• Latest
  • Trending
  • All

Ana e panjohur e provokimit serb

10/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ana e panjohur e provokimit serb

10/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Ilir Kanina

Histeri e klithma mesjetare, ulërima kafshërore dhe mallkime plot patos kriminal, goditje dhe dhunë, kjo ishte pamja që ofruan serbët në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri. Një organizim i programuar deri me detaje, nga një shtet-karkasë e shovinizmit sllav, i cili, prej disa dekadash, prodhon luftë, vrasje dhe fatkeqësi për popujt fqinj dhe rajonin e Ballkanit. Më e turpshmja është sjellja e drejtuesve kryesorë të tij, Presidentit, Kryeministrit, ministrit të Jashtëm dhe të Brendshëm, të cilët sa bëjnë Drejtuesin e Shtetit, bënë edhe kryesuesin e federatës së futbollit dhe nacionalistin, u sollën njësoj si tifozi dhe dirigjuan orkestrën e dhunës, shtetarin e “prekur e të indinjuar” nga sjellja e ekipit mik, por edhe spikerin, që nuk i skuqet faqja nga gënjeshtra. Prej historisë, programi dhe veprimi shtetëror serb, mbështetet në doktrinë e programe. E lidhur me sa provuam në ndeshjen e Beogradit standardi i Dobrica Çosiqit – “Gënjejmë për interesa shtetërore të Serbisë” (Dobrice Ćosića: “Laž je srpski državni interes”), është aktual, jetësor dhe në zbatim. Duke u ndalur po këtu, fabrika me teknologji mesjetare nacionaliste, vijon të prodhojë të njëjtin produkt, të ndërtojë të njëjtët politikanë dhe sjellje të institucioneve.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Dobrica Çosiq vijon: “Ne gënjejmë në mënyrë që të mashtrojmë veten, ne gënjejmë për shkak të lirisë; një gënjeshtër është një formë e patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur. Në këtë vend, çdo gënjeshtër në fund bëhet e vërteta. Ne gënjejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë krijuese“ (Dobrica Ćosić: Mi lažemo da bi smo obmanuli sebe, ….. . Lažemo zbog slobode. Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše uroÄ‘ene inteligencije. U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno”). Kjo është e vërteta e propagandës serbe, e pranojnë vetë. Është përgjegjësia e tyre. Natyrshëm që përgjegjësia shkon edhe tek UEFA. Kjo nuk lidhet me shortin, sepse “u gënjye” nga europianizmi i serbëve, por nuk mund të falet që, në komunikimin e dy federatave për praninë e tifozëve të mos jepte asnjë qëndrim. E në vijim të këtij dhunimi të vetë parimeve europiane për liritë e të drejtat dhe lëvizjen e lirë të shtetasve, UEFA, të mos kishte përfaqësuesin e saj, kur u prit Delegacioni Shqiptar në aeroportin e Beogradit.

Si është e mundur që, pas asaj shkelje skandaloze të parimeve mbi të cilat është ndërtuar vetë BE, delegacioni shqiptar, Përfaqësuesja dhe Ambasadori i RSh, u ndaluan, u kontrolluan dhe u keqtrajtuan? Si nuk kishte një sy të saj, kur mjedisi i aeroportit dhe transporti shoqërohej me blinda e policë me maska e kallashnikovë. Ku ishin duke shkuar, o qeveritarë evropianë, Ekipi Shqiptar i Futbollit, në “Guantanamo”?
Kjo pra, UEFA, nuk kishte dhe nuk ka interes të ndjekë, të analizojë dhe të marrë masa për ndeshjen, sepse ajo dështoi që ditën e parë të zbatimit të marrëveshjes me BE, për luftën kundër racizmit në stadiume. Nuk di apo nuk do, është punë e saj, e vërteta është se vetë marrëveshja erdhi prej ngjarjeve që kanë ndodhur në stadiumet evropiane, e, një prej tyre ishte edhe ajo që përjetuan futbollistët shqiptarë. Serbia ka prodhuar të tilla ndeshje me Kroacinë e me Bosnjë-Hercegovinën, me Italinë dhe Britaninë e Madhe, kjo me Shqipërinë, ishte e fundit në inventarin e bëmave të saj.
Po flamurin e NATO-s, kush e dogji, si u gjend aty? Natyrshëm që ishte i përgatitur!

Jo, Platini, besoj se, votat e Shqipërisë nuk i more për të dhënë të tilla qëndrime. Ne, e dimë që serbët “e duan Francën si nënën Rusi”, por nuk mendojmë se ju jeni në gjendje të vlerësoni popujt. Ju nuk jeni intelektual, as politikan dhe historian, ju jeni thjesht drejtues i UEFA-s, i zgjedhur aty edhe prej votave të shqiptarëve që, ju kanë vlerësuar për këmbët e arta dhe jo kokën, që po na dëshmon tani. Sigurisht që arbitrimi i ndeshjes dëshmoi se do të ishte i mangët dhe pjesë e frymës që duhet të prodhonte marrëveshja BE-UEFA, e një dite përpara. Arbitri anglez, nga origjina dhe qëndrimi, nuk e vuri ujin në zjarr për sharjet gjatë stërvitjes para ndeshjes, as kur fishkëllimat dhe ulërimat shoqëruan Himnin Kombëtar të RSH, as kur fusha u mbush me “breshër” shishesh, çakmakësh, gozhdë, monedha, fishekzjarrë, shashka, a kur lojtarët serbë ndërhynim rëndë, etj. Ecni, luani, vetëm ta mbarojmë. Ai duhet ta kishte njoftuar publikun para fillimit të ndeshjes, të tërhiqte vëmendjen dhe ta ndërpriste menjëherë ndeshjen, sapo nuk u lejua të këndohet Himni Kombëtar i RSH. Këtu duhet të përfundonte ndeshja, sepse nuk ishte futboll, kishin planifikuar dhe po bënin politikë, UEFA, tifozët serbë dhe udhëheqësit e tyre.

Kjo ishte tabloja e politikës së sotme “proeuropiane” e Serbisë, e organizimit dhe veprimit të shtetit dhe institucioneve, të saj. Respekti fanatik i politikës së vjetër, kriza ekonomike, prishja prej integrimit evropian e “rehatisë” së trafiqeve dhe ngjarjet e fundit në Evropë, e gjetën lidhjen edhe me ndeshjen e futbollit. Duke mos pranuar vizitën historike të Papës dhe vlerësimin e Konferencës së Berlinit, që i dhanë shtetit shqiptar rolin që i takon në Ballkan, programi serb shfrytëzoi rastin për të kërkuar faktorizim në Evropë. Pjesë e këtij skenari, është edhe “përfshirja” e vëllait të z. Rama, insistimi për të përbaltur emrin e personalitetit shqiptar që Papa “ia mbajti premtimit” dhe zonja Merkel i dha të drejtën e përfaqësimit të ballkanasve në Konferencën e Berlinit. Pa u shuar mirë jehona e ngjarjeve të shtatorit të suksesshëm për kombin shqiptar, me organizimin e ngjarjeve në stadium, Serbia arriti të tërhiqte vëmendjen e institucioneve evropiane.

Po me këtë rast, gjatë vizitës së Presidentit Putin, ajo dëshironte “t’i qante Nënës” për ndihmë morale e sidomos për para. Kështu i ka ngrënë edhe miliardat e dollarëve në kohën e Titos. Ndaj, shteti serb, rendi të bënte propagandë, para, gjatë dhe pas ndeshjes. Institucionet shqiptare, duhet të mësojnë nga vlerat patriotike dhe qytetare që treguan futbollistët, gjatë gjithë këtij organizimi. Kjo sepse dëshmuan se pjesëmarrjen në Përfaqësuese, e shohin si institutin e vlerave kombëtare. Kjo mjafton. Sjellja dhe qëndrimi i tyre, duhet të pasqyrojnë karakterin paqësor të kombit tonë. Ne, shqiptarët, kemi qenë këtu. Vite e vite, shekuj e shekuj, mijëra vjet kemi kaluar në këtë vend, në truallin e paraardhësve tanë pellazgë. Këtu u lindën, u rritën dhe luftuan për mbijetesë breza të tërë shqiptarësh. Gur mbi gur, ne, ndërtuam ngrehinat për familjet tona, derdhëm djersë për të rritur të ardhmen, mësuam vazhdimisht për të mbijetuar në tallazet e jetës.

Tokën ku u lindëm e zgjodhën vetë, ne shqiptarët ishin të parët, ishim këtu prej zbrazësisë që ekzistonte në epokën e lindjes së njerëzimit, mijëra vjet përpara vitit zero kristian. Natyrshëm që me formimin, karakterin dhe qytetarinë shqiptare që ka Kryeministri Rama, vizita në Serbi do të jetë dinjitoze, sepse do t’i tregojë edhe një herë vlerat e Kombit Shqiptar. Institucionet dhe Federata Shqiptare e Futbollit, duhet të vlerësojë me shumë seriozitet reflektimin sa më me dinjitet të vlerave në përballjen e fakteve me palën serbe në Komisionin e UEFA, të bëjnë inventarin e veprimeve, sepse ndeshja ishte vetëm prologu, i nisur që prej vendimeve joligjore në epilogun e saj. FSHF të kenë kurajën qytetare shqiptare, të mbrojë të vërtetën edhe nga “europianët” me personalitet të dyzuar në standarde dhe sjellje. Ne, nuk jemi në këtë rajon për të edukuar popujt e tjerë, jemi këtu “autochthonou”, për mirëjetesën e brezave të ardhëm të shqiptarëve.

Previous Post

Hapet ekspozita e përvitshme “Nëntori”

Next Post

Unë përgjegjës për humbjen e demokratëve

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Unë përgjegjës për humbjen e demokratëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.