuksesi i politikës”.
Ai, po ashtu, ka përsëritur premtimin se do t’i përdorë kompetencat e tij ekzekutive për reformën e sistemit të imigrimit, nëse republikanët e miratojnë Ligjin për imigrimin deri në fund të vitit.















