• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Taulant Muka: “Drejtuesit e universiteteve s’kanë lidhje me akademinë dhe në shumë raste janë të korruptuar, të lidhur me krimin dhe partitë politike”

23/04/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

“Udhëtimi im” – Taulant Muka: “Drejtuesit e universiteteve s’kanë lidhje me akademinë dhe në shumë raste janë të korruptuar, të lidhur me krimin dhe partitë politike”

23/04/2019
in Edukimi, Opinion, Udhetimi im

Një nga të rinjtë e suksesshëm sot në diasporë, pa dyshim, që është edhe Taulant Muka, një emër shumë i lakuar shumë vitin e fundit. I diplomuar në perëndim, me rezultate të shkëlqyera, ai pati  guximin dhe ndershmërinë që të largohej nga politika, vendimmarrja, në momentin kur e pa se ishte idealizimi  tij ishte shumë larg realitetit agresiv të kësaj qeverie. Si mjek por edhe si shkencëtar në fushën e epidemiologjinë e sëmundjeve kardiometabolike, Muka nuk u mjaftua duke parë interesin dhe përfitimet e tij personale, por mendoi që dijet, rininë dhe përkushtimin e tij ta vinte në shërbim të atdheut të tij, si një detyrim moral, por që hoqi dorë nga kolltuku, nga rehatia e përfitimet personale, apo hipokrizia e qeverisë dhe shkoi më tutje, duke e denoncuar atë me forcë, si një e keqe e madhe që po shkatërron vendin. Njerëz të paaftë, të korruptuar, me diploma false e tituj e grada shkencorë të vjedhura, qeverisin vendin, universitetin, shtetin dhe askush nuk reagon… Fatkeqësisht, njerëz të tillë si Taulanti janë të paktë (edhe pse ka shumë të rinj të talentuar e të shkolluar në Perëndim), por njerëz me kurajë dhe guxim për t’i thënë të keqes ndal, për të sjellë një ndryshimi të domosdoshëm në këtë vend që po shkon dita-ditës drejt greminës…

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Unë kam studiuar mjekësi të përgjithshme në Tiranë dhe kjo ka qenë një zgjedhje sa e imja dhe e familjes. Kur zgjedh një degë studimi, duhet te mendosh jo vetëm për pasionin, por edhe për perspektivën, që ajo degë mund të ketë për të ardhmen tënde. Profesioni që unë sot punoj dhe që lidhet me epidemiologjinë e sëmundjeve kardiometabolike është një pasion që rrjedh nga dashuria që kam për shkencat ekzakte dhe është një ndërlidhje shumë e mirë midis kërkimit shkencor dhe përmirësimit të praktikës klinike dhe politikave shëndetësore për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Studimet në Holandë kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në formimin tim profesional. Në Universitetin “Erasmus” në Roterdam kam gjetur një nivel të lartë akademik dhe konkurrues, me mundësi të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të ndërtuar një “network” profesional të gjerë. Sigurisht, dhe eksperiencat kërkimore që kam pasur në Kembrixh dhe Harvard, kanë hapur e më shumë horizontin tim mbi mënyrën sesi e shoh të ardhmen dhe mundësitë për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe me impakt në shoqëri.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Përkushtimi, pasioni dhe motivimi për të pasur një zhvillim profesional sa më të arrirë, por edhe për të qenë i pavarur, kanë qenë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rrugëtimin tim deri më sot. Nuk ka një shkop magjik për t’i bërë ëndrrat realitetë kërkon orë të zgjatura studimesh, shumë djersë, disiplinë, durim, vendosmëri dhe përkushtim. Të mësosh nga dështimet dhe jo të ngelesh peng i tyre është një tjetër aspekt i rëndësishëm për të ecur përpara. Kur mbyllet një derë, shumë njerëz humbasin kohë, duke qëndruar pas asaj dere dhe për pasojë nuk janë në gjendje të shohin dyer të pafundme që ekzistojnë dhe që presin dikë t’i hapë. Në botën e sotme globale është gjithashtu e rëndësishme dhe “networking”ë duke pasur një rrjet të pasur profesional dhe miqësish mund të hapësh shumë dyer, jo vetëm për veten por edhe për të ndërtuar një karrierë në dobi të shoqërisë. Unë e shoh gjithmonë rrugëtimin e një individi të lidhur me zhvillimin e shoqërisë ku jeton dhe jo si një udhëtim të izoluar.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Një ndër sfidat më të mëdha, besoj e për shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit, është përballja me perceptimet negative që të huajt kanë kundrejt shqiptarëve. E kam ndjerë diskriminim edhe në qarqet akademike në universitetet më të mira në botë, në të cilat promovohet diversiteti e për pasojë diskriminimi nuk duhet të jetë i pranishëm. Madje, në momente të caktuara, kam marrë vendime shumë të prera lidhur me diskriminim që kam hasur, vendime që kanë ndikuar dhe në ndryshimin e rrugëtimit tim profesional. Pavarësisht vështirësive, asnjëherë nuk kam për ta mohuar faktin që jam shqiptar apo të lejoj të tjerët të marrin vendime bazuar në origjinën e një personi.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Nuk e di se si jeta ime do ishte nëse do kisha marrë një tjetër drejtim. Fusha që kam zgjedhur për të studiuar më ka dhënë mundësi të ndërveproj me shumë disiplina të tjera dhe kjo më jep mundësi të eksperimentoj herë pas here. Edhe në udhëtimin tim të deritanishëm kam arritur të prek disa ëndrra që kam pasur- si akademinë, përfshirja në procesin e prodhimit të barnave të reja dhe politik. Këto eksperienca më kanë ndihmuar të kuptoj çfarë realisht dua më shumë për jetën.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Ka dy gjëra që më bëjnë te ndjehem krenar për vetenë (i) fakti që çdo gjë deri më sot e kam fituar falë punës time dhe investimit të familjes pa pasur asnjëherë nevojën të kërkoj rrugë alternative apo t’i shtrij dorën dikujt (që nuk është e gabuar, por në raste të caktuara mund të krijojë varësi) dhe (ii) publikimet e mbi 70 artikujve shkencorë në revistat më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e mjekësisë. Jam ndër ata që besoj fort se puna kërkimore mban potencialin për të përmirësuar shoqërinë dhe na jep mjetet për të marrë vendime e duhura për të për të bërë ndryshime pozitive në realitetin ku jetojmë.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Për mua krijon një ndjesi që është e vështirë ta përshkruash. Është një ndjesi e ngrohtë, e fortë, therëse por që mbart edhe dhimbje për shkak të situatës që vendi jonë po kalon. Shqipëria është pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe, sa më shumë kohë qëndroj larg atdheut, aq më shumë mall ndjej për të dhe të afërmit.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Etja e madhe për dije dhe vullneti i jashtëzakonshëm për të shfrytëzuar maksimalisht me përulje mundësinë e parë që na jepet. Besoj se rinia në Shqipëri është një rini me pak mundësira, por e përkushtuar, me shumë potenciale dhe me një etje të madhe për dije. Kur e pyeta profesorin tim të doktoraturës për përshtypjet më të mira gjatë vizitës në Tiranë, me tha: “Të rinjtë shqiptarë?!… nuk kam parë asnjëherë të rinj kaq të etur për dije!”

 Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Diaspora shqiptare po rritet ditë pas dite (fatkeqësisht), kjo edhe për shkak të emigracionit të shqiptarëve që po ndodh në vitet e fundit si pasojë e gjendjes ekonomiko-sociale jo të mirë te vendit. Duhet të punojmë më shumë për të ndërtuar një platformë të përbashkët që diaspora shqiptare të ketë një “kuvend” të vetin dhe të bëhet faktor në Shqipëri. Diaspora shqiptarë është më pak e ndikueshme nga interesat partiake të politikës shqiptare, e për rrjedhojë, nësë bëhet bashkë, mund të ndikojë pozitivisht në zhvillimet e vendit.   

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Arsimi! Gjendja e arsimit në Shqipëri është në nivelet më negative pas komunizmit. Universitetet shihen nga politika si një ambient për të rekrutuar militante në funksion të partive, dhe jo si vende të dijes ku kultivohet mendimi kritik, bëhet shkencë dhe formohen profesionistët e rinj. Drejtuesit e universiteteve janë persona që nuk kanë lidhje me akademinë, dhe në shumë raste janë të korruptuar, të lidhur me krimin dhe partitë politike. Një pjesë e mirë e profesorëve shqiptarë nuk plotësojnë kriteret më minimale për të mbajtur titullin profesor, pasi shumë pak prej tyre kanë produkte shkencore dhe etikë akademike. Jo në pak raste, së bashku me Dr. Vladimir Kola, kemi treguar që shumë nga ata që në Shqipëri konsiderohen personalitete akademike dhe politike kanë doktoratura plagjiaturë, 100% të kopjuara. Pavarësisht rasteve që kemi bërë publike, deri më sot nuk është marrë asnjë mase, dhe fatkeqësisht ky fenomen është i përhapur në botën akademike shqiptare. Gjithashtu, siç e tregoi edhe protesta e studentëve në dhjetor, universitetet kanë mangësira të shumta në infrastrukturë, dhe shumë profesorë shqiptarë kërkojnë para dhe në disa raste favore seksuale për një notë më të mirë, shesin libra me detyrim. Është e papranueshme ky realitet në shekullin e 21-të. E kemi lënë edukimin e brezave të rinj në duart e njerëzve të papërgjegjshëm, dhe përgjegjësia nuk bie vetëm mbi qeveritë shqiptare ndër vite, por edhe mbi shoqërinë shqiptare që ende e toleron këtë situate.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Qeveria dhe politika shqiptare do tregojë angazhim serioz ndaj diasporës vetëm atëherë kur të mundësojë votën e të gjithë shqiptarëve jashtë vendit. Deri me sot diaspora është përdorur për propagandë, por jo si një faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Pas eksperiencës time shumë të shkurtër si zv/ministër i Arsimit në Shqipëri, u zhvendosa në Bernë të Zvicrës, ku po drejtoj një grup kërkimor në fushën e sëmundjeve kardiometabolike. Pra për momentin të ardhmen time e shoh në akademi.  Gjithsesi, nuk do ndalem në përpjekjen time për të ndryshuar realitetin arsimor në Shqipëri dhe uroj të gjejë dhe mbështetjen e diasporës shqiptare. Pa arsim cilësor, nuk ka zhvillim.


“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

Jam shume i lumtur që diaspora shqiptare në Angli është bërë bashkë nën platformën “The Albanian”. Uroj shumë të vazhdoni punën e jashtëzakonshme në bashkimin e shqiptarëve në Angli, dhe të luani një rol lider edhe përtej Anglisë në bashkimin e Shqiptarëve. Të bashkuar mund të bëjmë më shumë!
Petrit Kuçana The Albanian

Post Views: 93
Tags: krimiTaulant muka
Previous Post

Pendarovski e Siljanovska kalojnë në raund të dytë, dështon Reka

Next Post

Jemi ortodoksë, po nuk jemi grekë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Jemi ortodoksë, po nuk jemi grekë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.